LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

Mentori e konsideron absurd faktin që gjykata i njohu si pronarë të objektit pronarët e truallit. Këta të fundit u kërkuan sërish banorëve që t’ua rishisnin. Ata që nuk pranuan nuk i përfshinë në procesin e legalizimit, por bënë kontrata të reja me një noter në Lushnje.

28 Maj 2025, 22:40 Nga N.F
Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite
Mesuesi

TIRANË- Mentor Kusho, me profesion mësues, është rasti tipik se si shteti, biznesi dhe të gjithë strukturat sillen me qytetarët. Me kursimet e jetës, ai nënshkroi një kontratë noteriale për blerjen e një apartamenti në Fier, me kompaninë “A&E kontruksion” në pronësi të Eqerem Mehmetaj dhe Agron Seitaj. Pas 16 vitesh, ai nuk e zotëron atë pronë. Madje, është futur në një spirale procesesh gjyqësore, padi, kundërpadi, pa gjetur të drejtën.

“Bëra një shënim në derë që është e shitur dhe gjatë kësaj kohe nuk u arrit të shitej edhe pse u tentua për t’u shitur nga pronarët e firmës. Mirëpo, duke parë numrin e telefonit, blerësi komunikohet dhe janë të hequr disa blerës”, u shpreh Mentor Kusho, denoncues.

Pas kallëzimit të Mentorit, gjykata dënoi me 8 vite burg për mashtrim ndërtuesin Mehmetaj. Ortaku tjetër, Seitaj, u dënua me 12 vite burg.

Këtu fillon një tjetër kalvar. Duke qenë se as pronarët e truallit nuk kishin marrë apartamentet e premtuara, atëherë gjykata ua kthen truallin së bashku me objektin 9-katësh që kishte përfunduar së ndërtuari. Ata aplikojnë për legalizim.

“Me këtë pallat, pronari i tokës së bashku me një tjetër që ishte gjysmë aksioner tek firma, kish paguar, kish bërë punime rreth 200-300 milionë lekë të vjetra, punimet së bashku me këtë i kalojnë dhe hedhin për legalizim sikur ky pallat është bërë nga këta, jo sikur të jetë bërë nga firma”, u shpreh denoncuesi.

Mentori e konsideron absurd faktin që gjykata i njohu si pronarë të objektit pronarët e truallit. Këta të fundit u kërkuan sërish banorëve që t’ua rishisnin. Ata që nuk pranuan nuk i përfshinë në procesin e legalizimit, por bënë kontrata të reja me një noter në Lushnje.

“Më duket prapë absurde kjo; një objekt i shqyrtuar në Fier të bëjë aktin noterial në Lushnjë. Janë futur vetëm ata që ju ka bërë ky pronari i tokës shitjen te noteri i Lushnjës”, u shpreh Mentor Kusho.

Mes denoncimeve dhe gjyqeve të shumta për mashtrime, gjykata i thotë mentorit se duhet të merret me firmën që i ka marrë lekët dhe jo me këta që e kanë tani objektin.

Dhe në këtë vendim, gjykata vendosi se përderisa s’është përfunduar si objekt, marrëdhënia e ke me firmën, jo me pronarin e truallit, kështu që ti nuk mund të kërkosh që objekti, edhe pse unë kisha një dokument që e kisha blerë unë atë si objekt, kisha blerë truallin, kisha blerë objektin…”, u shpreh Mentor Kusho, denoncues.

Ky është kalvari i një mësuesi që shpenzoi kursimet e jetës për një strehë, por endet në gjykata prej vitesh.

“U lodha aq shumë me gjyqe në gjykata, jam larguar nga Fieri dhe nuk e kam ndjekur më si procedurë as apelin, as vendimin e apelit. Apelova vendimin e gjykatës për mos përfshirje të emrit tim në legalizim, sepse përderisa pallati kaloi në legalizim, unë këtë kërkova, që të njihet objekti dhe në fund legalizimi përfundoi vetë objekti”, u shpreh Mentor Kusho, denoncues./ TCH

mentor kusho

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë