LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndryshimet klimatike dhe cënimi zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri

Edhe këtë vit Shqipëria është përfshirë në censusin ndërkombëtar të shpendëve ujorë me angazhimin e Agjencive Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura dhe organizatave mjedisore.

21 Janar 2024, 19:36 Nga h.k
Ndryshimet klimatike dhe cënimi zonave të mbrojtura ulin numrin e
Foto ilustruese

SHBA-Ndryshimet globale klimatike dhe cënimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri po ulin vitet e fundit numrin e shpendëve ujorë sidomos në ligatinat e vendit. Kjo provohet edhe këtë vit nga monitorimet gjatë censusit të shpendëve që është kryer nga administrata e Zonave të Mbrojtura dhe organizatat mjedisore. Ndërkohë qeveria shqiptare do të dërgojë në parlament mesin e shkurtit ndryshime të reja në ligjin për Zonat e Mbrojtura të cilat shihen me mjaft shqetësim nga aktivistët e mjedisit për pasojat në pasuritë natyrore.

Edhe këtë vit Shqipëria është përfshirë në censusin ndërkombëtar të shpendëve ujorë me angazhimin e Agjencive Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura dhe organizatave mjedisore.

Procesi është zhvilluar kryesisht në ligatinat e vendit, thotë Erald Xeka i shoqatës ornitologjike të Shqipërisë (AOS).

"Ne numëruam në pothuajse 30 ligatina në gjithë Shqipërinë duke marrë gjithë pjesën e bregdetit që përkon me rrugën e shtegëtimit të shpendëve, por edhe liqenet si Prespa dhe Ohri , në brendësinë kontinentale. Përtej të dhënave shkencore që ne marrim për popullatata e shpendëve të ujit në Shqipëri ajo që është e rëndësishme në kryerjen e numërimit është edhe ndërgjegjësimi i njerëzve për ruajtjen e këtyre habitateve", thotë ai.

Zoti Xeka thotë më tej se ndryshimet klimatike me ngrohjen globale po sjellin një ulje të numrit të shpendëve ujorë në këtë sezon.

"Vitet e fundit dimrat kanë qenë shumë të butë cka do të thotë që më pak shpendë kanë zbritur nga zonat veriore të Europës, ku është më ftohtë dhe kushtet bëhen më të papërshtatshme, drejt ligatinave të vendit tonë. Cdo vit kemi dimra më të butë që nuk i detyrojnë shpendët e ujit dimërues të zbresin në tufa të mëdha. Mbaj mend vitet 2010-2012 që kanë qenë vite spektakolare, shumë të ftohta dhe kemi pasur edhe prurje të patave, që ne kemi vite që nuk i vrojtojmë më".

Edhe profesori i shkencave të natyrës, Spase Shumka që monitoron prej vitesh zonën në liqenet e Ohrit dhe të Prespës thotë se vihet re një trend ulje i numrit të shpendëve dimërues të ujit.

"Ne jemi duke monitoruar shpendët për rreth 27 vitesh në Liqenet e Ohrit dhe Prespës dhe kjo bëhet në të njëjtëtn kohë në të tre vendet, kemi një kordinim mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mund të themi që kemi pasur luhatje në numrin e shpendëve, por trendi vjen dhe shkon drejt zvogëlimit të shpendëve dimërues. Kemi pasur raste që kemi nuëmruar përshembull në Prespë rreth 25 mijë - 30 mijë individë, vitin e kaluar kemi arritur në 10 mijë individë, ndërsa sivjet ky numër është më i vogël", thotë ai.

Si zoit Xeka edhe zoti Spase flasin për efektet që krijon në Shqipëri për uljen e numrit të shpendëve ujorë edhe cënimi i ligatinave dhe habitateve natyrore, sidomos nga ndërtimet.

Zoti Xeka thotë se “ kemi habitate që janë urbanizuar. Mund të përmend Kunen që dikur ishte një lagunë shumë e madhe, tani nga viti në vit vjen e rrudhet dhe ka presionin e ndërtimeve për turizëm. Po kështu ka edhe të tjera si aeroporti në Nartë, një ndërtim brenda një zone të mbrojtur që do ndikojë po ashtu në të ardhmen".

Ndërsa zoti Shumka thotë se ndryshimet klimatike kërkojnë praktikisht që ne të zhvillojmë qëndrueshmërinë por në vend të bëjmë këtë ne ndihmojmë ndryshimet klimatike.

"Konkretisht ndërtimet e shumta që mund të bëhen përgjatë brigjeve të liqeneve, projektet e mëdha që cënojnë habitatet përmes sedimentinimit dhe ndotjeve, zhvillimi i turizmit, ka edhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me mbipeshkimin, pra me shfrytëzimin e burimeve që shërbejnë si bazë për peshqit, pra njeriu ndikon. Por edhe gjuetia është një faktor. Lehtësisht vihet re vitet e fundit që shpendët janë bërë më miqësorë me njeriun për shkak të mungesës së gjuetisë".

Në zonën e Nartës ndërtimi i Aeroportit të Vlorës po zë një sipërfaqe me rreth 300 hektarë që ka cënuar sipas ornitologëve habitatet dhe po kështu në zonën e Semanit parqet fotovolatikë po cënojnë popullatat e zogjve.

Vitin që kaloi dëmtimi nga zjarret i disa qindra hektarëve me pisha në zonën e Pishë Poros, në Fier solli dëme katastrofike për faunën e zogjve dhe vetë këtë brez mbrojtës natyror.

Përkundër apelit të ekpertëve të mjedisit për mbrojtjen e zonave natyrore dhe habitateve të shpendëve, parlamenti pritet të rishqyrtojë ligjin për Zonat e Mbrojtura duke bërë ndryshime që i hapin rrugë menaxhimit të një pjese të këtyre zonave nga bashkitë dhe duke lehtësuar projektetet zhvillimore./VOA 

 

Qeveria pritet mesin e shkurtit ta dërgojë ligjin për votim në parlament, ndërkohë që organizatat mjedisore vijojnë t`i kundërshtojnë fort këto ndryshime.

shpendet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen