LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Nën akuzë për pastrim parash, prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim 3 persona, sekuestrohen 1.5 mln euro pasuri

Po ashtu janë sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri në pronësi të këtyre 3 personave, përfshirë një biznes për tregtimin e makinave, toka në Hamallë, apartamente dhe godina banimi.

13 Maj 2023, 11:22 Nga I.A
EMRAT/ Nën akuzë për pastrim parash, prokuroria e Durrësit
Prokuroria e Durresit

DURRËS- 3 persona janë dërguar për gjykim ditën e sotme nga Prokuroria e Durrësit. Mësohet se personat e dërguar për gjykim janë vëllezërit Saimir dhe Gëzim Sallaku si dhe Rabi Kurti.  Të tre këta akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu janë sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri në pronësi të këtyre 3 personave, përfshirë një biznes për tregtimin e makinave, toka në Hamallë, apartamente dhe godina banimi.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në përfundim të hetimit paraprak, dërgoi për gjykim procedimin penal në ngarkim të të pandehurve:

1.      Personi Juridik: “G.S.” Sh.p.k, e administruar nga G.S;

2.      Shtetasi G.S.;

3.      Shtetasi S.S.; dhe

4.      Shtetasi R.K.

Të gjithë personat e mësipërm, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” (e kryer sipas germës “d” të paragrafit të “1” dhe në bashkëpunim) parashikuar nga neni 287 pgr. 2 të Kodit Penal. Nga hetimi rezultoi e provuar vepra penale për të cilën janë akuzuar dhe nga ana e organit të prokurorisë është kërkuar dërgimin në gjyq të procedimit penal në ngarkim të të pandehurve G.S., S.S., R.K. dhe personi juridik “GS” sh.p.k. Në funksion të këtij hetimi, me vendimin nr. 221, datë 08.06.2021 të Gjykatës së Shkallës së parë Durrës janë sekuestruar pasuritë e më poshtme:

1.      Aksione të shoqërisë “GS” sh.p.k me aktivitet “Import Eksport, tregti autovetura, kamion, etj” me seli në Durrës me ortak të vetëm dhe administrator shtetasin G.S;

2.      13 automjete në pronësi shoqërisë tregetare “GS” sh.p.k.;

3.      Pasuria e llojit apartament, me sip 48.4 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;

4.      Pasuria e llojit apartament, me sip 330 m2, në emër të shtetasit G.S dhe S.H.;

5.      Pasuria me adresë Hamallë, me sipërfaqe 12.710 m2, M.Gj, e cila është nga shtetasi G.S.;

6.      Pasuria e llojit Arë, me adresë Hamallë, me sipërfaqe 7890 m2, në emër të shtetasit A.L., e cila është blerë nga shtetasi G.S.;

7.      Pasuria e deklaruar për legalizimin, në emër të shtetasit G.S., ndërtim 3 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

8.      Pasuria e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, e ndërtuar në një truall 500 m2;

9.      Pasuria e llojit ndërtesë godinë banimi 2 kate + garazh, me sip 115 m2 kati i përdhe, 116 m2 kati i parë dhe 54 m2 garazhi, në emër të shtetasit R.K., regjistruar me leje legalizimi;

10.  Pasuria e llojit ndërtesë, me sip 54 m2, në emër të shtetasit R.K.; dhe

11.  Pasuria e llojit apartament, me sip 111.4 m2, në emër të shtetasit R.K. dhe L.K.

gëzim sallaku saimir sallaku rabi kurti

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen