LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga përndjekja te përleshjet fizike/ Arrestohen 11 persona, dy të tjerë procedohen, akuzohen për vepra të ndryshme penale

Në Kamëz janë vënë në pranga 5 të rinj, pasi mbrëmjen e djeshme kanë goditur me sende të forta 3 persona të tjerë, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. 

17 Nëntor 2023, 13:00 Nga r.ll
Nga përndjekja te përleshjet fizike/ Arrestohen 11 persona, dy të
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka vënë në pranga 11 persona dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale, duke nisur nga përndjekja, ushtrimi i dhunës, thyerja e masës arrest me burg, vjedhje, drejtim i automjetit në gjendje të dehur dhe përleshje fizike. 

Në Kamëz janë vënë në pranga 5 të rinj, pasi mbrëmjen e djeshme kanë goditur me sende të forta 3 persona të tjerë, të cilët janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Ndërkohë në pranga është vënë edhe një 49-vjeçar në Krujë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Një 28-vjeçar gjithashtu akuzohet se ka përndjekur të dashurën e tij dhe ka ushtruar edhe dhunë ndaj saj. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- E. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj;

- Xh. Q., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Muhamet Deliu", është konfliktuar dhe ka goditur me grusht shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 25-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit E. P., 20 vjeç, E. P., 20 vjeç, L. H., 19 vjeç, si dhe një të mitur 17 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 20:00, në bulevardin "Nënë Tereza", këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasit K. Z., 19 vjeç, L. Gj., 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin A. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Gjithashu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

- Xh. M., 20 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis;

- L. Ç., 46 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. D., 49 vjeç, banues në Krujë, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

- A. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- Gj. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë