LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga qiraja e banesës te kompensimi i udhëtimit larg vendbanimit, Këshilli i Ministrave miraton vendimin e ri për punonjësit e policisë

Sipas vendimit të qeverisë, një punonjës policie do të përfitojë pagesa të udhëtimit në bazë të kilometrave të largësise.

20 Mars 2025, 22:10 Nga N.F
Nga qiraja e banesës te kompensimi i udhëtimit larg vendbanimit,
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për kompensimin e udhëtimeve të punonjësve të policisë që emërohen ose transferohen në detyrë jashtë vendbanimit, si dhe pagesë e papunësisë për bashkëshortin ose bashkëshorten apo qiraja e banesës.

Sipas vendimit të qeverisë, një punonjës policie do të përfitojë pagesa të udhëtimit në bazë të kilometrave të largësise. Në vendimin e miratuar bëhet me dije se udhëtimet nga 36 km deri 60 km, do të përfitojë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj. Ndërsa udhëtimet nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj. Sa i përket distanës 101 km deri 150 km do të përfitojnë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj. Mbi 200 km do të përfitojnë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj.

Po ashtu, në VKM thuhet se kur punonjësi i policisë emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme për nevoja pune dhe shërbimi dhe, për këtë shkak, bashkëshortja/i humbet marrëdhëniet e punës, në rast të pamundësisë së punësimit, i jepet një pagesë, deri në çastin e punësimit.

Gjithashtu kur punonjësi i policisë emërohet/transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, brenda vendit dhe jashtë vendit, i paguhet qiraja e banesës, kur nuk i sigurohet ajo. Punonjësi  i  policisë  që  emërohet/ transferohet  jashtë  vendbanimit  të  tij  të  përhershëm,  brenda  vendit,  përfiton  kompensim  për  qira  banese,  nëse  emërohet/transferohet  për  shkak  të  detyrës dhe/ose për nevoja pune, në largësi mbi 36 km.

V E N D O S I:

PAGESA PËR KOMPENSIM UDHËTIMI

Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj;
b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj;
c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj;
ç)  Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në muaj;


d) Mbi 200 km, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj. Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të policisë, që nënkupton sistemimin me banesë brenda juridiksionit të strukturës së Policisë së Shtetit, në territorin ku ai është i emëruar/transferuar.

Kompensimin e udhëtimit e përfiton edhe punonjësi i Policisë së Shtetit që plotëson kushtet e pikës 1, të këtij kreu, brenda qarkut ku është i emëruar/transferuar.

Më poshtë sqarohen edhe detajet e tjera dhe kategoritë që përfitojnë: Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 1, të këtij kreu, punonjësi i policisë paraqet në organin ku emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Kërkesën me shkrim pranë njësisë shpenzuese ku është i punësuar punonjësi i Policisë;
b) Fotokopjen e kartës së identitetit;
c) Vërtetimin nga organi publik përgjegjës nëse punonjësi i policisë ka banesë në pronësi ose në proces legalizimi në juridiksionin e strukturës së Policisë së Shtetit, ku emërohet apo transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme.
PAGESA PËR PAPUNËSINË E BASHKËSHORTES/IT

Kur punonjësi i policisë emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme për nevoja pune dhe shërbimi dhe, për këtë shkak, bashkëshortja/i humbet marrëdhëniet e punës, në rast të pamundësisë së punësimit, i jepet një pagesë, deri në çastin e punësimit, në masën:

a) 50 % të pagës bazë minimale mujore në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi pune mbi 1 (një) vit dhe shtesë në masën 5% të pagës bazë minimale mujore në shkallë vendi, për çdo vit mbi 1 (një) vit, por jo më shumë se paga bazë minimale në shkallë vendi;


b) 100 % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por jo më shumë se 150% të pagës bazë minimale mujore në shkallë vendi, të miratuar nga Këshilli i Ministrave, kur bashkëshortja/i ka vjetërsi në punë mbi 10 (dhjetë) vjet.

Paga mesatare mujore e bashkëshortes/it rritet sipas indeksit të pagës minimale, në përputhje me aktet nënligjore në fuqi.

Vjetërsia në punë e bashkëshortes/it konsiderohet vjetërsia e përgjithshme në punë, e dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi/eje apo, në mungesë të librezës së punës, me çdo dokument tjetër ligjor të lëshuar nga organet kompetente përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, viteve të shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudhave të trajtimit me pagesë papunësie.

Koha e qëndrimit pa punë e bashkëshortit/es së punonjësit të policisë llogaritet në vjetërsinë e përgjithshme të punës, për efekt pensioni. Kontributet e sigurimeve shoqërore derdhen në emër të bashkëshortit/es përfitues/e nga struktura e Policisë së Shtetit ku është emëruar/transferuar punonjësi i policisë dhe përfituesi sipas skemës së sigurimeve shoqërore për punonjësit civilë. Paga mbi të cilën derdhen kontributet të jetë paga bazë minimale mujore, sipas legjislacionit në fuqi.

Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 1, të këtij kreu, punonjësi i policisë paraqet në organin, ku emërohet ose transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme, dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Kërkesën me shkrim me gjenealitetet e plota, ku përshkruhet:
organi ku ka punuar;

data e transferimit ose emërimit;

iii. arsyeja e transferimit;

adresa ku ka banuar;

adresa aktuale ku banon pas transferimit ose emërimit;

qendra e punës ku ka punuar bashkëshortja/i, data dhe shkaku i largimit nga puna.

b) Vërtetimin e pagës mesatare mujore të vitit të fundit kalendarik të punës për pagesën e marrë nga bashkëshortja/bashkëshorti.
c) Vërtetimin nga sigurimet shoqërore për kontributet e derdhura nga bashkëshorti/bashkëshortja për periudhën e punësimit.
ç)  Librezën e punës së bashkëshortes/it, ku të jetë cilësuar largimi nga puna për arsye të transferimit të bashkëshortes/it.

d) Vërtetimin nga zyra përkatëse e punësimit, ku të vërtetohet se bashkëshortja/i është regjistruar si punëkërkues i papunë dhe nuk i është ofruar punë në profesionin e saj/tij. Këtë vërtetim punonjësi e paraqet çdo tre muaj në zyrën e personelit.
Në çdo 6 (gjashtë) muaj, njësitë shpenzuese të  strukturave të Policisë së Shtetit dërgojnë në zyrat rajonale të punësimit listën emërore të bashkëshortëve, për trajtimin me përparësi nga këto zyra të punësimit të tyre, në rastet e hapjes së vendeve të lira.

III. QIRAJA PËR STREHIM

Kur punonjësi i policisë emërohet/transferohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, brenda vendit dhe jashtë vendit, i paguhet qiraja e banesës, kur nuk i sigurohet ajo.

Punonjësi  i  policisë  që  emërohet/ transferohet  jashtë  vendbanimit  të  tij  të  përhershëm,  brenda  vendit,  përfiton  kompensim  për  qira  banese,  nëse  emërohet/transferohet  për  shkak  të  detyrës dhe/ose për nevoja pune, në largësi mbi 36 km.

Masa e kompensimit për qira banese për punonjësin e policisë të përcaktuar në pikën 2, të këtij kreu, është, si më poshtë vijon:

a) Kur punonjësi i policisë nuk merr me vete në vendin e ri të punës në të cilin emërohet/transferohet pjesëtarët e familjes, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 43.93 m²;
b) Kur punonjësi i policisë ka në ngarkim dhe një person dhe e merr në vendin e ri të punës në të cilin emërohet/transferohet, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 56.47 m²;
c) Kur punonjësi i policisë ka në ngarkim dhe dy persona dhe i merr në vendin e ri të punës në të cilin emërohet/transferohet, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 79.74 m²;
ç)  Kur punonjësi i policisë ka në ngarkim dhe tre persona a më shumë dhe i merr në vendin e ri të punës në të cilin emërohet/transferohet, i paguhet qiraja e banesës për sipërfaqe banimi deri në 80.50 m².

Numri i personave, pjesëtarë të familjes, në ngarkim të punonjësit të Policisë vërtetohet me certifikatën e gjendjes familjare.

Njësia shpenzuese në strukturën e Policisë së Shtetit bën kompensimin e qirasë së banesës të punonjësit të policisë, përkundrejt paraqitjes së kontratës së qirasë, në vlerë jo më të madhe se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në vendimin nr.469, datë 3.6.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore”. Vlera minimale mujore e çmimit të shitjes për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira do të përllogaritet në bazë të vlerës mesatare të shitblerjeve të banesave në tregun e lirë, sipas njësive administrative, të përcaktuara në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 2, të këtij kreu, punonjësi i policisë paraqet në organin ku është emëruar ose transferuar dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Kërkesën me shkrim pranë njësisë shpenzuese ku është i punësuar;
b) Fotokopjen e kartës së identitetit;
c) Kontratën e noterizuar të qirasë së banesës në juridiksionin territorial të strukturës së Policisë së Shtetit ku është i transferuar ose emëruar;
ç)  Vërtetimin nga organi publik përgjegjës nëse punonjësi i policisë ka banesë në pronësi ose në proces legalizimi në juridiksionin e strukturës së Policisë së Shtetit, ku emërohet apo transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme.

Punonjësi i policisë, që përfiton trajtim me qira banese, nuk do të trajtohet me pagesë për kompensim udhëtimi, sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi.

Përfitimi vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të policisë, që nënkupton sistemimin me banesë në juridiksionin territorial të strukturës së Policisë së Shtetit ku ai bën pjesë.

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE

Njësia shpenzuese në strukturën e Policisë së Shtetit, ku punonjësi i policisë është emëruar apo transferuar në mënyrë të përhershme apo të përkohshme, ngre komisionin për vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur sipas pikës 3, të kreut I, pikës 5, të kreut II, dhe pikës 6, të kreut III, të këtij vendimi.

Punonjësi, që përfiton, sipas krerëve I dhe II, paraqet çdo vit, që nga dita e përfitimit të kësaj të drejte, dokumentacionin justifikues pranë komisionit të ngritur nga titullari i njësisë shpenzuese ku është emëruar ose transferuar.

Përfitimi i pagesës, sipas pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi, mund të përfitohet për një periudhë deri në 7 (shtatë) vjet. Bashkëshortja/i, që ka përfituar sipas pikës 5, të vendimit nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të olicisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar, vazhdon të përfitojë pagesën, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të kreut II të këtij vendimi, por jo më shumë se 7 (shtatë) vjet gjithsej. Bashkëshortja/i, që ka përfituar sipas pikës 3, të vendimit nr.183, datë 9.2.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, dhe pikës 9, të                                vendimit nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar, vazhdon të përfitojë pagesën, sipas përcaktimeve të bëra në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të kreut II, të këtij vendimi, por jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) vjet gjithsej.

Vendimi nr.256, datë 25.3.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit”, të ndryshuar, si dhe pikat 1 deri në 9, të vendimit nr.398, datë 1.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe masën e përfitimit të pagesës së qirasë për strehim për punonjësin e Policisë së Shtetit”, shfuqizohen.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Policisë së Shtetit. Ngarkohet Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

policia e shtetit vkm

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë