19 Maj 2025, 21:19
Nga M.B
Foto nga emisioni
MAMINAS- Emisioni “Stop” në Tv Klan i drejtohet Maminasit për rastin e Flora Hidrit e cila tregon se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. I vëllai i Florës shpjegon se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidrit, konstatoi se i ndjeri nuk ishte çregjistruar.
Mendohej që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, është tërhequr. Kjo gjë u konstatua, e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.
“Stop” shkon në postën numër 22 në Tiranë, ku është bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës refuzoi të jepte informacion duke thënë se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt.
Gazetarja: Hamdi Qamil Hidri!
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Po!
Gazetarja: Është marrë pensioni deri në maj 2025. I fundit, kush e ka tërhequr?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Personi që është i autorizuar me prokurë.
Gazetarja: Kush është i autorizuar me Prokurë?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Një person që është i autorizuar me prokurë.
Gazetarja: Hamdi Qamil Hidri ka vdekur që në 2019?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Po!
Gazetarja: Ju lutem, kush është personi që ka tërhequr pensionin?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Është bërë një prokurë nga persona kompetentë në noteri.
Gazetarja: Kemi të bëjmë me një vepër penale. Kush është personi që i ka tërhequr lekët? Më duhet të gjej personin që ka tërhequr lekët!
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: S’jam e autorizuar të të jap ty asnjë lloj informacioni.
Gazetarja: Zonjë, ju keni dhënë pensionin me atë prokurë, unë dua të di kush është shkelësi.
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Personi që ka ardhur.
Gazetarja: Po kush është pra? Kush e merr?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Te zyra jonë, jo te sporteli, po ç’rëndësi ka? Unë s’jam e autorizuar të nxjerr emra.
Emisioni investigativ siguron prokurat e paraqitura dhe ua vë përballë notereve që kishin firmosur, por të dyja ato thanë se prokurat ishin të falsifikuara.
Gazetarja: Kam një prokurë që është bërë këtu në zyrën tuaj në shtator 2023?
Noterja: Firma nuk është e imja. Ky është një akt i falsifikuar.
“Stop” bie në gjurmët e 68-vjeçarit Rexhep Zhegu, i cili prej 6 vjetësh tërheq pensionin e të ndjerit Hamdi Hidri. Zhegu tha se e ka marrë pensionin dhe ia ka dhënë nipit të të ndjerit, Fatmir Lika. Të dy përgjegjësit e këtij mashtrimi dhe vjedhjeje, u denoncuan në Krimin Ekonomik dhe u shoqëruan në polici./ TV Klan
maminas
Aktualitet
19 Maj 2025, 21:03
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjithçka filloi nga një njoftim i zakonshëm për punësim në internet, që premtonte 90 eur...
Aktualitet
19 Maj 2025, 20:41
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 15-vjeçar është arrestuar në Yrshek pasi ditën e sotme dyshohet se duke drejtuar një ...
Aktualitet
19 Maj 2025, 19:00
M.B
Home Office
BRITANI- Azilkërkuesit shqiptar Esmir Demaj i cili kërkoi azil në Mbretërinë e Bashkuar pasi retendonte se ishte ...
Aktualitet
19 Maj 2025, 18:15
Foto nga samiti
TIRANA- Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G n&e...
Aktualitet
19 Maj 2025, 18:03
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një aksident tragjik ka ndodhur në vendin e punës në komunën Vernio pranë Pratos në Itali. M...
Aktualitet
19 Maj 2025, 16:37
E. D
Ola Xama
TIRANË- Gazetarja Ola Xama përmes një reagimi ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi të dhënat e gjeneruara ng...
Aktualitet
19 Maj 2025, 16:10
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Patos në vendin e quajtur “Kthesa e Portez&eu...
Aktualitet
19 Maj 2025, 14:09
foto ilustruese
TIRANË- Në një kohë kur komunitetet tona po përballen me urrejtje, ndarje dhe diskriminim dhe kur njohja dhe respe...
Aktualitet
19 Maj 2025, 13:46
r.ll
foto nga korca
TIRANË- Prifti i cili u aksidentua paraditen e sotme në Korçë është nisur drejt Tiranës për s...
Aktualitet
19 Maj 2025, 13:16
r.ll
celibashi
TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik ...