16 Dhjetor 2022, 11:36
Nga k.m.
Altin Dumani
TIRANË- Kandidati tjetër për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka bërë një prezantim të shkurtër të vetes. Në prezantimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Altin Dumani tha se gjatë gjithë karrierës së tij 23-vjeçare ka pasur arritje të rëndësishme, por ka edhe eksperiencë edhe si drejtues.
Altin Dumani: Unë besoj se suksesi varet nga puna në grup, atonomia e organeve të gjyqësorit dhe integriteti i institucionit. Të flasësh për veten është pak e vështirë, për mua si prokuror, ne jemi mësuar që të flasim për diçka tjetër. Ne jemi pak të kursyer kur flasim për veten, por të gjithë ata që nuk kanë informacionin e plotë për mua kam nisur që të punoj në vitin 1999, kam angazhim 23 vjet. E kam nisur në Sarandë. Nga atje kam shkuar në Tropojë, më tej në Tiranë. Nga qershori i vitit 2007, mu besua drejtimi i agjencisë së përbashkët hetimore. Kam punuar në Apelin e Tiranës për çështjet e korrupsionit dhe të hetimit të parave. U zgjodhja një nga anëtarët e SPAK, për më tej pastaj u bë 3 vjet që jam anëtar i kësaj prokurorie të Posaçme, është mision i vështirë dhe unë këtë frymë kam parë.
Kam marrë një ngarkesë të plotë në hetim dhe në gjykim, por edhe më shumë se prokurorët e tjerë. Kam ushtruar ndjekjen penale edhe pse nuk i përkas seksionit për korrupsionin. Nuk mund të lë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar. Edhe me agjensitë angleze, franceze, zvicerane, se me italianet janë bërë të zakonshme hetimet. E gjitha ka krijuar një pamje të qartë për të pasur një luftë ndaj krimit të organizuar. është lufta në të gjithë territorin gjeografik. Për të ardhur më tej, kjo është...edhe vetë personalisht iu kam sjellë dokumentacionin e bollshëm. Kemi 3 vjet nga funksionimi, edhe sot nuk ka rregullore. Ka një draft të përgatitur në vitin 2019, por duhet ta kemi funksional sa më shpejt. Më është dhënë mundësia që të drejtoj kur zoti Kraja ka qenë jashtë vendit. Unë vlerësoj se edhe kjo duhet që të bëhet.
altin dumani gara per kreun e ri te spak
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 11:28
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Hajdutët në Tiranë vazhdojnë t’ua vënë fajin varfërisë dhe drogës si shtyt&...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 11:23
a.l
arrestimi i Besnik Pjetrit
LEZHË- Besnik Pjetri 49- vjeç është vënë sot në pranga nga policia e Lezhës pasi dysho...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 11:21
f.g
Marjeta Karaj
TIRANE- Një ditë pas zbardhjes së vrasjes së Menduh Kurt-Dedës, një krim në bashkëpunim mes Marjeta K...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 11:16
a.l
Marshimi
TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës serbe në Tiranë, duke protestuar në lidhje me ...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 11:08
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adanan Xholi gjatë prezantimit të platformës për të marr&...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 11:07
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- 4 muaj i ka zgjatur arratia Besnik Pjetrit. Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat speciale RENEA ka bër...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 10:51
A.B
Gara ne KLP
TIRANË- Ditën e sotme, kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi iu është përgjigjur pyetjeve të anë...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 10:48
f.g
Adnan Xholi
TIRANE- Kandidati për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Adnan Xholi deklaroi sot para trup&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 10:41
A.B
Adnan Xholi
TIRANË- Kandidati në garë për postin drejtues në SPAK, Adnan Xholi deklaroi para KLP-së se nuk mund të ...
Aktualitet
16 Dhjetor 2022, 10:43
a.l
AKSIDENT
LEZHË- Një aksident rrugor është shënuar në aksin Lezhë-Shëngjin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pran&...