Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
"Një mjedis i pastër digjital është prioritet!" AMA njofton bashkëpunimin me platformën X
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka njoftuar sot se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.
6 Gusht 2025, 11:23Nga M.B
Armela Krasniqi
TIRANA- Autoriteti i Mediave Audiovizive do të bashkëpunojë me një nga platformat e mëdha online "X". Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka njoftuar sot se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë.
Mësohet se ky bashkëpunim parashikon një kanal të dedikuar për AMA-n në platformën X, nëpërmjet të cilit do të komunikohet për çdo përmbajtje të dëmshme ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, me gjuhë urrejtje, përmbajtje që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut etj.
“Një mjedis i pastër digjital, pa dhunë e urrejtje dhe mbrojejta e të drejtave të fëmijëve apo komuniteteve është prioritet për ne“, ka deklaruar Krasniqi.