Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Po ashtu, ai ka shtuar se djali i tij është implikuar padrejtësisht në ngjarjen e përdhunimit të 26-vjeçares dhe për këtë ai ka dalë nga vetja dhe ka kërcënuar gazetaren Hysaj.
VLORË- Pronari i televizionit lokal '6plus1' në Vlorë Albert Deliaj ka reaguar pasi u procedua penalisht nga policia për ofendimi dhe kërcënimin që i bëri gazetarës Afrovita Hysaj. Në një deklaratë të publikuar në këtë televizion, ai ka deklaruar se kërcënimin dhe shkrimin denigrues e ka bërë në kushte të rënda psikologjike. Po ashtu, ai ka shtuar se djali i tij është implikuar padrejtësisht në ngjarjen e përdhunimit të 26-vjeçares dhe për këtë ai ka dalë nga vetja dhe ka kërcënuar gazetaren Hysaj. Por gjithashtu në reagimin e tij, Deliaj nuk ka lënë dhe pa përmendur dhe portalet mediatike që bënë publike lajmin për përdhunimin e të resë 26-vjeçare siç janë Dosja.al, Zëri.al, JOQ Albania, apo dhe faqen satirike Lolita.
Deklarata e 6plus1:
Te nderuar qytetare dhe qytetare te Republikes se Shqiperise! Ngjarja e dy diteve te fundit ka marre permasa te medha dhe ju jeni njohur me te gjithe zhvillimet e ndodhura ne Vlore, ku kater te rinj jane implikuar ne nje ngjarje te paprecedente perdhunimi dhe perdorimi te lendeve narkotike, ceshte kjo e cila po ndiqet nga institucionet kompetente. Por ky nuk eshte objekt i ketij shenimi! Albert Deliaj, drejtori i pergjithshem i TV 6+1 VLORA ne Vlore, prej me shume se 48 oreve eshte implikuar padrejtesisht ne kete ceshtje te rende. Pergjate tre diteve, i biri, televizioni dhe familjare te tjere, jane cenuar rende nga disa faqe dhe portale ku eshte theksuar se i biri eshte i perfshire ne kete ngjarje si nje prej perdhunuesve. Te nderuar qytetare! Ju bej me dije qe ne krye te ketyre rreshtave qe, i biri i Administartorit te TV 6plus1 Vlora nuk ka lidhje fare me kete ngjarje te rende dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme per te gjithe qytetaret dhe institucionet dhe aq me shume per te gjithe opinionin publik, nga deklarata zyrtare e Policise se Shtetit. Portalet, kryesisht te Tiranes, dolen publikisht me etiketimin e djalit te pronri t te Tv TV 6+1 VLORA si nje nga perdhunuesit.
Kjo eshte nje e pavertete e madhe qe tashme eshte zbardhur si nga policia ashtu edhe nga seanca gjyqsore qe eshte zhvilluar diten e sotme. Por portalet nuk u mjaftuan me kaq, por ne menyre tendencioze, filluan te perfshijne dhe familjaret e tjere duke nxjerre dhe CV-te e te afermve te tij. Te nderuar qytetare te Republikes se Shqiperise! Si do te vepronit ju kur djali juaj, vellai juaj apo nipi juaj te etiketohej si nje perdhunues, kur eshte plotesishte e verifikueshme qe nuk ka lidhjen me te vogel me kete ngjarje, madje i gjithe opinioni publik i Vlores e di shume mire te verteten qe, djali i pronarit te TV 6+1 VLORA nuk ka lidhjen me te vogel me kete ngjarje dhe se e gjithe kjo histori sajohet nga nje gazetare e qytetit te Vlores, pa u bazuar ne asnje fakt konkret, sic duhet te raportoje nje gazetare profesioniste, bazuar vetem ne fakte, perpara se te atakoje nje emer. Sqarojme se, dje eshte bere nje shenim, nga Administratori i TV, ne kushtet e renduara psikologjike, nisur nga fakti i cenimit te emrit te djalit, familjes dhe te gjithe institucionit mediatik qe perfaqeson. Me ane te ketij reagimi, i kerkojme ndjese dhe mirekuptim opinionit publik, por nuk kemi pasur si qellim te godasim gazetaren ne fjale por veprimin shume te ulet te saj per raportimin e lajmit te rreme qe lidhet me te birin, i cili kudo eshte targetuar si nje nder 4 perdhunuesit dhe kjo e PAVERTETE e madhe eshte zyrtarisht e verifikueshme.
Por cinizmi vazhdon dhe me tej, pasi eshte sqaruar dhe marre vesh qe djali i Administratorit te Tv 6+1 Vlora, nuk ka qene i perfshire ne ate ngjarje, vijon dhe sot te shkruhet dhe te citohet emri i televizionit, i pronarit dhe familjareve te tij. Te nderuar qytetare! Me ndjeshmerine e nje prindi, shtrojme pyetjen: si do te ishit ndjere ju, kur djali juaj, vellai apo nipi juaj te etiketohej padrejtsisht si perdhunues? Dje, Administratori i TV, ne mbremje, ishte ne ambientet e Drejtorise se Policise Vlore, per te dhene deklaraten e tij mbi te gjithe situaten e krijuar. Edhe pasi e verteta u zbardh, djali vijon te etiketohet padrejtsisht si perdhunues, madje perfshihet televizioni dhe familjare. Me shume respekt, Administratori i TV drejton nje pyetje per zonjen Hysenbelliu: si do te ishit ndjere ju zonja Hysenbelliu, sikur djali juaj te ishte i perfshire padrejtesisht ne keto thashetheme dhe te paverteta dhe kete lajm ta degjonit nga TV 6+1 VLORA, duke mos u bazuar ne asnje fakt apo prove konkrete? Zonjen Hysenbelliu nuk e keshillojme te pushoj nga puna gazetaren Afrovita Hysaj, pasi edhe Administratori i TV, deri tani pas cerek shekulli (25 vite), qe e drejton kete televizion, nuk ka pushuar asnje punonjes, por ama nje qendrim korrekt duhet ta kete. Po miku im Enton Abilekaj, administratori i Dosja.al, i cili e publikoi i pari kete lajm te rreme mbas faqes se Vlores te gazetares ne fjale, si do te ndihej sikur te etiketohej padrejsisht si perdhunues nje i aferm i familjes se tij qe sic e thame dhe me larte s‘ka lidhje fare me kete ngjarje?
Po administratoret e faqeve “JOQ”, “Zeri.ai”, “Lolita”etj., si do te ndiheshin ne kete rast? Po Karlo Bolino, kur e di shume mire, pasi me Administratorin e TV, ka njohje te vjetra bashke, duke ditur qe z. Albert Deliaj, Administratori i TV 6+1 VLORA, si nje gazetar i vjeter ne Vlore, qe ka punuar mbi 5-6 vite me mikrofon ne dore dhe Karlo e di shume mire kete, dhe perseri shkruan nje te pavertete te madhe, duke mos u bazuar tek deklaratat zyrtare, e duke thene se, pronari i TV 6+1 VLORA kercenon gazetaren Afrovita Hysaj pasi kjo e fundit denoncoi djalin e tij si perdhunues. Si do te ndiheshit ju z. Karlo, ku ne kete ngjarje aspak te vertete te perfshihej djali juaj, televizioni juaj dhe familjaret tuaj? Si perfaqesues te medias, mbeshtesim deklaraten e djeshme te “Unionit te Gazetareve te Shqiperise“, pasi sic e thame me lart, pranojme qe gjuha e perdorur i tejkalon caqet e gazetarise, por padrejtesia ndonjehere te ben te dalesh nga vetja, ne kushtet e situates se renduar psikologjike, por dhe ne; pronaret, drejtoret apo gazetaret, na quani si te doni, jemi njerez me mish e me gjak, pasi Administratori i TV eshte cenuar padrejtesisht per djalin e tij qe, e theksojme, ne baze te fakteve dhe provave zyrtare nuk ka asnje lidhje me ngjarjen,eshte cenuar padrejtesisht institucioni mediatik dhe familja e tij.
Mbeshtesim kryetaren e AMA-se, zonja Armela Krasniqi dhe deklaraten e nxjerre nga ky institucion duke i kerkuar ndjese opinionit publik pjeserisht per terminologjine e perdorur ne ate shkrim, por qe nuk ka lidhje me ekranin e TV 6+1 VLORA, pasi ky ekran nuk ka transmetuar me ze dhe figure, asnje deklarate, qendrim apo kronike te tille gjate asnje edicioni informativ, por ishte thjesht nje status emocional ne Facebook dhe jo ne ekran. Te nderuar qytetare! Administratori i TV 6+1 Vlora, ka 25 vite qe e drejton kete televizion dhe ne kete institucion nuk ka ndodhur kurre nje situate e tille, pasi ky televizion, bashkepunon me tegjithe gazetaret e qytetit dhe me te gjithe ata ruan marredhenie te shkelqyera dhe ky eshte nje fakt i verifikueshem nga te gjithe. Ju faleminderit te gjithe atyre qe do te kene kohe ta lexojne apo degjojne kete deklarate te bere si prind, si qytetare dhe si Administrator i TV 6+1 Vlora.
Policia KAVAJË- Një punonjës policie është pezulluar nga detyra ditën e sotme në Durrës. Mësohet se ky pu...
Taulant Balla TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka vizituar në spitalin e Vlorës 26-vjeçare, e cila u përdhunua d...
Rakip Suli TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka dërguar fletë-thirrje Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës. Raportohet s...
Policia LEZHË- Gjimnazisti i cili goditi paraditen e sotme mësuesen Majlinda Palushi në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha” &e...
Lenda narkotike GJIROKASTËR- Tre persona përfunduan në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën duke transportua...
Laert Haxhiu ATHINË-Gjykata e Athinës ka nisur procesin për 217 të pandehur të përfshirë në dosjen e njohur &ldquo...
Foto nga deshmia VLORË-Gazetarët e “Piranjës” ka arritur të sigurojnë dëshminë e 26-vjeçares së...
foto ilustruese VLORË- Nëna e 26-vjeçares, e cila u drogua e më pas u përdhunua nga 3 persona në Vlorë ka treguar...
Andrea Giambruno dhe Elvis Tusha ITALI- Eksperti i IT Elvis Tusha nga Rrësheni, i cili jeton në Itali, ka marrë gjithë vëmend...
Aksidenti ne Durres DURRËS-Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës ku një automjet është përplasur me b...