25 Tetor 2023, 12:44
Nga f.i
foto ilustruese
VLORË- Nëna e 26-vjeçares, e cila u drogua e më pas u përdhunua nga 3 persona në Vlorë ka treguar detaje në lidhje me gjendjen e së bijës. E ëma e vajzës në emisionin me “Zemër të Hapur” ka rrëfyer se vajzës së saj i kanë hedhur drogë në pije dhe nuk kishte asnjë informacion se kush e ka dërguar në spital.
E ëma i bëri thirrje shtetit të veprojë në lidhje me rastin. Po ashtu ajo ka treguar se familja nuk ka marrë kërcënime personalisht, por sipas saj e ëma e një prej djemve të dyshuar ka shkuar tek vajza në spital.
E ëma e 26-vjeçares: Vajza ka ardhur në shtëpi dje që doli nga spitali. Me telefonin tim foli me ju vajza. Ajo tregon se vajti në lokal me një shok për të pirë. Ishte në banjo, i kishte hedhur drogën në gotë, i kishte thënë edhe këtë gotë do ta pish. Në spital nuk e di kush e ka dërguar. Nuk e di të të them. Ne duam të gjejmë të vërtetën. Tani shteti të veprojë. Kërcënime nuk kemi pasur. Tek spitali kishte shkuar e ëma e një djali tek vajza. Më tha vajza që kishte shkuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 tetor 2023, ndërsa një ditë pas, 22 tetor, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa ishte shpallur në kërkim Gentjano Mehmetin. E reja u gjet pa ndjenja nga policia në hyrje të hotelit. Fillimisht policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se ishin tre persona që kishin marrë pjesë në ngjarjen e rëndë, ndërsa ditën e djeshme në një reagim të dytë njoftoi për një person të katërt, i cili është shpallur në kërkim. Në ngjarje është përfshirë edhe gazetarja e 'Faxnews' Afrovita Hysaj, e cila është kërcënuar nga shtetasi Albert Deliaj, pasi një prej te akuzuarve dyshohet se ka lidhje me 57-vjeçarin./Dosja.al.
perdhunohet 26-vjecarja ne vlore
Aktualitet
25 Tetor 2023, 12:33
f.i
Andrea Giambruno dhe Elvis Tusha
ITALI- Eksperti i IT Elvis Tusha nga Rrësheni, i cili jeton në Itali, ka marrë gjithë vëmend...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 12:26
h.k
Aksidenti ne Durres
DURRËS-Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës ku një automjet është përplasur me b...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 12:25
A.B
Policia
TIRANË- Ditën e sotme ka folur për herë të parë vajza 26-vjeçare, e cila u droga dhe u abuzua seksualisht nga ...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 12:19
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Vajza 26-vjeçare e cila u drogua e më pas u përdhunua nga 3 persona në Vlorë, ka dhënë d&...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 12:13
A.B
Armela Krasniqi
TIRANË- Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vlorë, ku nj&eu...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 12:06
h.k
Gjimnazi ne Lezhe
LEZHA-Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku mësuesja Majlinda...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 12:06
A.B
Xhacka dhe bashkeshorti
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit (SPAK) i ka sekuestruar 5512 m2 truall Artan Gaç...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 11:49
h.k
Dhurata Dhuli
TIRANË-Drejtoresha e INSTAT Dhurata Dhuli në një deklaratë paraditen e sotme ka njoftuar shtyrjen e afatit deri më ...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 11:31
f.i
VLORË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ...
Aktualitet
25 Tetor 2023, 11:10
f.i
Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri
VLORË- 'Arrest me burg’ ka qenë masa e sigurisë që u caktua sot nga gjykata e Vlorës pë...