LIVE UPDATES
Aktualitet

Pallati 7 katësh është fizikisht, me letra nuk ekziston! 18 familje mbi 30 vite që nuk marrin dot certifikatën e pronësisë

Që nga 1992 që këta banorë janë bërë pronar të këtyre banesave e deri më sot nuk janë pajisur me certifikatë pronësie, si përgjigje u thuhet se ai nuk ekziston në letra. Pas 30 vitesh dhe me ndërhyrjen e Fiksit institucionet u vunë në lëvizje.

22 Maj 2025, 20:50 Nga E. D
Pallati 7 katësh është fizikisht, me letra nuk ekziston! 18
foto ilustruese

TIRANË- 18 familje të një pallati 7 katësh në Fier kanë në dorë nga një vërtetim hipotekor për pronën e tyre, por Kadastra nuk u jep certifikatën e pronësisë.

Që nga 1992 që këta banorë janë bërë pronar të këtyre banesave e deri më sot nuk janë pajisur me certifikatë pronësie, si përgjigje u thuhet se ai nuk ekziston në letra. Pas 30 vitesh dhe me ndërhyrjen e Fiksit institucionet u vunë në lëvizje.

Fiks Fare udhëtoi në Fier, në rrugën Andon Doro me kërkesë të 18 familjeve që jetojnë në një pallat 7 katësh, të ndërtuar pas viteve ’90 në Fier. Ata thonë se kanë blerë apartamentet me kontrata të rregullta noteriale, kanë paguar shumën te pronari ndërtues, por deri më sot pas 30 vitesh s’kanë marrë  certifikatat.

“Shkojmë në Kadastër dhe na thonë që s’ka pallat. Ne ku banojmë, në ajër? thotë një banor. Të tjerë shtojnë se kanë bërë dokumente për ta legalizuar dhe certifikuar, por deri më sot sorollatje.  “Ne kemi dokumentet të gjitha, që nga noteri e deri te leja. Si e bëri ai ndërtuesi atëherë? Në kontrata janë edhe lejet që ka marrë ndërtuesi. Këta thonë s’ka letra. Na kanë çuar te noter të tjerë, kemi bërë pagesa dhe asnjë veprim” shtojnë banorët. Madje ata thonë njëzëri kur ky pallat nuk ekziston si na faturojnë qoftë për ujin, dritat apo taksat e tjera.

Bashkë me një përfaqësues të banorëve, Iljaz Rizvani, grupi i Fiks Fare shkoi te Kadastra e Fierit, atje ku banorët kanë shkuar me dhjetëra herë. Drejtori nuk i pret, teksa punonjës të tjerë pohojnë se “është shumë i zënë”.  Fiksi i bën një kërkesë me shkrim, duke e pyetur sesi ka mundësi që s’ka asnjë letër ky pallat, kur banorët kanë të gjithë dokumentacionin dhe pse nuk u regjistrohet prona ?

Në përgjigjen e saj Kadastra shkruan se pronat e subjekteve në fjalë nuk janë regjistruar ndër vite për shkak se ndërtuesi nuk ka regjistruar lejen e ndërtimit, proces ky që do të bënte të mundur në vijim regjistrimin e pronës sipas marrëveshjeve të kryera mes ndërtuesit dhe përfituesve. Sa i përket vërtetimit hipotekor që ju përmendni shkruan Kadastra në përgjigjen e saj, nga verifikimet e kryera banorët nuk konstatohet të disponojnë një të tillë, ndërkohë sqarojmë se ky është akt kadastral që vërteton ekzistencën e një marrëdhënie të lidhur mes palëve që në këtë rast nuk është i mjaftueshëm, bazuar legjislacionit në fuqi, për t’u pajisur me Certifikatë Pronësie. Pra mungon akti i fitimit të pronësisë sipas Nenit 193 të Kodit Civil. Pyetjes së Fiksit se çfarë dokumentesh apo veprime duhet të bëjnë këta banorë për të përfituar Certifikatën e Pronësisë, Kadastra sqaron:

Për të ndihmuar procesin, nga ana e Drejtorisë Vendore ASHK Fier, ka filluar procedura për saktësimin e situatës juridike të pallatit dhe është përcjellë kërkesë për vënien në dispozicion të dokumentacionit tekniko-ligjor nëse është emetuar leje ndërtimi nga ana e Bashkisë, Këshillit të Qarkut dhe subjektit ndërtues. Gjithashtu po nga Drejtoria Vendore ASHK Fier, është drejt përmbylljes procesi i evidentimit në terren, proces i cili është i rëndësishëm për të saktësuar secilën pasuri të çdo pronari.

Në fund Kadastra shton se do të vijojë procedura administrative dhe nga ana e ASHK do të merren masa për trajtimin e rastit në përputhje me përcaktimet e VKM nr.1180/2020 “Për përcaktimin e procedurave të veçanta të legalizimit në favor të poseduesve të objektit me shkelje të lejes së ndërtimit, si dhe rregullat për përfundimin e procedurës nga subjektet dhe/ose shoqëritë ndërtuese apo investitor”.

Pas  këtij interesimi Fiksi  mësoi se Kadastra e Fierit ka marrë edhe njëherë kërkesat e banorëve, janë bërë akte nga inxhinierë për stabilitetin e godinës, është caktuar një administrator pallati dhe tani dosja është gati për t’u përfunduar dhe për t’u dhënë banorëve certifikatat e pronësisë pas më shumë se 30 viteve./Top Channel

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë