Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një konferencë për media bashkë me përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Muja tha se sektori i qumështit po përballet me “presione të jashtme”, duke përmendur rritjen e importeve të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, që sipas tij po ndikon drejtpërdrejt te fermerët vendorë.
Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, tha të dielën se autoritetet në Kosovë kanë identifikuar raste kur produkte të qumështit të shitura në treg nuk e pasqyrojnë saktë përbërjen e tyre, mes dyshimeve për përdorim të qumështit pluhur dhe vajit të palmës si zëvendësues të qumështit të freskët dhe yndyrave shtazore.
Në një konferencë për media bashkë me përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Muja tha se sektori i qumështit po përballet me “presione të jashtme”, duke përmendur rritjen e importeve të qumështit pluhur dhe vajit të palmës, që sipas tij po ndikon drejtpërdrejt te fermerët vendorë.
“Sektori i qumështit po përballet me dy presione... tendenca për ta zëvendësuar qumështin e freskët me qumësht pluhur dhe tendenca për t’i zëvendësuar yndyrat shtazore me yndyra bimore, me vaj palme”, tha Muja.
Sipas tij, të dhënat e Doganës dhe verifikimet e AUV-it tregojnë rritje të importeve të qumështit pluhur dhe fraksioneve të vajit të palmës që përdoren në industrinë e përpunimit të qumështit.
Debati për sektorin e qumështit u intensifikua pas raportimit të Radios Evropa e Lirë se rreth 30 për qind e qumështit vendor po mbetet pa u shitur, ndërsa fermerët dhe përpunuesit fajësojnë importet dhe përdorimin e produkteve zëvendësuese për çrregullimet në treg.
Muja tha se gjatë javës së parë të kontrolleve janë marrë 118 mostra në kufi dhe 52 mostra në tregun vendor, ndërsa analizat laboratorike kanë identifikuar raste të mospërputhjes.
“Ani pse produktet mund të paraqiten si me përbërje qumështi, pas analizave ato rezultojnë që kanë përbërje tjetër”, tha ai.
Sipas ministrit, një pjesë e ngarkesave të importuara janë ndaluar përkohësisht në kufi dhe disa prej tyre janë kthyer mbrapsht për shkak të mospërputhjes me standardet dhe legjislacionin në fuqi.
Ai tha se qëllimi i masave të reja është garantimi i sigurisë ushqimore dhe rritja e transparencës për konsumatorët.
“Konsumatori ka të drejtë me ditë çka po blen dhe çka po han”, tha Muja.
Ministri njoftoi se Qeveria do të publikojë dy vendime të reja për sektorin e qumështit. Njëri parasheh klasifikim më të saktë të produkteve të qumështit, ndërsa tjetri krijimin e një sistemi të ndarë prodhimi për produktet që përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme.
Sipas tij, emërtimet tradicionale si “qumësht”, “djathë”, “gjizë” apo “krem” do të mund të përdoren vetëm për produktet me përbërje nga yndyrat shtazore.
“Në momentin kur shtohen [përbërës të tjerë], nuk vlejnë më këto emërtime tradicionale”, tha Muja.
Ai shtoi se operatorët ekonomikë që përdorin vaj palme dhe qumësht pluhur do të duhet të riaplikojnë për licenca të veçanta dhe produktet e tyre nuk do të mund të tregtohen me emërtime tradicionale të produkteve të qumështit.
Sipas Mujës, me këto vendime pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur në përpunimin e produkteve të qumështit deri në krijimin e një kuadri të ri rregullativ nga AUV-i.
Konferenca u mbajt disa ditë pasi fermerët protestuan duke hedhur qumështin në lum, në shenjë pakënaqësie për rënien e çmimit të grumbullimit dhe vështirësitë në treg./REL
Foto Ilistruse Ndërsa gazi po kthehet në armën kryesore të sigurisë energjetike në Evropë, Shtetet e Bashkuara po shtyjn...
Erion Dasho TIRANË- Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho ka folur për hantavirusi, i cili ka alarmuar autoritetet ndërkomb&eum...
Qytetari i ulur pranë Kryeministrisë TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para ambienteve të Kryeministrisë, ...
Foto ilustruese SARANDA- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në Sarandë në shkurt të këtij viti, ku një 57-vje&...
Foto Ilistruse DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Gjirin e Lalëzit, ku si pasojë ka humbur jetë...
Foto ilustruse LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku pranë një biznesi ka shpërt...
Foto Ilistruse TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti paras...
SARANDË- Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi...
aeroplan i Frontier Airlines SHBA- Një aeroplan i Frontier Airlines goditi për vdekje një person në pistën e ...
TIRANË- Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në nj...