10 Prill 2024, 11:39
Nga M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Zhaneta Lubonja, Ermal Gjermani, Olvas Petro dhe Soniel Prifti, të katërt punonjës të Bashkisë Korçë, të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në Sektorin e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit që merren me shqyrtimin e kërkesave për leje, janë pezulluar nga detyra. Ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Lidhur me këtë rast ka reaguar dhe policia, ku në njoftim saktëson veprat penale për të cilat dyhohet secili prej 4 punonjësve.
"Nga hetimet rezulton se kjo paligjshmëri iu ka sjellë subjekteve përfitime të padrejta monetare dhe i ka sjellë shtetit dëm ekonomik me vlerë mbi 30 milionë lekë", thuhet në njoftim.
Ata dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës në masë më të ulët se sa duhej të paguhej.
Njoftimi:
DVP Korçë
Ekzekutohen masat e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", për 4 funksionarë të bashkisë Korçë.
Masat e sigurisë, rezultat i hetimit të ndjekur për 16 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi akuza për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim të krimit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, pas një hetimi intensiv 16-mujor, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, ekzekutuan masat e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Detyrimi për t'u paraqitur në policinë gjyqësore", për shtetasit:
-Zh. L., 61 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-E. Gj., 52 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-O. P., 37 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Specialist Buxheti në këtë drejtori, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
-S. P., 44 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 26.03.2024, ka caktuar këto masa sigurie për 4 shtetasit, sepse dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme, për mospagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja. Nga hetimet rezulton se kjo paligjshmëri iu ka sjellë subjekteve përfitime të padrejta monetare dhe i ka sjellë shtetit dëm ekonomik me vlerë mbi 30 milionë lekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
arrestime ne korce
Aktualitet
10 Prill 2024, 11:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër...
Aktualitet
10 Prill 2024, 11:07
M.B
Drejtorët
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me çështjen e dosjes 5D, për të cilën u...
Aktualitet
10 Prill 2024, 10:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shërbimet publike online janë të pranishme gjerësisht në administratën publike, por paralelisht ë...
Aktualitet
10 Prill 2024, 10:36
M.B
Korça
KORÇA- Katër punonjës të Bashkisë Korçë, të Drejtorisë së Planifikimit...
Aktualitet
10 Prill 2024, 10:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, është paraqitur në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij. Mëso...
Aktualitet
10 Prill 2024, 10:09
M.B
Fatos Tushe
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Tushe është pa...
Aktualitet
10 Prill 2024, 10:01
M.B
Arrestimi
TIRANA- Dy persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nën akuzën se ush...
Aktualitet
10 Prill 2024, 09:56
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Symi të Greqisë. Mediat...
Aktualitet
10 Prill 2024, 09:31
M.B
Ervin Muço
TIRANA- Në Shqipëri drejtori i Tekonologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit, Ervin Muço...
Aktualitet
10 Prill 2024, 08:21
M.B
Shkodër
SHQIPËRI- Besimtarë myslimanë falën mëngjesin e sotëm Namazin për festën e Fitër Bajramit edhe n&...