18 Mars 2026, 08:24
Nga D.S

BERAT- Një plagosje me thikë ka ndodhur në lagjen “Barrikadë” në Berat, ku një 48-vjeçar mbeti i lënduar pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas njoftimit të policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Berat kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore.
Nga reagimi i shpejtë i uniformave blu, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, A. T., 39 vjeç, banues në Berat. Ndërkohë, i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
"Plagosi me thikë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të shpejtë të Policisë, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Barrikadë” një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. T., 39 vjeç, banues në Berat. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.",njoftoi policia./Dosja.al
plagosje ne berat berat plagosi me thikë 48-vjeçarin pas një konflikti kapet dhe identifikohet autori
Aktualitet
18 Mars 2026, 07:56
D.S
Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion (1.061), nga të c...
Aktualitet
18 Mars 2026, 07:51
D.S
Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje ndërkombëtare në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një...
Aktualitet
18 Mars 2026, 07:49
D.S
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet t...
Aktualitet
17 Mars 2026, 21:30
E.d
Foto ilustruse
Mësimdhënësi i matematikës, Qamil Hajdini, me mbi tri dekada përvojë në arsim, thotë se puna e ...
Aktualitet
17 Mars 2026, 21:15
E.d
Foto ilustruse
Dokumentari “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi rrjetin ndërkomb&eum...
Aktualitet
17 Mars 2026, 20:59
E.d
Foto ilustruse
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët...
Aktualitet
17 Mars 2026, 20:20
E. D
ITALI- Gazeta italiane UNIONE SARDA i ka kushtuar një artikull historisë së mafiave shqiptare. Sipas UNIONE SARDA, historia e krimit ...
Aktualitet
17 Mars 2026, 20:17
E. D
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rrjetin financiar të organizatës së drejtuar nga Franc &...
Aktualitet
17 Mars 2026, 19:55
E.d
Foto ilustruse
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 hedh dritë mbi rolin e Dubait si strehë për krim...
Aktualitet
17 Mars 2026, 19:51
E. D
Në gjykatën Westmister Magistrate Court në Londër, gjykatësi anglez Daniel Sternberg i ka vlerësuar si spekulativ...