LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtesa e përvojës/ REL: Si u shkelën të drejtat e rreth 90 mijë punonjësve të sektorit publik në Kosovë

Hajdini, i cili punon në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë, tregon se kur Qeveria vendosi ta përgjysmonte shtesën për përvojën e punës për 15 vjetët e parë, reagimi i mësimdhënësve ishte i menjëhershëm.

17 Mars 2026, 21:30 Nga E.d
Shtesa e përvojës/ REL: Si u shkelën të drejtat e rreth 90
Foto ilustruse

Mësimdhënësi i matematikës, Qamil Hajdini, me mbi tri dekada përvojë në arsim, thotë se puna e tij është formësuar pikërisht nga përvoja që ka fituar ndër vite në klasë.

Hajdini, i cili punon në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë, tregon se kur Qeveria vendosi ta përgjysmonte shtesën për përvojën e punës për 15 vjetët e parë, reagimi i mësimdhënësve ishte i menjëhershëm.

“Viti i përvojës është vit përvoje si në vitin e parë, si pas 15 vjetëve”, thotë ai. Për të, dëmi nuk është vetëm financiar.

“Edhe nëse janë 15 euro, me to mund ta bësh, për shembull, një pagesë komunale... por, më e rëndësishmja është që ndihesh keq kur e sheh që e drejta jote nuk po respektohet”, shton Hajdini për Radion Evropa e Lirë. Shtesa për përvojën e punës është një përqindje që i shtohet pagës bazë për çdo vit të kaluar në punë në sektorin publik.

Që nga viti 2010, kjo shtesë ishte e përcaktuar në 0.5 për qind të pagës për çdo vit pune. Kjo do të thotë se, për shembull, një punonjës me dhjetë vjet përvojë përfitonte 5 për qind mbi pagën bazë, ndërsa një me 20 vjet përvojë, 10 për qind.

Kjo politikë synonte që përvoja të shpërblehej financiarisht dhe punonjësit të motivoheshin të qëndronin në sektorin publik.

Megjithatë, me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik të vitit 2022, kjo shtesë u ndryshua: për 15 vjetët e parë të punës ajo u përgjysmua në 0.25 për qind për çdo vit, ndërsa vetëm pas vitit të 15-të mbeti në 0.5 për qind.

Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë reduktim antikushtetues, duke vlerësuar se cenon të drejtat e fituara të punonjësve publikë.

Hajdini thotë se, pas aktgjykimit të Kushtetueses, ai dhe kolegët e tij u janë drejtuar gjykatave, por se po përballen me vonesa, për shkak të numrit të madh të lëndëve.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Këshillin Gjyqësor të Kosovës për ta pyetur për numrin e lëndëve që janë parashtruar lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje deri në publikimin e artikullit.

Në maj të vitit 2025, gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Argzon Muçaj, kishte thënë për Betimin për Drejtësi - medium i specializuar për çështje të drejtësisë - se vetëm brenda një dite atyre u ishin dorëzuar rreth 2.000 padi.

Sipas Naim Jakajt, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, kjo është pasojë direkte e moszbatimit të vendimit të Kushtetueses.

“Vazhdimi i kësaj situate rrezikon të mbingarkojë gjyqësorin me padi individuale, duke prodhuar pasoja serioze financiare dhe institucionale për shtetin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Ngarkesë të ngjashme, gjykatat në Kosovë kanë përjetuar edhe nga paditë e shumta që lidhen me kontratat kolektive, të cilat janë marrëveshje ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave që përcaktojnë të drejtat dhe përfitimet e punëtorëve, si shtesat në paga apo kompensimet shtesë.

Edhe në ato raste, numri i madh i kërkesave individuale kishte krijuar vonesa dhe kishte rënduar sistemin gjyqësor.

Cila është zgjidhja?

Edhe mbi dy vjet më vonë, ndryshimi i kërkuar nga Gjykata Kushtetuese nuk është zbatuar ende. Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës lidhur me këtë çështje, por nuk mori përgjigje.

Përmes buxhetit të ri vjetor, Qeveria ka lënë të kuptohet se shtesa prej 0.5 për qind për përvojën e punës, pritet të reflektohet në paga duke filluar nga ky muaj.

Megjithatë, sipas Jakajt, problemi nuk është vetëm zbatimi në praktikë, por edhe mungesa e ndryshimeve ligjore që kërkohen nga aktgjykimi i Kushtetueses.

“Tentativa për ta rregulluar këtë çështje përmes një ligji njëvjeçar buxhetor, e jo përmes ndryshimit të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, siç është kërkuar shprehimisht nga Gjykata Kushtetuese, nuk e përmbush standardin e kërkuar kushtetues”, thotë Jakaj.

“Një qasje e tillë krijon pasiguri juridike dhe nuk garanton zbatim të qëndrueshëm të aktgjykimit kushtetues”, shton ai.

Neni 31 i këtij ligji parasheh që shtesa prej 0.5 për qind të zbatohet nga ky vit, duke lënë një boshllëk dyvjeçar nga hyrja në fuqi e aktgjykimit.

Gjatë këtyre dy vjetëve që nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, mbi 90 mijë punonjës në sektorin publik - përfshirë mësimdhënës, policë, zjarrfikës dhe punëtorë të administratës - kanë pësuar dëm financiar.

Sa para janë humbur?

Për shembull, nëse një mësimdhënës ka pagë bazë 600 euro dhe 15 vjet përvojë pune: Me normën ligjore 0.5%, ai do të përfitonte rreth 7.5% shtesë (45 euro në muaj).
Me normën e reduktuar 0.25%, ai ka marrë rreth 3.75% (22.5 euro në muaj).
Pra, dallimi për të është rreth 22.5 euro në muaj.

Nëse kjo llogaritet nga janari i vitit 2023, kur u bë ndryshimi në Ligjin për Pagat, deri në fund të vitit 2025 (rreth 36 muaj), humbja arrin në mbi 800 euro për një punonjës të vetëm.

Sindikata paralajmëron: Ose dialog, ose veprime sindikale

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, thotë se vendimi për ta përgjysmuar shtesën për përvojën e punës është bërë në kundërshtim me kërkesat e sindikatës.

“Ne e patëm bërë një kërkesë tjetër gjatë përgatitjes së Ligjit për Paga. Patëm kërkuar që dhjetë vjetët e parë të paguhen 0.5%, pastaj dhjetë vjetët e tjerë 0.75% dhe ata që kanë përvojë 30 vjet e më shumë të paguhen me 1%”, thotë ai.

Por, kërkesa e tyre nuk u mor parasysh dhe shtesa e përvojës vetëm u reduktua. Jasharaj shprehet i zhgënjyer nga mungesa e dialogut me institucionet, që thotë se e ka përkeqësuar situatën dhe e ka rritur pakënaqësinë te punonjësit.

“Anëtarësia jonë na jep dy detyra: ose të dialogojmë, ose të veprojmë. Kur nuk kemi dialog për një kohë të gjatë, detyrohemi të ndërmarrim veprime sindikale, si protesta dhe greva”, thotë Jasharaj.

Ai shton se, ndonëse në shikim të parë shuma mujore mund të duket e vogël, efekti i saj është i ndjeshëm.

“Duket e vogël, por kur shikohet për gjithë ata muaj, shuma duket goxha e madhe, sidomos kur merren parasysh pagat e ulëta dhe inflacioni”, thotë Jasharaj për Radion Evropa e Lirë.

Kërkesa për zbatim dhe kompensim retroaktiv

Si Jakaj, ashtu edhe Jasharaj kërkojnë që Kuvendi ta ndryshojë Ligjin për Pagat në përputhje me aktgjykimin e Kushtetueses dhe të sigurojë kthimin e mjeteve në mënyrë retroaktive.

Mosveprimi, sipas tyre, jo vetëm që ka prodhuar dëm financiar, por rrezikon të krijojë kosto shtesë për shtetin përmes proceseve gjyqësore.

Edhe vetë mësimdhënësi Hajdini do të preferonte që zgjidhja të mos vinte nga gjykatat.

“Dihet që ky vendim ka qenë i gabuar. Do të ishte më mirë që Qeveria vetë ta bëjë këtë ndryshim dhe të mos shkohet përmes gjykatave”, thotë ai.

Qeveria e Kosovës nuk u përgjigj në pyetjen e REL-it se a do t'i kompensojë punëtorët për paratë që kanë humbur deri më tani./REL

kosova sektor publik 90 mijë punonjës

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale