29 Korrik 2025, 10:36
Nga N.F
Foto
DELVINË- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në lidhje me ndërtimin paleje të një TEC-i në zonë publike në Delvinë. Të arrestuarit janë identifikuar si Elton Malkaj dhe Luan Metaj. Malkaj ishte përgjegjës i impiantit të gazit ndërsa Metaj ishte përgjegjës i kantierit të ndërtimit.
Ndërkohë në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim Sokol Meqemaj dhe Juglerd Ibrahimi. Meqemaj është pronar i kompanisë dhe Ibrahimi është administrator. Më tej bëhet me dije se është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt. Dy të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.
Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente. Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.
Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
tec ne delvine elton malkaj luan metaj sokol meqemaj
Aktualitet
29 Korrik 2025, 10:35
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Policia e Lezhës ka njoftuar se efektivi Xhovano Tuci është përjashtuar nga radhët e Policisë s&e...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 10:24
r.ll
viktima dhe autori
POGRADEC- Ilirjan Selmani, 31-vjeç, i arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka dëshmuar para he...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 10:15
N.F
Foto
TROPOJË- Bashkëshorti i një 48-vjeçare nga Bujani i Tropojës është vënë në pranga. 48-vje&cce...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 09:54
r.ll
xoxa, veliaj
TIRANË- Një nga biznesmenët që është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër t...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 09:42
Elton Qyno
subasi, xoxa, veliaj
TIRANË Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxes kanë tradhtuar këtë të fundit, ku...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 09:19
r.ll
foto ilustruese
KORÇË- Një konflikt mes dy personash ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit të Korçës. Ngj...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 09:13
r.ll
ilirjan selmani
KORÇË- Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e 52-vjeçares, Kozeta Te&...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 09:02
Vladimir Karaj
emigrantet
TIRANË- Më 9 maj, një avion çarter u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës drejt Tiranës, qëndroi në pis...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 08:59
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Një 67-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi plagosi me thikë një...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 08:52
r.ll
foto nga shkopeti
SHKOPET- Temperaturat e larta prej dy ditësh i kanë lënë vendin reshjeve të shiut. Në zonën e Shk...