LIVE UPDATES
Aktualitet

Projekti 70 mln USD për shëndetësinë me Bankën Botërore zgjatet me tre muaj të tjerë

Ky rishikim lidhet me plotësimin e disa objektivave të fundit që janë në proces. Deri në qershor disbursimi i fondeve ishte 70.31 për qind e totalit apo 45.58 milionë dollar teksa pjesa ende e padisbursuar do të shkojë për pagesat e fundit që kanë mbetur kryesisht lidhur me blerjen e pajisjeve mjekësore të disa spitaleve.

1 Korrik 2025, 16:14 Nga M.B
Projekti 70 mln USD për shëndetësinë me Bankën
Foto ilustruese

TIRANA- Projekti “Për përmirësimin e Sistemit Shëndetësor” me një vlerë rreth 70 milionë USD mbështetur nga Banka Botërore përmes IBRD do të shtyhet me tre muaj të tjera deri në 30 shtator 2025.

Ky rishikim lidhet me plotësimin e disa objektivave të fundit që janë në proces. Deri në qershor disbursimi i fondeve ishte 70.31 për qind e totalit apo 45.58 milionë dollar teksa pjesa ende e padisbursuar do të shkojë për pagesat e fundit që kanë mbetur kryesisht lidhur me blerjen e pajisjeve mjekësore të disa spitaleve.

“Zgjatja e propozuar tre-mujore e huasë AF, nga 30 qershor 2025 në 30 shtator 2025, është e nevojshme për të: (a) përfunduar dorëzimin, instalimin dhe trajnimin mbi përdorimin e pajisjeve të mbetura mjekësore në tre spitalet që janë rehabilituar në kuadër të projektit; dhe (b) përfunduar punimet civile në Spitalin Psikiatrik.

Ofrimi i kohës shtesë për dorëzimin e pajisjeve të mbetura mjekësore është kritik për të siguruar funksionalitetin e plotë të Departamentit të Kardiokirurgjisë në QSUT, si dhe të spitaleve të Krujës dhe Lezhës që janë rehabilituar në kuadër të AF-së, duke modernizuar kështu spitalet publike të zgjedhura në përputhje me PDO-në.

Ndërsa ka pasur një marrëveshje të qartë midis Bankës dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) që punimet e rehabilitimit për Departamentet e Psikiatrisë së Urgjencës dhe Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Departamentin Psikiatrik të QSUT, të cilat nuk mund të përfundojnë deri më 30 qershor 2025, do të financohen nga Qeveria me burimet e veta financiare, kjo zgjatje gjithashtu do të ofrojë kohë shtesë për përfundimin e punimeve të mbetura në dy godinat e Departamentit Psikiatrik” thuhet në raportin e fundit ku parashtrohet ristrukturimi.

I njëjti dokument vlerëson se projekti për Përmirësimin e Sistemit Shëndetësor në Shqipëri u miratua më 27 shkurt 2015. Ai përfshin një hua origjinale prej 32.1 milionë EUR (përkatësisht 40 milionë USD), e cila hyri në fuqi më 28 gusht 2015.

Një hua shtesë për financim (AF) prej 25 milionë EUR (përkatësisht 29.5 milionë USD) u miratua më 1 dhjetor 2021 dhe hyri në fuqi më 22 korrik 2022. Qëllimi i rishikuar i Zhvillimit të Projektit (PDO) është të kontribuojë në modernizimin e shërbimeve të zgjedhura spitalore publike dhe të mbështesë rindërtimin e objekteve të zgjedhura mjekësore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Projekti është ristrukturuar katër herë./ Monitor

banka botërore

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë