LIVE UPDATES
Aktualitet

Projektligji për sigurinë kibernetike, AKCESK: Duhen kapacitetet e nevojshme dhe kuadër i ri ligjor në përputhje me direktivat e BE

Këto sulme, si dhe nevoja për forcimin e sigurisë kibernetike, ishin në fokus sot në Komisionin për Çështjet Ligjore.

19 Shkurt 2024, 13:27 Nga M.B
Projektligji për sigurinë kibernetike, AKCESK: Duhen kapacitetet e
Foto ilustruese

TIRANA- Siguria kibernetike është bërë kryefjalë e viteve të fundit, pas sulmeve të shumta mbi platformat e institucioneve publike, që kanë paralizuar punën dhe shërbimet e shumë prej tyre. Së fundmi, grupi i hakerave iraniane “Homeland Justice” sulmoi faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), duke e lënë atë të paaksesueshme për orë. Këto sulme, si dhe nevoja për forcimin e sigurisë kibernetike, ishin në fokus sot në Komisionin për Çështjet Ligjore. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë kërkoi që fokusi të vihet në disa pika të rëndësishme, si ngritja e kapaciteteve të nevojshme për infrastrukturën kritike dhe krijimi i një kuadri ligjorë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë, Igli Tafa, shprehet se shkalla e fuqisë, shpeshtësia dhe ndikimi i incidenteve të sigurisë kibernetike bëjnë gjithnjë e më të nevojshme forcimin e sigurisë kibernetike për të siguruar funksionimin normal të sistemeve dhe rrjeteve të informacionit. “Siguria Kibernetike dhe ngritja e kapaciteteve për infrastrukturën kritike të informacionit është bërë e rëndësishme, pasi teknologjia përshkon çdo aspekt të jetës.” Shkalla e fuqisë, shpeshtësia dhe ndikimi i incidenteve të sigurisë kibernetike janë në rritje, duke përbërë rrezik serioz për sigurinë e rrjeteve të informacionit dhe, rrjedhimisht, për funksionimin e shtetit tonë. Kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të garantuar një siguri të plotë në rrjetet dhe sistemet e informacionit. Për të përgjigjur sulmeve, është domosdoshmëri ngritja e një kuadri bashkëkohor, të përafruar me atë të BE-së, që të sigurojë mekanizma ligjorë për tu përballur me sfidat aktuale dhe ato të ardhshme.

Duhet shtuar kompetencë ligjore në fushën e sigurisë kibernetike, të krihen kapacitete teknike të reja për monitorimin e infrastrukturave dhe simulime për zbuluar boshllëqe dhe dobësi në sistemet tona. Gjithashtu, duhet të zgjerohen dhe forcohen strukturat dhe mekanizmat për të trajtuar dhe menaxhuar incidentet kibernetike. Struktura të reja për të menaxhuar emergjencat kibernetike në nivel kombëtar duhen gjithashtu të pajisen me instrumentet e duhura për zbatimin e kërkesave ligjore lidhur me sigurinë kibernetike. Nevoja për miratimin e një ligji të tillë është e domosdoshme për tre arsye. Së pari, për të forcuar nivelin e sigurisë kibernetike në vend; së dyti, për përmirësimin e kuadrit ligjor në përputhje me Bashkimin Europian; dhe së treti, si detyrim për përmbushjen e objektivave të strategjisë kombëtare dhe planit të veprimit 2020-2025,- shprehet Tafa. Qëllimi i këtij projektligji është të arritur një nivel i lartë i sigurisë kibernetike, duke përcaktuar masat e sigurisë, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve fizikë dhe juridikë, si dhe të inkurajojë bashkëpunimin ndërsjellët në fushën e sigurisë kibernetike.

Sipas një raporti nga “Check Point Research”, sulmet kibernetike janë duke u rritur në gjithë botën, me një rritje prej 38% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Tendenca të ndryshme të sulmeve informatike po konfirmohen njëkohësisht. Fatkeqësisht, pritet që aktiviteti i këtyre sulmeve të vazhdojë të rritet. Përdorimi i teknologjive të Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, e bën mundur për hakerët të gjenerojnë kode dhe email-e të rrezikshme me një ritëm më të shpejtë dhe të automatizuara./ Monitor

siguria kibernetike

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend