Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Parmës, me kërkesë të Prokurorisë, autoritetet kanë vendosur masë sigurie në burg për dy shtetasit shqiptarë, ndërsa një shtetas italian është lënë në arrest shtëpie.
Dy shqiptarë janë mes personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të rëndësishëm antidrogë të zhvilluar nga Guardia di Finanza në Parma, ku hetimet kanë çuar në zbulimin e një trafiku prej të paktën 60 kilogramë kokainë, me vlerë të përllogaritur mbi 4 milionë euro.
Syri ka siguruar videon e operacionit ku janë dhe pamjet e sekuestrimit të pakove me kokainë që u gjetën në makinën e shqiptarit.
Në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Parmës, me kërkesë të Prokurorisë, autoritetet kanë vendosur masë sigurie në burg për dy shtetasit shqiptarë, ndërsa një shtetas italian është lënë në arrest shtëpie.
Të tre rezultojnë banues në provincën e Parmës. Sipas dosjes hetimore, njëri prej shqiptarëve dyshohet se kishte rol qendror në transportimin e lëndës narkotike në disa rajone të Italisë. Ai, sipas hetuesve, kryente udhëtime të shpeshta me automjet, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme kokaine në veri dhe qendër të vendit. Në disa raste udhëtonte i shoqëruar nga partnerja italiane, me qëllim shmangien e dyshimeve gjatë kontrolleve rrugore.
Hetimi kishte nisur pas një kontrolli të zhvilluar në muajin prill të vitit të kaluar, kur u sekuestruan 8.4 kilogramë kokainë dhe 41 mijë euro cash, të fshehura në një hapësirë të posaçme të krijuar brenda automjetit të drejtuar nga njëri prej të dyshuarve shqiptarë.
Nga verifikimet e mëtejshme, Guardia di Finanza ka rindërtuar një aktivitet të gjerë trafiku droge, që sipas autoriteteve përfshin të paktën 60 kilogramë kokainë të shpërndarë në rajone të ndryshme, përfshirë Emilia Romagna, Lombardia, Piemonte, Veneto, Toscana, Liguria, Marche, Abruzzo dhe Umbria.
Droga e hedhur në treg do të kishte sjellë fitime mbi 4 milionë euro, ndërsa vetëm sasia e sekuestruar prej 8.4 kilogramësh do të sillte rreth 580 mijë euro.
Hetuesit bëjnë të ditur se të dyshuarit përdornin telefona të koduar dhe komunikim me terma të maskuar për të identifikuar lëndën narkotike, duke përdorur fjalë si “proshuta”, “birra”, “pulat” dhe “bukë”. Në të njëjtin operacion është dokumentuar edhe aktiviteti i shtetasit tjetër shqiptar, i cili dyshohet për shpërndarje me pakicë të kokainës në zonën e Parmës. Gjatë hetimit janë regjistruar rreth 300 episode shitjeje dhe mbi 400 gramë kokainë të shpërndarë tek konsumatorë të ndryshëm.
Në procedim penal janë përfshirë edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, të hetuar për pastrim parash, pasi dyshohet se kanë transferuar pjesë të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.
Autoritetet italiane sqarojnë se hetimet janë ende në vijim dhe se për të gjithë personat e përfshirë vlen parimi i prezumimit të pafajësisë deri në përfundimin e procesit gjyqësor./Syri.net
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranë ka marrë vendim për dhënien e ndihmës së menjëhershme financiare për...
Alban Hekurani Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 21 prill, në Velletri, në periferi të Rom...
Foto ilustruse VLORA- Prokuroria ka nisur hetimet për 9 personat të cilët u përfshinë pasditen e djeshme në sherrin me thika ...
Foto ilustruse KOSOVA- Ka rënë për 3 centë çmimi i naftës, krahasuar me të martën. Çmimi i naftës sot...
AMP TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin ndaj 'Call Center-ve' ditën e sotme në Tiranë. Burim...
TIRANË- Dosja.al, ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me aksionin ndaj 'Call Center-ve' ditën e sotme në Tiranë. Burime nga ak...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga aksioni i ndërmarrë ditën e sotme nga Prokuroria e Posaçme në Tiran&e...
TIRANË- Në kuadër të operacionit të koduar “Ghost Call”, i finalizuar nga Policia e Shtetit pas një hetimi 2-vje&cce...
TIRANË- Dosja hetimore e AKSHI-t zbulon se pas kërcënimeve të Ermal Beqirit ndaj shoqërisë AESS shpk të shqiptaro...
One Albania HUNGARI- Aksionet e kompanisë 4iG kanë humbur mbi 32 për qind të vlerës së tyre brenda një muaji të vet...