LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse mungojnë sipërmarrëset e reja te VIP-at

40% e kompanive në listën e sipërmarrëseve më të mëdha femra, që kanë të paktën një aksionere femër, janë krijuar para dy dekadash ose më shumë.

30 Qershor 2024, 08:01 Nga M.B
Pse mungojnë sipërmarrëset e reja te VIP-at
Foto ilustruese

TIRANA- Ndërsa vite më parë ishte e vështirë për një femër sipërmarrëse të niste një biznes që gjeneron miliona të ardhura, tashmë është thjesht e pamundur. 40% e kompanive në listën e sipërmarrëseve më të mëdha femra, që kanë të paktën një aksionere femër, janë krijuar para dy dekadash ose më shumë. Mosha mesatare e 76 femrave që rezultojnë në pronësi të plotë ose të pjesshme në listën e 500 sipërmarrjeve private më të mëdha në vend sipas xhiros vjetore të vitit 2022 është 49 vjeç, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”.

75% e aksionereve në listë janë të moshës mbi 40 vjeç. Grupmosha që dominon është 50-59 vjeç, që zë 30% të totalit të aksionereve femra. Vetëm 9% janë më pak sesa 30 vjeç. Të gjitha sipërmarrëset nën 30 vjeç i kanë aksionet e trashëguara nga familja. Pse është kaq e vështirë për një femër të administrojë një biznes të madh në Shqipëri?

“Gratë në karrierë dhe biznes përballen me sfida të mëdha në nivel lokal dhe global: studime të shumta flasin për aksesin e ulët të gruas në financa krahasuar me meshkujt, mungesën e përkrahjes institucionale, diskriminimin gjinor, ndërsa në rrethe, sfidat e gruas janë edhe më komplekse”, thotë Antonela Hako”, – presidente e Dhoma Ekonomike e Gruas.

“Sfidat nuk janë armiku juaj – armiku juaj është dështimi për të marrë në kontroll mendësitë për adresimin e sfidave apo të mësuarin prej tyre.

Çdo sfidë mban farën e arritjes së radhës; çdo kufizim është një ftesë ose një hapje për të menduar në mënyrë krijuese për një zgjidhje të re dhe për të forcuar vullnetin tuaj për ta realizuar atë”, këshillon Albana Vrioni, drejtuese e “Woman on Board”.

Zonja Hako nga Dhoma Ekonomike e gruas sugjeron krijimin e politikave të veçanta për të mbështetur të rinjtë, duke përdorur skema për nxitjen e startup-eve, apo duke i subvencionuar ose duke përjashtuar nga taksat me qëllim kontributin e tyre në vend, shmangien e emigrimit dhe shtimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Në veçanti ajo propozon krijimin e fondeve stimuluese për gratë fillestare në biznes, si dhe të ndahet buxhet nga kategoria e subvencioneve për stimulimin e grave sipërmarrëse.

“Shteti në bashkëpunim me donatorë dhe shoqata të huaja e vendase duhet të organizojë fushata për promovimin e grave sipërmarrëse”.

“Kur një grua arrin sukses si sipërmarrëse, ajo zhvillon familjen dhe komunitetin e saj, ndërkohë që ndihmon në diversifikimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbështeten gratë në biznes, të promovohet barazia në vendin e punës dhe të sfidohen stereotipat gjinorë”, pohon Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri.

“Mjedisi për të bërë biznes dhe për të qenë një sipërmarrëse e suksesshme ka ndryshuar 360 gradë. Edhe kushtet për të nisur një aktivitet janë bërë më të thjeshta.

Shoqëria ka përparuar dhe nuk ka ndasi mes grave dhe burrave”, thekson Kristina Papa, CEO e “Intercom”, distributori kryesor i kompanisë së telefonisë celulare ONE, që e ka nisur aktivitetin në vitin 2001 dhe është aksionere e vetme.

Por, ajo shton se edhe pse mjedisi i të bërit biznes është përmirësuar ndjeshëm dhe një grua e ka më të lehtë të jetë sipërmarrëse e suksesshme, sot nuk ofrohen shumë stereotipa për fuqizimin e saj.

“Me pasion, punë, disiplinë dhe me sakrificë gjithçka është e mundur. Nuk ka ashensor që të çon drejt suksesit, përveç shkallëve që në fakt janë të lodhshme, por të pashmangshme”, thotë Vojsava Bardhi, bashkë themeluese e agjencisë “Sava Tours” .

“Rajoni ynë ka një brez të shkëlqyer të vajzave të reja, niveli i arsimimit të të cilave është dukshëm më i lartë se në gjeneratat e mëparshme.

Njohja e potencialit të tyre dhe dhënia e mundësive financiare për të mbështetur punësimin apo nismat e tyre në sipërmarrje, mund të jetë, e them pa drojë, çelësi për të transformuar rajonin tonë”, thotë Majlinda Bregu nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, me seli në Sarajevë./ Monitor

sipermarrje

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit