Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
gjarja ka marrë përmasa politike, me figura të njohura të opozitës që e akuzojnë se ka qenë i përfshirë në manipulimin e votave të emigrantëve për zgjedhjet e 11 maji.
ITALIA- Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private DHL në Firence të Italisë. Ngjarja ka marrë përmasa politike, me figura të njohura të opozitës që e akuzojnë se ka qenë i përfshirë në manipulimin e votave të emigrantëve për zgjedhjet e 11 maji.
Në një intervistë për emisionin investigativ “Fiks Fare”, Patozi deklaroi se gjithçka nisi kur publikoi në profilin e tij personal në Facebook një foto me disa fletë votimi në dorë. Ai thekson se fotografia ishte bërë në ambientet e punës, të cilat janë të pajisura me kamera sigurie dhe nuk kishte asnjë qëllim të keq pas postimit.
“Unë nuk i kam hapur fletët e votimit, as nuk kam pasur mundësi ta bëj këtë. Unë punoj si shpërndarës dhe fletët e votimit i merrte një koleg tjetër për t’i çuar në banesat e emigrantëve. Ato plotësoheshin nga qytetarët dhe mblidheshin më pas,” tha Patozi.
Ai shton se fakti që kishte postuar më herët foto me figura të Partisë Socialiste, si Erion Braçe dhe Taulant Balla, ka bërë që të etiketohet si “patronazhist” dhe mbështetës i qeverisë.
Pas publikimit të fotos, figura të njohura të opozitës, si Jozefina Topalli, Flamur Noka dhe Sali Berisha, reaguan publikisht duke e akuzuar Patozin se ishte pjesë e një skeme për manipulimin e votave të emigrantëve. Sali Berisha, gjatë një dalje publike, e quajti Patozin patronazhist dhe publikoi pamje nga profili i tij personal në Facebook, duke shfaqur edhe foto të vajzës dhe bashkëshortes së Patozit.
Ndërkohë, në rrjetet sociale, adresës së tij personale i janë drejtuar komente denigruese dhe kërcënuese, përfshirë shprehjen: “Je i mbaruar o legen!”
Patozi shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë dhe thotë se hetimi nga SPAK është i mirëpritur. “Jam i hapur të hetohem, sepse edhe fletën time të votimit ma ka sjellë postieri dhe po ai e ka marrë. Por nuk kuptoj pse duhet të bëhet publike familja ime. Pse duhet të më kërcënojnë në Facebook?”shprehet ai për “Fiks Fare”.
Kjo situatë përveç akuzave të shumta e kërcënimeve i ka sjell edhe një tjetër problematik atë të rrezikimit të pushimit nga puna.” Kam 6 vite në këtë punë dhe nuk kam marrë asnjë vërejtje” përfundon Patozi.
Çështja është tashmë në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila ka nisur hetimet për procesin e votimit të emigrantëve. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare që lidh emrin e Sinan Patozit me ndonjë veprimtari të paligjshme, ndërsa institucionet përgjegjëse për zgjedhjet nuk kanë komentuar rastin konkret./ Top Channel
Foto ilustruese DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, n...
foto ilustruese TIRANË- Në hetimet për gjetjen e autorëve që ekzekutuan Pjetër Kazën në oborrin e shtëpis&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Të shtunën në mbrëmje do të luhet në Tiranë ndeshja Shqipëri-Serbie vlefshme për ...
foto ilustruese TIRANË- Në emisionin “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, dëshmitë e zbardhura ...
Foto ilustruese BALLKAN- Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore d...
Pjetër Kaza TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, ka sjellë detaje të reja nga vrasja...
Ermal Onuzi TIRANË- Komandanti i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i tij. Onuzi u emë...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka arrestuar sot autorin e plagosjes së kamarierit 15-vjeçar në një piceri në rrug&eu...
Foto nga stërvitja TIRANA- Ambasada e SHBA-ve ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se ushtarë të Ushtris...
pamje nga aksidenti ELBASAN- Detaje të reja janë në lidhje me aksidentin e trefishtë në Elbasan. Sipas policisë, aksidenti r...