Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përmes një udhëzimi të ri, janë përcaktuar të gjitha kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe protokollet e monitorimit, ku kostot e trajtimit do të mbulohen nga fondet publike.

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka rregulluar për herë të parë me ligj trajtimin shëndetësor publik për personat transgjinorë në Shqipëri, duke mundësuar ofrimin e terapisë hormonale në QSUT. Përmes një udhëzimi të ri, janë përcaktuar të gjitha kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe protokollet e monitorimit, ku kostot e trajtimit do të mbulohen nga fondet publike.
Ky shërbim do të jetë i disponueshëm për të rriturit dhe për adoleshentët mbi 16 vjeç, nëse ka një vlerësim pozitiv nga mjekët specialistë dhe miratimin e familjes. Ky vendim vjen si një zgjidhje ndaj situatës së deritanishme, ku për shkak të mungesës së kujdesit institucional dhe kuadrit ligjor, shumë transgjinorë shqiptarë detyroheshin ta merrnin këtë terapi jashtë vendit ose në mënyrë informale nëpër farmaci, duke u përballur me kosto të larta dhe rreziqe serioze për shëndetin nga mungesa e monitorimit mjekësor.
Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, i miratuar më 28 prill dhe i firmosur nga zv.ministrja Eugena Tomnini, synon të zgjidhë këtë problematikë duke u mundësuar individëve transgjinorë përshtatjen e trupit me identitetin e tyre gjinor përmes terapisë hormonale.
Sa i përket kufirit moshore, udhëzimi përcakton se trajtimi standard mund të nisë në moshën 16-vjeçare, ndërsa në raste specifike dhe vetëm pas një vlerësimi rreptësisht të specializuar, ai mund të konsiderohet që nga mosha 14 vjeç.
“Koha varet nga pjekuria njohëse e adoleshentit dhe aftësia e tij për të kuptuar dhe pranuar efektet potencialisht të pakthyeshme të trajtimit. Vlerësimi i kësaj është kompleks dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të adoleshentit, familjes së tij dhe ekipit të trajtimit. Duhet gjithashtu të merren parasysh ndikimet e mundshme të trajtimit në shëndetin dhe funksionimin social të fëmijës”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë./Dosja.al

Spitali i Traumës TIRANË- Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë...
Hotel 'Oasis' dhe ambientet ku ishte ndërtuar 'Copacabana' SARANDA- Gjykata e Sarandës ka ndyshuar mastat e sigurisë për Kristofor...
TIRANË- Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, sh...
Foto ilustruse DELVINA- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Kardhiq-Delvinë. Dy automjete janë p...
Eraldo Fizi dhe Xhuana Nikillaj TIRANË- AMP ka nisur hetimet për komisariatin nr.2, pas vdeksjes së 25-vjeçares Xhuana...
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për producentin Petri Bozo për aksidentin...
Pamje KRUJË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe aktivisti Aulon Kalaja ka bërë një denoncim lidhur me situ...
Foto ilustruse Zbardhet dëshmia e dy biznesmenëve nga Lezhë, Paulin Nikolli dhe Luigj Frangaj, të cilët kanë takuar në S...
Cllevio TIRANË- Këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me nofkën “Cllevio” ka deklaruar se ai lëviz me ma...
Foto ilustruse ANGLI- Pesë persona mes tyre dy shqiptarë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi tentuan të transp...