55 ditë revoltë/ Qytetarët sërish në Bulevard për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon Revolucion
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
Dita e 55-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin ‘Skënderbej’ 24 Korrik, 19:30 ...
"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në...
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel 24 Korrik, 11:03 ...
Vrasja dhe pengmarrja në Roskovec, niset RENEA nga Tirana, Refit Buzi i armatosur 24 Korrik, 09:50 Vrau ish-vjehrrin dhe ...
Nënë File ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me praninë e saj në protestën para Parlamentit. Ajo bën me dije se nuk kishte shkuar për të protestuar, por ishte duke shoqëruar djalin e saj në terapi, i cili është me spektrin autik.

TIRANË- Incidenti i një dite më parë pranë Kuvendit gjatë protestës, i shoqëruar me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për File Bulkun dhe djalin e saj, Endin, i cili është në spektrin e autizmit, ka nxitur një valë të gjerë solidariteti në mbështetje të familjes. Një fushatë në platformën GoFundMe ka arritur të mbledhë deri më tani rreth 150 mijë dollarë.
Nënë File ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me praninë e saj në protestën para Parlamentit. Ajo bën me dije se nuk kishte shkuar për të protestuar, por ishte duke shoqëruar djalin e saj në terapi, i cili është me spektrin autik. Nënë File i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të përballet drejtpërdrejt me të për deklaratat e tij, ndërkohë thotë se djalit i hodhën ujë me piper në protestën para Kuvendit.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, sulmoi protestuesit, duke iu referuar si korbat, që e kishin marrë nënë Filen te Parlamenti për ta kthyer në viktimën e policisë. Kryeministri e quajti nënë e dhunuar nga policia, në të përdhunuar nga organizatorët e protestës. Ndërkohë që për të minimizuar dhunën që nënë Filja dhe djali i saj kishin pësuar, Rama me mburrje u shpreh se qeveria ka dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre.
Ndërkohë, organizata jofitimprurëse “Brandon Forever 22 Legacy” ka nisur një fushatë humanitare për të ndihmuar File Bulkun dhe djalin e saj. Sipas organizatorëve, familja jeton në kushte të vështira dhe banesa e tyre ka nevojë për rikonstruksion urgjent. Fillimisht fushata synonte të mblidhte 85 mijë dollarë për rehabilitimin e banesës dhe mbulimin e trajtimit e kujdesit për Endin, por kontributet kanë tejkaluar objektivin, duke arritur deri tani në rreth 150 mijë dollarë.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të kontribuojnë sipas mundësive, duke theksuar se fondet do të përdoren për të përmirësuar kushtet e jetesës së familjes dhe për të garantuar mbështetjen e nevojshme për djalin me spektër autik./Dosja.al
Pamje TIRANE- Aktivistja Sidorela Vatnikaj, gjatë fjalës së saj përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 5...
TIRANË- Një qytetar kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama, duke ngritur akuza edhe për korrupsion. Gjatë f...
Pamje TIRANE- Protesta para Kryeministrisë vijoi edhe sot, në ditën e 55-të radhazi, ku qytetarë dhe aktivistë përsë...
TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në ditën e 55-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestues...
Protestuesi TIRANE- Një protestues gjatë tubimit në Tiranë ka kundërshtuar ashpër 'Paketën e Maleve', duke e cil&eu...
Protesta ne Tiranë TIRANE- Protestuesit kanë nisur marshimin për tu zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, duke vijuar t...
Protestuesi TIRANE- Një protestues gjatë ditës së 55-të të protestës në Tiranë ka akuzuar kryeministrin Edi Ra...
TIRANË- Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë në ditën e 55-të, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur së...
ROSKOVEC- Belere Plaka, gruaja e cila u plagos nga ish-dhëndri i saj, Refit Buzi, ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Fatkeq&...
TIRANË- A po përgatit qeveria terrenin për një sprint të fundit investimesh, përpara se të detyrohet të mbyllë dy...