Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në njoftimin zyrtar, AKU shprehet se, refuzimi i saj nga subjektet përpunuese përbën jo vetëm të drejtë, por edhe detyrim ligjor, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se qumështi që rezulton me përmbajtje aflatoksine M1, mbi kufirin i përcaktuar në legjislacionin e Bashkimit Europian, konsiderohet i pasigurt. Në njoftimin zyrtar, AKU shprehet se, refuzimi i saj nga subjektet përpunuese përbën jo vetëm të drejtë, por edhe detyrim ligjor, në funksion të mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
Vetëm disa ditë më parë, përmbajtja e aflatoksinës tek qumështi i disa fermave, në zonën e Lushnjës, ka rikthyer në vëmendje çështjen e sigurisë ushqimore. Pas kësaj, subjekte të mëdha morën vendimin për ta ndaluar menjëherë grumbullimin dhe përpunimin e kësaj mase qumështi, e cila përbën rrezik për shëndetin e konsumatorit. Ndërkohë, industria e përpunimit të qumështit është e detyruar të kryejë kontrolle rigoroze për antibiotikët dhe nivelin e qelizave somatike, indikatorë kyç të cilësisë dhe sigurisë së produktit.
“Në bazë të nenit 10 të Ligjit Nr. 9863, datë 28.01.2008 "Për Ushqimin", i ndryshuar, ushqimi konsiderohet i pasigurt kur është i dëmshëm për shendetin e njeriut dhe, si i tillë, nuk lejohet të nxirret në treg apo të përdoret për përpunim. Neni 24 i po këtij ligji parashikon detyrimin e operatorit të biznesit ushqimor që, në rast se konstaton se një ushqim ose lëndë e parë nuk është në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore, të ndërmarrë menjëherë masat për refuzimin, bllokimin dhe njoftimin e autoritetit kompetent. AKU vlerëson angazhimin e industrisë së përpunimit të qumeshtit për zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore", thuhet në njoftimin e AKU-së./Dosja.al
Foto Ilustruese Shqipëria renditet ndër vendet me tkurrjen më të shpejtë të popullsisë si pasojë e lindshmëri...
Foto nga malli i dyqanit TIRANË- Një 29-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se, kryente biznes dike shitur mallra me log...
Kostandin Nishku GREQI- Policia ka arrestuar 59-vjeçari Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., i dënuar me ...
Elvis Doçi TURQI- Vëllai i Visit të Pojës, Elvis Doçi, Bledar Doçi është arrestuar ditën e sotme n&...
Foto ilustruse DURRËS- Drejtoresha e Tatim Taksave të Durrësit, Ina Bella është larguar nga detyra ditën e sotme. Bëhet ...
Foto ilustruse DIBRA- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka ka dhënë ditën e sotme dorëheqje...
Foto ilustruse TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcaktuar kuotat për Shkollën e Magjistraturës për vitin ...
Foto ilustruse LEZHA- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Milot-Morinë. Tre automjete janë përplasur me nj&e...
Foto ilustruse FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar në qytetin e Fierit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi&nb...
Foto ilustruse BULQIZË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 58-vjeçar në Bulqizë. Ai u arrestua nga forcat blu, pas...