LIVE UPDATES
Aktualitet

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Bizneset eksportuese kanë sulmuar Bankën e Shqipërisë se po saboton ekonominë kombëtare, jo vetëm duke mos ndërhyrë për të stabilizuar kursin e këmbimit, por edhe duke mos bërë transparencë me atë që ka ndodhur.

25 Korrik 2023, 09:49 Nga A.B
Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë
Perfaqesuesit

TIRANË- Bizneset eksportuese kanë akuzuar Bankën e Shqipërisë se po saboton ekonominë kombëtare duke mos ndërhyrë për stabilizimin e kursit por edhe duke mos bërë transparencë. Në një konferencë për mediat, ata kanë paralajmëruar falimente dhe pasoja të rënda në ekonominë e vendit dhe janë treguar mjaft të ashpër në gjuhën ndaj institucioneve, teksa shtuan se bizneset prodhuese dhe eksportuese janë në limitet e ekzistencës së tyre.

Tashmë pasojat tepër të renda nga mbiçmimi I lekut me kursin e këmbimit po shfaqin efektet e para. Në tërësi në ekonomi, humbje dyshifrore prej disa muajsh radhazi po japin efekte drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve, që të ardhurat I kanë nga remitancat, jo pak nga ata që I kanë kredi për shtëpi në euro”, tha Alban Zusi, nga Shoqata e Eksportuesve.

Ai shtoi se specifikisht për bizneset eksportuese është i garantuar falimenti. Po ashtu, ata thonë se Banka e Shqipërisë ka refuzuar për të bërë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valutor.

“Gjatë kësaj periudhe bizneset, sidomos ato eksportuese kanë ndjekur rrugën institucionale për të adresuar rreziqet me aktorët institucionalë për zgjidhjet. Por është fakt që nuk ka pasur një progres, ndërsa regresi I kompanive eksportuese deri në faliment është realitet që përkeqësohet përditë. Deklaroj se është konstatuar se mjerisht ekspertë, këshilltarë ekonomikë të institucioneve qendrore e publike në të cilët është diskutuar katastrofa ekonomike për shkak të mbiçmimit të pakontrolluar dhe pashpjegueshëm të lekut nuk kanë vetëdije tëplotë mbi rëndësinë e situatës dhe dimensionet e pasojave ekonomike dhe sociale që mund të prodhojë ende në vijim kjo situatë.

Këto stafe që këshillojnë ekonominë është fakt që efektivisht po e çkëshillojnë atë, për shkak të mos njohjes së ekonomisë reale, por edhe papërgjegjshmërisë që ato kanë. Banka e Shqipërisë jo vetëm që nuk ka treguar ndonjë rol për të stabilizuar tregun e këmbimit valutor por ka refuzuar për të bërë transparencë për përmbushjen e detyrave ligjore që ka lidhur me ecurinë e këmbimit valutor për të shpjeguar me statistika e të dhëna të kuptueshme se çfarë ka ndodhur që po mbiçmohet monedha vendase ne Shqipëri ndryshe nga kudo në Europë, çfarë projeksioni dhe perspektivë ka kjo çështje.

Nuk ka asnjë shpjegim zyrtar nga banka e Shqipërisë. Bizneset eksportuese të parat, por edhe të gjitha bizneset e tjera dhe qytetarët ushtrojnë aktivitet ekonomik dhe financiar në ambient të pasigurt. Pas disa takimeve të pafrytshme me institucionet , jemi këtu sot për të deklaruar publikisht se bizneset eksportuese por edhe ato prodhuese janë në limitet e rezistencës ekonomike e financiare të tyre. Po ashtu janë prodhuar dëme, pasojat e të cilave do të ndihen në muajt në vijim, por nëse zgjidhja e situatës nuk do të bëhet menjëherë pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale do të jeën shumë të renda dhe buxheti I shtetit dhe ekonomia në tërësi do të ballafaqohet për ti kompensuar me buxhete shumë të të larta se sa ato që kërkon zgjidhja të menjëhershme”, tha Zusi.

Më tej, gjatë konferencës, një prej përfaqësuesve të tjerë, deklaroi se nga kursi i këmbimit kanë humbur 9 milionë euro. Më tej, ai paralajmëroi se nëse nuk merren masa do të ngrihen në protesta. 

'Humbja është 9 milionë euro vetëm nga kursi i këmbimit. Jemi në fazë të keqe, kërkojmë uljen dhe bisedimin me qeverinë. Pas zgjedhjeve nuk ka një reagim të duhur. Ne nuk kemi ardhur këtu për ta politizuar. Të gjithë bizneset eksportues, ne i bëjmë thirrje qeverisë që në rast se nuk caktohet një normë fikse, do kërkojmë dhe do zbresim para kryeministrisë në një protestë për të kërkuar që duhet ulur e për të mos na lënë në dorën e rënies së lirë'- tha ai.

Euro ka shënuar një rënie të ndjeshme vitet e fundit, por më e fortë ka qenë tkurrja këtë vit. Aktualisht një euro këmbehet afër nivelit të 100 lekëve, që është niveli historik më i ulët që kur euro doli si monedhë fizike në vitin 2002. Në krahasim me fillimin e vitit, kur këmbehej me 117.5 lekë euro ka rënë me 14.4%./Dosja.al

renia e euros

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen