Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Shqipëria është një shembull se si vendet me prodhim më të lartë të energjisë së rinovueshme janë mbrojtur nga rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë elektrike që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt.
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka çuar çmimet në nivele rekord, mbrojtja e Shqipërisë po vjen nga malet në veri të vendit. Lumi Drin, i fryrë nga shirat e dimrit dhe shkrirja e borës, po shërben si një mburojë natyrore.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Shqipëria është një shembull se si vendet me prodhim më të lartë të energjisë së rinovueshme janë mbrojtur nga rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë elektrike që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt.
Ekspertët e shohin këtë si një trashëgimi që duhet mbrojtur. Gjergji Simaku ekspert energjie dhe ish-zv.ministër i Energjisë shprehet për “Reuters” se e ardhmja e energjisë duhet parë të energjia e rinovueshme.
“Unë e shoh të ardhmen e Shqipërisë te burimet e rinovueshme. Ne duhet të zhvillohemi në këtë mënyrë, vetëm përmes burimeve të rinovueshme, sepse ka shumë përfitime, rritim sigurinë e furnizimit dhe, mbi të gjitha, reduktojmë koston e prodhimit të energjisë elektrike, ndërkohë që pjesa tjetër e botës është e ekspozuar ndaj rritjes së kostove për shkak të krizës me Iranin”, tha eksperti Gjergji Simaku.
Ministria e Energjisë, në një deklaratë për Reuters thotë se mbështetja e madhe e Shqipërisë te energjia e rinovueshme ka luajtur një rol vendimtar në zbutjen e efekteve më të rënda të krizës, dhe pothuajse 90% e prodhimit vendas vjen nga hidrocentralet dhe 10% nga impiantet fotovoltaike, si ai i Karavastasë.
Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të fosileve si vendet që varen nga gazi ose qymyri.
Por, medalja ka edhe një anë tjetër. Kur nevojat rriten, vendi detyrohet të importojë energji të shtrenjtë fosile ose të mbështetet te projektet e debatueshme, siç janë anijet prodhuese të energjisë në Vlorë, por ato kanë hasur në rezistencën e fortë të banorëve vendas.
“Ne protestuam sepse nuk ishim dakord me ato anije në portin tonë. Kostoja e prodhimit ishte e lartë dhe ndotja që ato shkaktonin ishte e papranueshme për qytetin”, tha Vangjel Dako, një banor i Vlorës.
Analistët ndërkombëtarë thonë se energjia e rinovueshme ka shpëtuar Shqipërinë nga ‘gropa’ ku ranë Gjermania apo Italia, por varësia e plotë nga moti mbetet pika më e dobët në afatgjatë nëse nëse vjen një vit i thatë.
Ky shqetësim ngrihet edhe në Planin Kombëtar të Përshtatjes 2026-2036, ku sektori i Energjisë, mban 20% të totalit të faturës financiare të përshtatjes ndaj klimës, me një vlerë prej 1.9 miliardë dollarë, nga 9.8 miliardë dollarë që duhet të investojë Shqipëria në total për të përballuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
Ky sektor mbetet jetik për sigurinë kombëtare, duke pasur parasysh varësinë tonë nga burimet ujore.
INVESTIMET PËR PERSHTATJEN NDAJ KLIMËS
TOTALI 9.8 MILIARDE USD
ENERGJIA 1.9 MILIARDE USD./Dosja.al
Policia e Shtetit TIRANË- Ndryshume të tjera janë bërë tek Policia e Shtetit ku janë bërë emërime të...
Jetmir Pepa dhe familjarët e tij mundën të investonin dhe të fshihnin në Shqipëri, dhjetra biznese, që sipas një p&eum...
Foto ilustruse Grupi kriminal i Jetmir Pepës përbëhej nga vëllezërit, Jetmir Pepa, Aleks Pepa dhe Urim Pepa të cilët tra...
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, publikoi këtë të martë...
rustem gjata TIRANË- Sot është ndarë nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Rustem Gjata...
Pamje nga vendngjarja GREQI- Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në një stallë lopësh ...
Foto ilustruse GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në...
Makina TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Lezhë, ku mbetën të vrarë bashk&eum...
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar tre persona, të cilët u mor&e...
Foto ilustruse FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në qytetin e Fierit, pasi ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor n&eum...