5 Nëntor 2023, 11:43
Nga r.ll
foto e armeve
DURRËS- Armë zjarri, municion luftarak dhe drogë është sekuestruar nga policia në Durrës. Sipas njoftimit të policisë, poseduesi i tyre, Ardian Llana ishte arrestuar më 22 tetor në Durrës për marrëdhënie seksuale me të mitura. Mësohet se Llana ishte i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, për plagosje të rëndë dhe për dhunë në familje.
Nga informacionet se ky shtetas kishte fshehur në një banesë tjetër, armë, municion luftarak dhe drogë, shërbimet policore kryen kontrolle në banesën e motrës e tij. Në banesën e 64-vjeçares u gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike heroinë dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, në doza.
Policia nisi procedimi në gjendje të lirë për 64-vjeçaren për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, drogë dhe sende që shërbenin për ndarjen e drogës, në doza, me qëllim shitjen.
Poseduesi i sendeve të kundërligjshme, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve, për plagosje të rëndë dhe për dhunë në familje.
Ky shtetas është arrestuar nga Policia e Durresit, më datë 22 tetor, për marrëdhënie seksuale me të mitura.
Specialistët e strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe ata të Komisariatit të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas i arrestuar më parë nga Policia e Durrësit, kishte fshehur në një banesë tjetër, armë, municion luftarak dhe drogë, organizuan punën për lokalizimin e kësaj banese dhe për kontrollimin e saj.
Shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e motrës së shtetasit A. Ll. (të arrestuar më parë, për marrëdhënie seksuale me të mitura), shtetases M. D., në lagjen nr. 18.
Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike heroinë dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, sende të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin A. Ll., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 64 vjeçe, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
ardian llana
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 11:32
A.B
Ambulanca
GREQI- Një shqiptar është gjetur pa shenja jete në një dhomë hoteli në Chaina. 43-vjeçari, ësht&eu...
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 11:22
r.ll
foto nga lezha
LEZHË-Në Lezhë situata e krijuar nga moti i keq është drejt përmirësimit. Që prej mbrëmjes s&eu...
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 11:20
A.B
Kompania One
TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka gjobitur me 10 milionë lekë kompaninë 'One Albania'. S...
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 10:54
A.B
Policia
TIRANË- Tetë të rinj, janë vënë në pranga nga policia gjatë fundjavës, pasi akuzohen se shisnin drog&e...
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 10:19
A.B
Vladimir Prifti
TIRANË- Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare regjisori i njohur Vladimir Prifti. Lajmin e ka bër&eum...
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 10:12
A.B
Elmir Tufa
FIER- I prangosur dhe me masa të shtuara sigurie, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, Elmir Tufa, i akuzuar për vra...
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 10:06
A.B
Policia
GJERMANI- Katër shqiptarë janë vënë në pranga nga policia gjermane. Policia konfiskoi rreth 8 kilogramë drog&eum...
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 09:46
A.B
Policia
BERAT- Arrestohet Andrea Ajasllari në Berat. 48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Ita...
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 09:12
A.B
Pika kufitare
KUKËS- Një 55-vjeçare është vënë në pranga të policisë kufitare të Kapshticës, ...
Aktualitet
5 Nëntor 2023, 08:10
A.B
Aksidenti
DIMAL- Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes. Automjeti tip Furoristradë ML, me targa AB 040 CM ka dal...