LIVE UPDATES
Aktualitet

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit është shkëputur nga pjesa tjetër e Shqipërisë! Qeveria flet për një fenomen natyror

Ajo që nisi si një çarje e asfaltit përfundoi me fundosjen totale të trasesë së rrugës dhe të urës. Rrëshqitja e dheut vijon të jetë aktive, duke dëmtuar edhe segmentin e ri të Korridorit VIII, që po ndërtohet paralelisht me aksin aktual.

24 Shkurt 2026, 22:30 Nga E. D

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit

Qindra kamionë me mallra të bllokuar në doganën e Qafë Thanës. Studentë që presin të kthehen në Tiranë. Qytetarë që nuk arrijnë dot në punë. Nga shembja e shkatuar prej rrëshqitjejeve masive të dheut në aksin kombëtar Librazhd - Pogradec, në zonën e njohur si "Arrat e Gurrës” u dëmtuan linja hekurudhore dhe linjat e energjisë elektrike. Qeveria flet për një fenomen natyror. Ambientalistet për "masakër mjedisore” në lumin Shkumbin.

Rrëshqitja mbetet aktive

Ajo që nisi si një çarje e asfaltit përfundoi me fundosjen totale të trasesë së rrugës dhe të urës. Rrëshqitja e dheut vijon të jetë aktive, duke dëmtuar edhe segmentin e ri të Korridorit VIII, që po ndërtohet paralelisht me aksin aktual.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se segmenti do të jetë i bllokuar deri në një rivlerësim të plotë gjeologjik dhe teknik, pasi "terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje”.

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit

Izolimi i juglindjes ka shkaktuar vonesa në transportin e mallrave dhe në lëvizjen e qytetarëve, në një nga korridoret më të rëndësishme tregtare të vendit.

Qarkullimi është devijuar në akse alternative për automjetet e lehta, ndërsa për mjetet e tonazhit të rëndë kalimi duhet të bëhet përmes Maqedonisë së Veriut, me rikthim në territorin shqiptar përmes Rrugës së Arbrit.

Rama: Zero lidhje me përgjegjësi teknike

Kryeministri Edi Rama e cilësoi ngjarjen si fenomen natyror dhe si "një ligësi të madhe për t'ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri”.

"Zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse” - u shpreh Rama.

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit

Ndërkohë që në terren vijojnë punimet dhe rivlerësimi, Rama udhëtoi mesditën e së hënës drejt Korçës me helikopter të Forcave të Armatosura. Lëvizja ngjalli reagime nga opozita dhe në rrjetet sociale, në një moment kur qindra qytetarë dhe transportues janë të bllokuar nga shembja e aksit.

Rama mohoi që përdorimi i helikopterit kishte lidhje me situatën. Sipas tij udhëtimi ishte planifikuar më herët për të shoqëruar në Korçë dhe në Vlorë një grup investitorësh ndërkombëtarë në fushën e arsimit të lartë.

Organizatat mjedisore: "Masakër mjedisore në Shkumbin”

Në zonën ku ndodhi rrëshqitja, prej dy vitesh vijojnë punimet për ndërtimin e dy tuneleve me një gjatësi prej 1.1 km, si pjesë e Korridorit VIII. Projekti përfshin ndërhyrje pranë shtratit të lumit Shkumbin, një element që organizatat mjedisore e kanë denoncuar edhe më herët.

Në një letër të përbashkët dërguar Kryeministrit Edi Rama, ministrit të Mjedisit Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujoredhe monitorimin mjedisor, 26 organizata kombëtare dhe lokale kërkojnë masa urgjente për respektimin e standardeve mjedisore.

Shembja e rrugës/ DW: Prej katër ditësh juglindja e vendit

"Punimet kanë ndryshuar morfologjinë natyrore të lumit, kanë ulur shtratin dhe kanë rritur dinamikën e rrjedhës, duke destabilizuar brigjet dhe tokat përreth”, thuhet në deklaratën e aktivistëve mjedisorë.

Besjana Guri, aktiviste e mjedisit dhe drejtuese e qendrës "Lumi”, thotë se situata në Shkumbin është shqetësuese. "Shfrytëzimi i inerteve dhe gërryerja e shtratit të lumit Shkumbin, në funksion të punimeve për ndërtimin e rrugës, kanë shkaktuar një sërë dëmesh mjedisore. Fatkeqësisht jemi mësuar të shohim se si, në emër të zhvillimit, dëmtohen lumenjtë dhe natyra. Por ajo që po ndodh me Shkumbinin është ndër ndërhyrjet më agresive dhe të pakujdesshme që kam parë në vend” – shprehet Guri për DW shqip.

Sipas Gurit, marrja e inerteve direkt nga lumi, depozitimet e materialeve dhe thellimi i shtratit apo devijimi i rrjedhës kanë shkaktuar erozion dhe rrëshqitje dherash.

"Kjo rrezikon tokat e banorëve, dobëson shpatet në anë të lumit dhe vendos në rrezik edhe jetën e udhëtarëve që përdorin rrugën aktualisht” – shton ajo.

Organizatat kërkojnë inspektim urgjent në terren, verifikim të përputhshmërisë me lejet mjedisore dhe publikim të plotë të dokumentacionit teknik për ndërhyrjet e kryera./DW


Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër