17 Tetor 2025, 10:25
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike në lagjen nr. 15 të Durrësit, mëngjesin e sotëm, ku një 37-vjeçar ka sulmuar dy kushërinj të tij dhe ka qëlluar në ajër me një armë me fishekë manovër. Sipas njoftimit të bluve, ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, kur shtetasi K. K., 37 vjeç, pas një debati verbal, ka goditur me sende të forta kushërinjtë B. Xh., 66 vjeç, dhe A. Xh., 61 vjeç. Më pas, ai ka qëlluar në ajër me një armë manovre, duke shkaktuar panik në zonë.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë së Durrësit kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit, është sekuestruar arma me fishekë manovër, e përdorur gjatë incidentit. Dy personat e lënduar janë transportuar në spital, ku po marrin trajtimin mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI:
Durrës/ Goditi me sende të forta, për motive të dobëta, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga, 37-vjeçari.
Sekuestrohet arma me fishekë manovër, me të cilën dyshohet se 37-vjeçari qëlloi në ajër, gjatë konfliktit.
Menjëherë pas njoftimit, rreth orës 08:30, se në lagjen nr. 15, dyshohet gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. K., 37 vjeç, kishte goditur me sende të forta, shtetasit B. Xh., 66 vjeç dhe A. Xh., 61 vjeç (kushërinj), shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës organizuan punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K..
37-vjeçari dyshohet gjithashtu se gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë me fishekë manovër. Arma u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, 2 të dëmtuarit po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al
sherr me arme zjarri ne durres
Aktualitet
17 Tetor 2025, 10:03
M.L
Policia, foto ilustruese
TIRANA- Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhun&e...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:52
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë obstetër të maternitetit “Koço Gliozh...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:49
M.L
Foto ilustruese
ANGLI- Dy persona janë dënuar për kontrabandën e një grupi burrash shqiptarë në një marinë n&e...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:37
M.L
Foto ilustruese
Mbrëmjen e kaluar, në fasadën e ish-hotelit “Vollga”, janë ekspozuar rreth 120 foto të skanuara, q&eum...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:25
M.L
Foto ilustruese
LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, i cili akuzohet se mbante në banesë...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:22
M.L
Foto ilustruese
Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për pr...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 09:05
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një konflikt i rëndë mes tre personash ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 08:32
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pasi Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit të Republikës për të inte...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 08:21
M.L
Foto ilustruese
LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes së nj...
Aktualitet
17 Tetor 2025, 07:40
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi Filipinet jugore, tha Sh&eum...