LIVE UPDATES
Aktualitet

Shiten kudo, edhe pse janë të ndaluara! Falsetot e rripit të sigurimit, aksesori që rrezikon jetën

Në Shqipëri, shpesh herë rripi i sigurimit nuk vendoset nga drejtuesit dhe pasagjerët. Që makina të mos të të bezdisë me sinjalin që të kujton vendosjen e rripit, shumica përdorin falseton e rripit të sigurimit. Ndonëse Kodi Rrugor e përcakton qartë detyrimin e vendosjes së rripit të sigurisë, por që tek në nuk zbatohet.

24 Janar 2024, 21:50 Nga h.k
Shiten kudo, edhe pse janë të ndaluara! Falsetot e rripit të
Foto ilustruese

TIRANË-Vendosja e rripit të sigurimit është detyrim për çdo drejtues dhe pasagjer automjetesh. Pasi nga studimet rezulton se rreth 30% e fataliteteve në aksidentet rrugore ndodhin për shkak të mosvendosjes së rripit të sigurimit, në sediljen e automjetit. 60% e tyre nga mosvendosja e rripit të sigurimit të pasagjerëve mbrapa.

Në Shqipëri, shpesh herë rripi i sigurimit nuk vendoset nga drejtuesit dhe pasagjerët. Që makina të mos të të bezdisë me sinjalin që të kujton vendosjen e rripit, shumica përdorin falseton e rripit të sigurimit. Ndonëse Kodi Rrugor e përcakton qartë detyrimin e vendosjes së rripit të sigurisë, por që tek në nuk zbatohet.

Fiksi kreu një vëzhgim se ku shiten sa e si shiten këto falseto të rripit të sigurimit. Në të gjitha dyqanet  që shesin aksesor për makinat që Fiksi u interesua shiten falsetotë rripit të sigurimit. Çmimi varion nga 600-300 lekë. Madje ekzistojnë edhe falseto të personalizuara sipas markave të makinave që kushtojnë 1 mijë lekë çifti.

Kodi rrugor thotë qartë: Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët janë të detyruar të vendosin rripat e sigurimit në çdo lloj lëvizje me mjet. Kodi rrugor parashikon gjoba edhe kur pasagjeri nuk vendosë rripin e sigurimit gatë udhëtimit. Gjithashtu kodi rrugor parashikon edhe ndëshkimin e e atyre që e zëvendësojnë rripin e sigurimit më një tip të homologuar siç është edhe falseto. Masa administrative, gjobë varion nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.

Po ashtu cilido që importon apo prodhon për tregti në territorin kombëtar këto sisteme të fiksimit të homologuar ndëshkohet me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzetë mijë lekë. Por ndryshe u pa në vëzhgimin e Fiks Fare ku të gjitha dyqanet i shisnin fare lehtë.

Fiksi iu drejtua inspektores së Qarkullimit Urban të Tiranës, Anxhelina Bregu, e cila tregon mbi rëndësinë që ka përdorimi i rripit të sigurimit si për vetë shoferin apo edhe për pasagjerët. “Shpeshherë përdoruesit mendojnë që nëpër rrugë urbane nuk duhet përdorur rripi dhe refuzojnë të gjobiten. Por çdo përdorues mjeti apo edhe pasagjer është i detyruar të përdor rripin e sigurimit për sigurinë e jetës së vetë apo edhe pasagjerëve. Janë marrë  mbi 211 mijë masa administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit” sqaron inspektoria.

Fallseto e rripit të sigurimit është një kundravajte dhe në rast kur konstatohet fillimisht këshillohet drejtuesi që të vendosë rripin e sigurimit dhe në rast përsëritje merren masa administrative që variojnë nga 5 mijë – 8 mijë lekë.  Pyetjes së Fiksit se këto falseto shiten lirshëm inspektoria pohon se nuk është kompetencë e tyre , por thekson se policia rrugore nuk i lejon.

Vëzhgimi i Fiksit nëpër dyqanet në Tiranë që shësin aksesorë për makinat

Fiksi – Sa kushton kjo?

Shitësi – 1 mijë lekë ( të vjetra)

Fiksi – A janë universale këto?

Shitësi – Po më.

Fiksi – Për çdo makinë?

Shitësi – Për çdo makinë.

Fiksi – Po vetëm me kështu me logo i ke?

Shitësi – Vetëm me këto. Po çe vret mendjen ajo s’do duket fare.  Ti do e vesh aty, që mos të bëj rripi pip pip.

Dyqani 2

Fiksi – Këto falsetot, këto të rripave të sigurimit?

Shitësi – Me copë kam.

Fiksi – T’i shoh pak? Sa është ai çifti?

Shitësi – 6 mijë lekë ( të vjetra). Është edhe një tjetër 5 mijë lekë( të vjetra)

Fiksi – Paske dhe teke kështu. Sa është kjo?

Shitësi – Universale shkon për çdo makinë. 3 mijë lekë ( të vjetra )

Fiksi – 3 mijë lekë ( të vjetra) një?

Shitësi – Një

Fiksi – Prit ta shoh pak. Me çfarë materiali është kjo ?

Shitësi – Metalik. Metalik është nuk është plastik.

Dyqani 3

Fiksi – A ke nga këto falsetot e rripave të sigurimit?

Shitësi – Po

Fiksi – T’i shoh pak?

Shitësi – Ke si këto, janë 5 mijë lekë ( të vjetra).

Fiksi – Ehë këto të thjeshtat

Shitësi – Ke nga këto që janë 10 mijë lekë ( të vjetra)

Fiksi – M’i jep pak ato vip. A janë universale?

Shitësi – Po janë universale

Fiksi – I shkon ça do lloj makine.

Shitësi – Ke pastaj me logo benzi.

Fiksi – Këto nga sa janë? Këto janë nga 10 mijë lekë ( të vjetra)?

Shitësi – 10 mijë lekë ( të vjetra) dhe rrijnë tamam aty tek vendi i vet

Fiksi – Kam hall a i shkon makinës time .

Shitësi – Këto janë më të mirat.

 

investigimi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen