10 Qershor 2022, 13:57
Nga d.a
Malli i sekuestruar
ITALI- Policia e Bergamos në bashkëpunim me policinë shqiptare, kanë lëshuar 8 urdhër arreste ndaj anëtarëve të një bande të përbërë nga italianë dhe shqiptarë për disa akuza.
Sipas mediave vendase, policia ka vënë në pranga 8 personat pasi akuzoheshin për grup të organizuar kriminal, emigracion të paligjshëm, mashtrim kundër sistemit kombëtar shëndetësor, korrupsion, falsifikim dhe trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Operacioni është zhvilluar i koordinuar me policinë shqiptaqre dhe është shtrirë në territorin tonë si dhe në atë italian, konkretisht në provincat e Milanos, Kremones dhe Monzas dhe Brianzas.
Policia ka sekuestruar mbi 500.000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe drogë në vlerë prej rreth 20.000 euro. Të arrestuarit, me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve, dyshohet se u kanë ofruar shtetasve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme, të cilat sipas rikonstruksionit do t'i lejonin ata të hynin ilegalisht në Itali.
Hetimi në fakt ka dokumentuar çështjen e çertifikatave mjekësore të rreme që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për kujdes urgjent dhe jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejonte ata të hynin në vend dhe të merrnin shërbime mjekësore dhe farmaceutike të përjashtuar nga rregullat. Mjekët e korruptuar do të merrnin para ose shërbime seksuale në këmbim. Sipas akuzave, të dyshuarit janë përfshirë edhe në trafikun e drogave të marra ilegalisht nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe të shitura në Shqipëri.
arrestohen shqiptaret ne itali
Aktualitet
10 Qershor 2022, 14:01
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Një person është gjetur i shtrirë në tokë dhe pa ndjenja në Tiranë. Mësohet se ng...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:51
A.B
Vila Enea
ELBASAN- Biznese, toka, makina dhe super vila 'Enea'! Këto janë pasuritë e Gentian Sharrës, të sekuestruar nga shteti sh...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:38
A.B
Policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Policia ka identifikuar 4 personat të cilët dyshohen si autorë të plagosjes së punonj&e...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:25
A.B
Policia
TIRANË- Një plagosje me thika ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kombinat. Forcat blu bëjnë të ditur se autori i plagos...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:21
A.B
Policia ne Kamez
TIRANË- Një 56-vjeçar, me profesion avokat është kërcënuar me jetë. Forcat blu sqarojnë se ...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:02
A.B
Indrit Barhani
MBRETËRI E BASHKUAR-Indrit Barhani është shqiptari i cili është lënë në burg për 4 vite pë...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:15
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Grabitet një makinë në Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një 49-...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 13:00
A.B
Policia
TEPELENË–Një person është shpallur në kërkim nga policia e shtetit pasi ka kërcënuar një grua q&...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 12:50
A.B
Pamjet e sekuestrimit
ELBASAN- Kjo është vila e Gentian Sharrës, një nga pronat e sekuestruar nga policia e shtetit në Elbasa...
Aktualitet
10 Qershor 2022, 12:15
A.B
Christian Steinar
KORÇË- Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steinar nuk iu përgjigj pyetjes për shpalljen ...