LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shkoi për rreze të murit", çfarë i tha snajperisti Suel Çelës pasi dështoi të ekzekutojë Ardian Çapjan

Pasi kanë mësuar se Ardian Çapja, ka shpëtuar, por ka marrë një plagë të rëndë, pjesëtarët e grupit fillojnë të luten që të paktën plumbi ta ketë kapur në një organ jetësor që t’i shkaktojë vdekjen e mëtejshme.

29 Prill 2025, 20:56 Nga r.ll

"Shkoi për rreze të murit", çfarë i tha

TIRANË- Më datë 28 Maj, qitësi mendohet se ka bërë provën e parë për të rrëzuar në tokë pakon që ka marrë përsipër si porosi për ta ekzekutuar. Por nga komunikimet, ajo që mësohet është se nuk ia ka dalë dot.  Kjo, pasi e kanë penguar degët e selvisë që janë në oborrin e banesës së Ardian Çapjas.

Komunikimi më poshtë mendohet se është zhvilluar midis vetë Suel Çelës dhe qitësit.

S’më lanë degët e selvisë. Shkoj për rrëzë të murit…Q… robt

Si thua presim pak, mos kthehet?

Nga ajo çfarë vihet re, Suel Çela duket i dëshpëruar që nuk mundi të eleminojë Ardian Çapja në këtë ditë.

Gjithsesi ai ngushëllon veten dhe të tijët me mendimin se në një nga ditët në vazhdim, do ta mbyllin me sukses këtë punë.

Edhe pse i pezmatuar për humbjen e këtij shansi, ai nuk e humbet toruan, dhe urdhëron çunat të cilët janë vendosur në pika të ndryshme të qytetit dhe jashtë tij, që të lëvizin dhe të jenë gati për një ditë tjetër më të mirë për ta.

Ditë që në fakt nuk do vonojë të afrojë.

Më ka lodh shumë rob…. Si djall është Puna është, vendi ku jemi ne është delikat, po shyqyr deri tani nuk është djegur.

Përveç kësaj mënyre, e vetmja mundësi është ti hyjmë ‘talebançe’ dhe përfundon pastaj, s’ka rrugë tjetër.

Po të eci edhe 1 metër larg murit, mbaron 100 përqind’.

Pasi kanë dështuar disa herë për të eleminuar Ardian Çapjan, grupi duket më i vendosur se kurrë për ta çuar këtë punë deri në fund.

Aq më shumë kur vetë qitësi ka dhënë siguri se puna mund të kryhet, pasi tashmë ka një panoramë më të qartë të banesës.

Por edhe të vetë zakoneve të viktimës, që duket se ka oraret e tij të ajrimit në oborrin e banesës.

Pavarëssht se është penguar në momentin e fundit nga gjethet e pemës.

Ai premton se do të kthehet shpejt në aksion. Është e hënë, data 8 Qershor dhe për të gjithë duhet të jetë një javë e mbarë.

Vetëm 2 orë pasi grupi ka marrë në kontroll zonën me detyra të përcaktuara qartë, Xhino Roka njofton Ledio Zabelin se tashmë më në fund, qitësi ka qëlluar mbi objektivin, Ardian Çapja.

Në orën 07:17, Xhino Roka kontakton Ledio Zabelin, të cilit i tregon që objektivi, Ardian Çapja, po del.

Në orën 07:18, Xhino Roka njofton Ledio Zabelin, se qitësi ka qëlluar dhe se ndërrimi i automjeteve do bëhet tek kryqëzimi’

Ikni nëpër vende. Jemi për rrugë.’

Po ndërsa prisnin që Ardian Çapja tashmë të kishte marrë rrugën për në atë botë, duket se gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç duhet.

Kjo lihet të kuptohet edhe nga ankthi i shtuar që Suel Çela paraqet në komunikimet me pjesëtarë të togës së tij.

Ku pasi fillimisht sigurohet nëse e dogjën makinën, ai kërkon të marrë informacione në lidhje me ‘shëndetin’ e Ardian Çapjas, nëse është gjallë apo është plagosur.

Vetëm një orë më pas, në orën 9.30, Policia e Elbasanit konfirmon se Ardian Çapja është plagosur.

Çka duket se ligshton edhe më shumë grupin, të cilët panë t’u hidheshin në erë dy vite punë për elemnimin  e tij.

Pasi kanë mësuar se Ardian Çapja, ka shpëtuar, por ka marrë një plagë të rëndë, pjesëtarët e grupit fillojnë të luten që të paktën plumbi ta ketë kapur në një organ jetësor që t’i shkaktojë vdekjen e mëtejshme.

Ndërsa tashmë kanë mësuar se plumbi e ka kapur Ardian Çapjan në shpatull.

Gjatë bisedave të grupit del në pah në këtë moment edhe komunikimi që ata kanë me Dedan Gjonin, i cili në këtë kohë mbulon detyrën e zv/shefit të policisë në komisariatin e Elbasanit, që i informon për çdo lëvizje të policisë.

Është ky momenti kur për herë të parë falë edhe bisedave që kreu i grupit bën me anëtarët e tij, grupi hetues do të mësojë edhe emrin, se kush është qitësi i vërtetë që qëlloi me snajper mbi Ardian Çapjan. ‘Marinsi’ i cili menjëherë sapo qëlloi, për të fshehur gjurmët u kthye në mal për të vrarë derra.

Kjo me qëllim për të krijuar alibinë se ai është një gjahtar dhe jo një vrasës me pagesë që thirrej në detyrë sa herë bandat kishin nevojë për dhuntitë e tij të padiskutueshme në përdorimin e armëve me qitje në distancë të gjatë.

Prekë Kodra që shpreh shqetësim përse nuk ia kishte dalë dot, por Suel Çela, i shkruan që të mos shqetësohet aspak për armën dhe se policia deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për autorin.

Dhe se ai është interesuar vetë personalisht që të përhapë fjalë, sikur autori i plagosjes së Ardian Çapjas është pjesëtar i forcave speciale greke. Plani i tij, i treguar në bisedat e përgjuara është asgjësimi i plotë, me çdo mënyrë i nipave të Çapjave.

Të cilët ka menduar t’i sulmojë me kundërtank, por i druhet faktit se me një sulm të tillë mund të vrasë edhe fëmijë, dhe nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Duhet theksuar se para se të tentonin me çdo kusht eleminimin e Çapjas, në kulmin e përplasjes mes dy grupeve një tjetër ngjarje do të trondiste qytetin e Elbasanit.

Ekzekutimi mafioz i avokatit Ravik Gurra.  Avokati i familjes Capja, duket se ishte kthyer në një shqetësim serioz, për kundërshtarët për shkak të provave inkriminuese që siç thuhet kishte mbledhur kundër tyre.  Ndaj duket se kjo ishte arsyeja përse ai u qëllua mbrëmjen e 22 Marsit 2019, në ambientet e jashme te lokalit ‘Konti’ në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’ në Elbasan teksa pinte kafe me disa miq.

Ngjarja e cila dhe sot është e pazbardhur.

Pas vrasjes së avokatit duket se radha i kishte ardhur një tjetër ushtari të Ardian Çapjas.

Ai ishte një nga emrat që Suel Çela, kërkonte medoemos të eleminonte, kjo fill pasi organizata e drejtuar prej tij të lante hesapet me Ardian Çapjan.

Ky personazh që Çela kërkonte ishte Bledar Muça, i njohur si ‘Gollo’, i konsideruar si krahu i djathtë i Çapjave.

‘Gollo’ ishte kthyer në një gjah të pamundur për grupin e Suel Çelës.  Kjo, pasi ai ndryshonte shpesh vendet e qëndrimit dhe shihej të lëvizte kohë pas kohe midis Shqipërisë dhe Belgjikës.

Këtu, ku thuhet se ushtronte një pjesë të aktivitetit të tij kriminal, kryesisht në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Gollo, sic e thërrisnin të gjithë i shpëtoi ndjekjes së drejtësisë, por jo ndjekjes së grupit të Suel Çelës.

Të cilët ishin të gatshëm në vitin 2020, ta vrisnin edhe në Belgjikë aty ku qëndronte.

Plan ekzekutimi që del i plotë edhe nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin Sky Eç.

Ku edhe këtë herë personat që do të angazhoheshin për të kryer ekzekutimin e tij do të ishin të njëjtët që ishin përfshirë edhe në atentatin e dështuar me snajper ndaj Ardian Çapjas në fillimin e qershorit të vitit 2020.

Por ndryshe nga atentatet e mëparshme, këtë radhë vrasja planifikohet të kryhet në Belgjikë, kjo pasi një nga anëtarët e bandës së Suel Çelës, ka mundur të shquajë në Bruksel, Bledar Muçën.

Por grupi nuk mund të gjuanin në mes të Brukselit pasi kishin frikën e ushtarëve që këto kohë ishin të shumtë në rrugë. Kjo për shkak të masave Covid.

Të cilët sipas tyre nëse nxirrnin armët, mund t’i merrnin për terroristë dhe mund t’i qëllonin.

Bisedat për ekzekutimin e Bledar Muçës vazhdojnë edhe në muajin qershor, pas dështimit për ekzekutimin e Ardian Çapjas.

Ku Suel Çela e quan më të rëndësishme për të, eleminimin e Bledar Muçës se sa të vetë Florenc Çapjas, që e thërrasin ‘Lepri’./ "Në Shënjestër", BalkanWeb

suel cela

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës