4 Tetor 2022, 09:36
Nga A.B
Kanabis
TIRANË- Brian Karameta është arrestuar në kryeqytet pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kanabis në disa zona të Tiranës. Personi me inicialet B.K, u kap nga policia në rrugën 'Karl Gega'.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni kuftarak. I riu do të hetohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar "Doses 2", nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë. Sekuestrohen rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një sasi municioni luftarak, vihet në pranga 19-vjeçari që i posedonte. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante lëndë narkotike kanabis në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Doses 2", për kapjen e tij. Si rezultat i operacionit, në rrugën "Karl Gega", u bë kapja e shtetasit B. K., 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni kuftarak.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, në sasi të mëdha, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestohet 19-vjecari ne tirane tirane brian karameta
Aktualitet
4 Tetor 2022, 09:16
A.B
Jonida Çobani Gjoka
TIRANË- Animalistja Jonida Çobani Gjoka bëri thirrje që qytetarët të mos e konsumojnë ...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 09:16
A.B
Veshjet e autoreve
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Pezë Helmës pasi u kapën duke lëvizur me...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 09:09
A.B
Protesta e pedagogeve
TIRANË- Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet protesta e pedagogëve përballë Universitetit Pol...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 08:50
A.B
Kolegji
TIRANË- Ditën e sotme është shtyrë seanca e shqyrtimit të sigurimit të padisë të bërë nga ko...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 08:33
I.A
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë vras...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 08:16
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Karabinierët e Nucleo Operativo të Firences arrestuan një 25 -vjeçar rumun dhe një shqipta...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 07:59
A.B
Shqiptari
GREQI- Tmerr ka përjetuar një 28-vjeçare greke nga bashkëshorti i saj 33-vjeçar shqiptar. Ky i fundit, fillimis...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 07:40
A.B
Policia italiane
ITALI- Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në një hotel të qytetit të Piacen...
Aktualitet
4 Tetor 2022, 07:12
A.B
Moti
TIRANË- Dita e martë do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjell...
Aktualitet
3 Tetor 2022, 23:43
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se lista me persona të dyshuar në Shqipëri që u publikua sot nga hakerat iran...