LIVE UPDATES
Aktualitet

Shqipëria 2022- Refuzoi të lajë këmbët e vjehrrit, babë e bir e dhunojnë nusen që u kishte ardhur për pushime: Burri më vuri duart në fyt, 2 fëmijët panë gjithë skenën

Rasti i dhunës ekstreme të kryer nga i riu kulmoi mbas refuzimit të të resë e cila nuk pranoi ti shërbejë vjehrrit sipas rregullave të caktuara në familjen dibrane që është zhvendosur dhe jeton prej vitesh në periferi të Tiranës.

2 Dhjetor 2022, 15:59 Nga k.m.
Shqipëria 2022- Refuzoi të lajë këmbët e vjehrrit,
Foto ilustruese

TIRANË- Bëhet aq shumë fushatë për të drejtat dhe harmoninë familjare dhe vendi ynë si kudo ka hyrë në 15 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore. Shumë gra denoncojnë vazhdimisht dhe nuk heshtin. Shifra e urdhrave të mbrojtjes kalon 3000 persona në vit që me vendim gjyqësor duhet të mbrohen nga një familjar i dhunshëm, kryesisht burrë që ose nën efektin e alkoolit, ose për xhelozi, ose nga gjaknxehtësia sulmon njeriun e dashur të familjes.

Sakaq rasti i mëposhtëm tregon se është shumë e vështirë që zakonet e prapambetura të harrohen dhe të lejojnë çiftet e reja të ndërtojnë familje. Një 32-vjeçar që jeton në Paskuqan ka befasuar policinë me zakonet e prapambetura që kërkoi të respektoheshin pasi bashkëshortja refuzoi të lajë këmbët e vjehrrit. Gruaja i tha boll keqtrajtimit nga 32-vjeçari dhe sipas dosjes që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al, kërkoi ndërhyrjen e oficerëve të policisë (komisariati numër 5).

Rasti i dhunës ekstreme të kryer nga i riu kulmoi mbas refuzimit të të resë e cila nuk pranoi ti shërbejë vjehrrit sipas rregullave të caktuara në familjen dibrane që është zhvendosur dhe jeton prej vitesh në periferi të Tiranës.

“Kam ardhur me pushime prej dy-tre javësh së bashku me tim shoq dhe fëmijët dhe u vendosëm tek prindërit e tij në Paskuqan”, e nisi rrëfimin e reja. 

Para policisë ajo tregon me detaje se i shoqi nuk ishte ndarë nga prindërit që ajo i respektonte sa herë kthehej në Shqipëri.

“Që ditën e parë vjehrri më urdhëroi që unë ti shërbeja. Më kërkoi ti jepja ujë dhe i dhashë. Më kërkoi të bëja gati ushqimin dhe pa asnjë problem gatova. Më kërkoi ti laja këmbët dhe një gjë të tillë në mënyrë absolute nuk pranova ta bëj. Ai filloi të bërtasë”, përmend e reja e cila thotë se ishte ndjerë e poshtëruar nga kjo kërkesë që në familjen e të shoqit ishte shenjë ku nusja duhet të tregonte respekt sipas zakoneve. Gruaja thotë se kishte dëgjuar për këtë zakon, por nuk pajtohej me larjen e këmbëve.

Ky refuzim i saj i solli debate me bashkëshortin që i është lutur të bindet.

“Aty ndërhyri vjehrri dhe nisi të ushtrojë dhunë psikologjike dhe fizike. Edhe im shoq nisi dhunën fizike kur pa që reagova. Më kapën për flokësh dhe krahësh dhe më qëlluan me shpulla. Im shoq befas më vuri duar të fyt dhe më tha “do të vras”. Kjo skenë e tmerrshme për nënën e dy fëmijëve është ndërprerë nga një i afërm që kur ka dëgjuar të bërtiturat , i ka ndarë nga kacafytja. Nusja e re ka vrapuar për në dhomën e gjumit ku mbasi e ka mbyllur me çelës, ka telefonuar direkt Policinë. Vjehrri fiku energjinë elektrike dhe ndërpreu internetin që mos të kisha komunikime jashtë mureve, por unë e realizova telefonatën me Policinë,”- thotë më tej gruaja.

Çifti, sipas policisë, jeton në Itali dhe shpesh vijnë për pushime tek prindërit e moshuar të kryefamiljarit.

“Fëmijët e mi ishin dëshmitarë të kësaj skene dhe të dhunës që erdhi sepse refuzova të respektoj zakonet e tyre”, përmend e reja.

Por kryefamiljari që përfundoi në pranga këmbëngul se e shoqja ka luhatje personaliteti dhe se për këtë shkak në vendin ku ata jetojnë në Itali ajo trajtohet me psikologë. Por procesverbalet e marrjes në pyetje të fëmijëve të mitur dolën kundër qëndrimit të të arrestuarit. Policia u bind se përleshja midis të rriturve u ndez nga një zakon që, siç kuptohet, vazhdon të jetë ende prezent në disa familje.

Një grua e moshuar ndërkohë është vënë nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës së thyer sepse sulmoi të bijën e cila vendosi të ndahet dhe u kthye tek e ëma.

“Ime më e quan turp veprimin tim, e lashë burrin sepse ai nuk punon dhe nuk e dua më. Kërkova vetëm pak ditë të qëndroja tek prindërit, por nëna më kapi flokët dhe më tha: “kthehu tek burri ndryshe do të vras””, ka deklaruar 41-vjeçarja.

41-vjeçarja që bëri denoncimin është nënë e tre fëmijëve dhe në familjen kuksiane divorci i kërkuar nga një grua është i pakonceptueshëm.

“Nëna jeton me nusen e vëllait të madh i cili është në Angli. Ditën që e priti keq ndarjen nuk fola se është nëna ime. Por përditë gjendja u bë e rëndë, përditë nëna më shante. Ajo i kërkoi kunatës që mos të më fliste me gojë se do ta bëja siç jam unë, sipas asaj”.

Policia i thotë Gazetasi.al se gruaja u sulmua në njërën prej këtyre netëve nga e ëma dhe kunata dhe kjo e shtyu që të bëjë telefonatën për ndihmë. Ndërkohë e moshuara ka hedhur poshtë çdo version të të bijës.

“T. u kthye vonë në shtëpi dhe kjo nuk mund të ndodhë në shtëpinë time. Po të ishte im shoq gjallë, vajza nuk do guxonte të bënte këto gjëra. Kur më bëri kafenë në mëngjes vura re që për vete mori një gotë raki dhe për mua kjo është diçka e rëndë”, akuzon e moshuara nga ana e saj. Policia i shpjegoi Gazetasi.al se mbas denoncimit, 41-vjeçarja nuk u kthye më në banesë dhe ka refuzuar të marrë urdhër mbrojtjeje. Nga kërkimi policor ajo nuk u kthye as tek bashkëshorti. Mësohet se ajo është zhvendosur me qira në kryeqytet ku dhe ka nisur punë si banakiere.

“Tërhiqem nga denoncimi ndaj nënës, isha e tronditur ditën që më sulmuan dhe nuk dua të hetohet më”, lutet kuksiania por një kërkesë e tillë nuk do merret parasysh./GazetaSi

tirane

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen