2 Dhjetor 2022, 14:31
Nga A.B
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë masa për samitin e liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që do zhvillohet në Tiranë në datë 6 dhjetor.
Përmes një deklarate për mediat, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, drejtuesi i Lartë Rebani Jaupi, ka bërë të ditur me detaje planin e masave të ndërmarra nga ana e policisë, ku përfshihet edhe bllokimi i një disa rrugëve në kryeqytet. Bllokimet e rrugëve do të nisin që në orën 14:00 të datës 5 dhjetor dhe do të jenë në fuqi deri në përfundimin e samitit.
Në 6 dhjetor bllokohet Unaza e Madhe dhe rrugët përreth 'Air Albania', Blv. Bajram Curri nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit te rruga Ibrahim Rugova, Bulevardi Dëshmorët e Kombit nga ura e Lanës te Sheshi Nënë Tereza. Brenda perimetrit të sigurisë lejohen vetëm qytetarët që kanë banesat pranë.

PERIMETRI I SIGURISË:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.
Në këto akse rrugore do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm levizja e qytetarëve që janë banorë, brenda perimetrit të sigurisë.
Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti” deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.
Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, për këtë aktivitet të rëndësishëm konsistojnë në disa plane, konkretisht:
Garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit.
Organizimin e shërbimeve policore për sigurimin e të gjithë perimetrit të sigurisë së Samitit.
Sigurimin e delegacioneve përgjatë gjithë rrugëkalimit, nga Rinasi për në Tiranë.
Eskortimin e delegacioneve nga aeroporti i Rinasit, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Rinas.
Eskortimi i delegacioneve nga PKK Morinë, Kukës, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Morinë, Kukës.
Eskortimi i delegacioneve nga PKK Hani i Hotit, Shkodër, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Hani i Hotit, Shkodër.
Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës.
Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, etj.
Gjithashtu, për të mos krijuar pengesa në mbarëvajtjen e institucioneve që janë brenda perimetrit të sigurisë të këtij Samiti, si dhe të banorëve rezidëntë në perimetrin e sigurisë, sqarojmë se:
– Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Germenji”;
– Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;
– Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës së “Elbasanit”;
– Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;
– Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;
– Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.
samiti i be 6 dhjetor 2022
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 14:27
a.l
Bordi i Transparencës
TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja sa i përket naftës, benzinës dhe g...
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 13:49
a.l
Mjeku Arjan Harxhi
TIRANË - Mjeku Arjan Harxhi ka folur pas konfirmimit një ditë më parë të një fëmijë 1-...
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 13:57
k.m.
Pamje nga fshati
Në Bulo një nga fshatrat më të mëdhenj të bashkisë së Libohovës jetojnë aktualisht vet&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 13:34
a.l
Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
TIRANË- 6 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiran&...
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 13:17
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dhunohet me mjete të forta në banesën e tij mjeku i familjes në Gramsh. Ngjarja e rëndë ka ndodh...
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 12:25
a.l
Gjykata
KURBIN- Anëtari i Rithemelimit, Van Rica është lënë në masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' të vendosu...
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 12:11
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të dërgojë një...
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 11:16
Fjola Graçi
Amant Josifi dhe David Todua
TIRANE- "Dosja" sjell sot zanafillën e parë të përmendjes së emrit të biznesmenit Amant Josifi n...
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 11:59
A.B
Mallrat e sekuestruar
ITALI- Zyrtarët e Doganave të Perugias në aeroportin "San Francesco d'Assisi", në bashkëpunim me oficer...
Aktualitet
2 Dhjetor 2022, 11:37
k.m.
Pamje nga sipër 'Prestige Resort'
DURRËS- Edhe mëngjesin e sotëm, fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit ka vij...