Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Raporti synon të hedhë dritë mbi shmangiet nga plani dhe objektivat e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030, si edhe të paraqesë një pasqyrë të qartë të shpenzimeve faktike të kryera në sferën e shëndetësisë gjatë vitit 2025 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Organizata “Together for Life”, e cila lufton për drejtësi sociale në vend, publikoi gjetjet e raportit me titull “Monitorimi i Shpenzimeve të Sektorit të Shëndetësisë” për vitin 2025.
Raporti synon të hedhë dritë mbi shmangiet nga plani dhe objektivat e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030, si edhe të paraqesë një pasqyrë të qartë të shpenzimeve faktike të kryera në sferën e shëndetësisë gjatë vitit 2025 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Një prej gjetjeve më shqetësuses të raportit, nënvizon se shpenzimet publike për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në vitin 2025 në Shqipëri shënojnë nivelin më të ulët të matur gjatë 9 viteve të fundit.
“Shpenzimet faktike për shëndetësinë në vitin 2025, përfshirë të ardhurat e FDSKSH, arritën në 76.6 mld lekë, duke përbërë 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe 9.6% të shpenzimeve publike totale”, citojnë gjetjet e raportit, duke i kategorizuar këto vlera si më të ulëtat që prej vitit 2016.
Sipas ekspertëve të “Together for Life”, kjo trajektore në rënie sugjeron se prioritetet buxhetore janë zhvendosur gradualisht drejt sektorëve të tjerë.
Të dhënat e analizuara pasqyrojnë më tej një tjetër tendencë në rënie, atë të shpenzimeve për banor në vend.
“Shqipëria paraqet nivelin më të ulët të shpenzimeve shëndetësore për banor në rajon, me rreth 590 dollarë për banor, ndjeshëm më poshtë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, citon raporti i monitorimit.
Ky nivel i ulët i financimit të shpenzimeve për banor, bën që qytetarët të mbulojnë nga xhepi problemet e tyre shëndetësore.
“Niveli i shpenzimeve nga xhepi mbetet shumë i lartë (rreth 48% në vitet 2022–2023), duke sinjalizuar se mbulimi publik i shërbimeve shëndetësore dhe i barnave vazhdon të jetë i pamjaftueshëm”, thekson analiza e ekspertëve të Together for Life.
Nga ana tjetër, mbulimi në mënyrë personale i shpenzimeve për shëndetin rrit ndjeshëm rrezikun e shpenzimeve katastrofike për familjet dhe thellon pabarazitë në aksesin ndaj kujdesit shëndetësor, veçanërisht për grupet me të ardhura të ulëta dhe kategoritë vulnerabël.
Një tjetër gjetje shqetësuese e monitorimit ka të bëjë me faktin se planifikimi buxhetor për programin e Kujdesit Shëndetësor Parësor nuk ka parashikuar asnjë fond për shërbimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë.
“Mospërfshirja e këtij produkti konsiderohet problematike, sidomos duke pasur parasysh se ky shërbim i shtrirë në nivel kombëtar përbën një komponent thelbësor për ofrimin e kujdesit ndaj grupeve më vulnerabël”, citon monitorimi.
Sa i përket produktit “Persona që përfitojnë check up”, raporti thekson që shpenzimet janë fikse dhe paguhen sipas kushteve koncensionare, edhe pse numri fillestar i planifikuar i pacientëve që duhet të marrin shërbimin nuk është përmbushur.
“Nga buxheti i shtetit janë paguar 35.3 milionë pavarësisht se 19.151 pacientë nuk janë paraqitur për të përfituar shërbimin”, citojnë gjetjet e monitorimit të TFL.
Gjithashtu transparenca mbi përdorimin e fondeve, veçanërisht për investimet publike mbetet e ulët.
Ekspertët e “Together for Life” theksojnë se raportet e institucioneve publike nuk japin informacion të mjaftueshëm mbi kostot, arritjet dhe ndikimet e projekteve, duke e bërë të pamundur vlerësimin e efektivitetit të investimeve publike në shëndetësi.
“Mospasqyrimi i faktorëve që çuan në anulime, shtyrje apo rishikime buxhetore dobëson llogaridhënien institucionale dhe e kufizon aftësinë për të përmirësuar procesin e planifikimit dhe menaxhimit të investimeve publike në vitet në vijim”, citon raporti i monitorimit.
Një tjetër sfidë mbetet edhe raportimi gjinor, i cili është pothuajse joekzistent në dokumentet e institucioneve publike shëndetësore.
“Megjithëse detyrim i qartë ligjor, raportimi gjinor mungon plotësisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, që është institucioni udhëheqës për zbatimin e Strategjisë së Barazisë Gjinore”, citon raporti i TFL./BIRN
foto ilustruese TIRANË- Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë prit...
REÇ- Safet Bajri i njohur si i forti i Dobraçi është surprizuar sërish nga fancat e tij me një parashutë. I f...
JAPONI- Kryeministri Edi Rama, pas vizitës zyrtare në Seul, ka udhëtuar drejt Japonisë, ku është mirëpritur në To...
ELBASAN- Një grabitje ka ndodhur në një tabakino në aksin rrugor, Elbasan-Metalurgjik. Siç shihet edhe në pamje, dy ...
Telefoni i sekuestruar DURRËS- Policia ka kryer ditën e sotme sërish kontrolle në disa burgje të vendit. Gjatë kontrollit n&e...
SHKUP- Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, e cila u zhvillua disa ditë më parë në Shkup krijoi jeh...
Foto ilustruse LUSHNJË- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin nga autorët, i cili i vuri zjarrin tregut ...
Ervin Dushi SHKODRA- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka cakuar masën e sigurisë arrest me burg për ...
Baki Goxhaj IZRAEL- Aktivisti Baki Goxhaj do fluturojë nga Izraeli për në Turqi, në Stamboll. Sipas burimeve paraprake, mëso...
Foto ilustruse GJERMANI- Një 34-vjeçare gjermane është arrestuar në Aeroportin e Mynihut. Ajo u arrestua nga autoritetet gj...