LIVE UPDATES
Aktualitet

"Është më mirë se këtu, e kam parë në Instagram", si joshen të rinjtë shqiptarë nga droga në Angli

Babai i tij, kryetari i fshatit lokal, Dobrune, tha se ai nuk pretendonte të pengonte Roberton që të largohej, edhe nëse rrezikonte të binte në kthetrat e një bande shqiptare të drogës me bazë në Britani.

3 Shtator 2022, 09:31 Nga d.a.
"Është më mirë se këtu, e kam parë në
Foto nga Isa Myzyraj

Nga Tom KingtonThe Times

Nga ferma e tij familjare lart në një luginë të largët në Shqipërinë veriore, Roberto Mulaj mund të admirojë pamjet gjithëpërfshirëse të Kosovës fqinje. Megjithatë, më shpesh, adoleshenti mund të gjendet i strukur në telefonin e tij duke kontrolluar videot e reperit të tij të preferuar vendas, Marin, të cilit i pëlqen të lëvizë para në dorë dhe të lundrojë nëpër Londër me një Mercedes me ekuipazhin e tij me armë.

Jam i interesuar të shkoj në Angli. Duket si një jetë më e mirë se këtu, e kam parë në Instagram”, tha Roberto, 14 vjeç.

Babai i tij, kryetari i fshatit Dobrune, tha se ai nuk kishte iluzione për të ndaluar largimin e Robertos, edhe nëse rrezikonte të binte në kthetrat e një bande shqiptare të drogës me bazë në Britani.

"Është më mirë se këtu, e kam parë në

“Shpresoj që ai të mos largohet, por këtu nuk ka asgjë dhe nuk mund ta ndaloj atë,” tha Xhemal Mulaj, 50 vjeç.

Xhemal Mulaj, kryebashkiak i Dobrunes, ka frikë se djali i tij 14-vjeçar Roberto do t’i bashkohet atyre që po shkojnë për në Britani.

Roberto së shpejti mund t’i bashkohet 6,000 shqiptarëve që kanë hipur në gomone për të kaluar Kanalin Anglez këtë vit, një rritje e nxitur nga trafikantët shqiptarë që u bënë pjesë e këtij biznesi dikur të dominuar nga kurdët me çmime deri në 3,000 paund, në krahasim me 15,000 paund që shqiptarët paguanin për t’u fshehur në një kamion.

Kontrabandistët i nxisin klientët e tyre të kalonin tani ose do të rrezikonin deportimin në Ruandë, që do të thotë se komunitete të tëra në Shqipëri po shkatërrohen. Në Dobrune janë larguar së fundmi 15 persona, duke lënë pas vetëm 60 banorë.

Shifrat janë negative për krahinën përreth Hasit, e cila kishte një popullsi prej 17,000 banorësh një dekadë më parë.

"Është më mirë se këtu, e kam parë në

“Tetë mijë njerëz nga Hasi tani ndodhen në Londër, 400 të tjerë janë në Francë në pritje të kalimit dhe 33 familje janë larguan vetëm muajin e kaluar. “Zoti i ruajtë,” tha Dylber Geca, kreu i arsimit në qytetin provincial të Krumës, ku një kabinë telefonike e kuqe ndodhet jashtë një kafeneje lokale të quajtur “Britani”.

Dhjetra shtëpi të reja, shumë më madhështore se shtëpitë e zakonshme, po ndërtohen në periferi të qytetit të Hasit
Të shtyrë nga varfëria e rëndë, shumë njerëz kanë ikur për t’u bashkuar me të afërmit që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar 20 vite më parë, kur disa pretendonin se ishin refugjatë që po largoheshin nga lufta e vitit 1998 në Kosovë.

Ata shpesh kërkojnë për punë të ndershme, por të rinjtë tani po joshen gjithnjë e më shumë për të punuar në fermat e kanabisit të ngritura nga bandat shqiptare që sot kontrollojnë gjysmën e furnizimit me kanabis të Britanisë, pasi tashmë kanë monopolizuar biznesin e kokainës.

“Shumica nuk synojnë të bëhen kriminelë, por sigurisht që janë të rrezikuar në momentin që hipin në varkë,”- tha Fatjona Mejdini, nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar.

Në Zahrisht, afër Krumës, një mësues 32-vjeçar i quajtur Festim Dauti ishte më pak i bindur.

"Është më mirë se këtu, e kam parë në

“Ata hyjnë në botën e krimit plotësisht të vetëdijshëm se çfarë po bëjnë”, tha ai. “Po humbas studentë të mirë që do të ishin bërë mësuesit dhe mjekët që na duhen për të ndërtuar një të ardhme për Shqipërinë.”

40 vendas kryesisht adoleshentë janë larguar për në Britani gjatë dy muajve të fundit, tha Dauti: 10 për qind e popullsisë së fshatit. Zyrtarët britanikë thonë se bandat e drogës po bëjnë pjesë të tyre edhe personat pa precedentë penalë, për të zëvendësuar 497 shqiptarët e dëbuar vitin e kaluar. Kjo i lejon atyre të kenë punëtorë për shtëpitë e tyre të drogës, me videot e TikTok që tregojnë dhoma të mbushura me bimë kanabisi.

Një person komentoi: “A keni nevojë për punëtorë?” Një tjetër tha: “Unë mund të vij nesër.”

Fabian Zhilla, një ekspert krimi në Institutin Kanadez të Teknologjisë në Tiranë, tha: “Rekrutimi nuk bëhet nga bosët, por nga këmbësorët, të ashtuquajturit barinj që kujdesen për të mbjellat, të cilët arrijnë te miqtë dhe të afërmit”.

Shqiptarët përbënin 19% të kalimeve të paligjishme në vitin deri në qershor, duke tejkaluar çdo kombësi tjetër. Ideja për t’u larguar ka përfshirë çdo cep të rrugës në Has, ku BMW dhe Audi me targa britanike – shpesh të personalizuara  i përkasin djemve që janë kthyer nga Londra.

“Vajzat shqiptare thonë se po presin të provojnë të takohen me një djalë me ‘targa të verdha’,”- tha një banore. McMansions, e ndërtuar nga emigrantët shqiptarë që janë bërë të pasur në Britani mbulojnë peizazhin.

Mejdini tha: “Realiteti është se emigrantët flenë në dyshemenë e shtëpive të kanabisit, të zgjuar nga alarmet vazhdimisht për të ujitur bimët”.

Një video tregon një shqiptar, i mbuluar nga gjaku, i cili ishte dhunuar barbarisht; një paralajmërim që pasi të punësoheni, të hiqni dorë nuk është një opsion.

Për të rikthyer shqiptarët, Britania dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje javën e kaluar për të përpunuar me shpejtësi riatdhesimet. Alastair King-Smith, ambasadori britanik në Tiranë, tha: Njerëzit po punojnë gjatë gjithë kohës për këtë. Ne synojmë të kthejmë emigrantët në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, brenda ditëve dhe jo muajve.

Ajo që mund të jetë një zgjidhje për Britaninë, mund të krijojë probleme për Shqipërinë pasi më shumë anëtarë të bandës po dërgohen në shtëpi. Trafikantët shqiptarë të drogës me bazë në Britaninë e Madhe tashmë e kanë zakon të konfliktohen me njeri-tjetrin kur kthehen në atdhe.

Dy bandat konkurruese me origjinë nga Elbasani, të cilat filluan me  operacionet e drogës në Birmingham dhe Liverpool si dhe në kontinent, kryen 13 vrasje në shenjë hakmarrje në qytetin e tyre midis 2018 dhe 2021, të shkaktuar nga vjedhja e dyshuar e një dërgese kokaine prej 50 kg në Londra.

“Bandat vrasin në Shqipëri dhe jo në Mbretërinë e Bashkuar, sepse besojnë se mund të paguajnë policinë dhe prokurorët,” tha Klodiana Lala, një reportere krimi.

Alush Myzyraj, me nënën e tij. Ai ishte shofer autobusi shkolle derisa 32 nga 40 fëmijët u larguan nga qyteti

Një arsye tjetër për t’u frikësuar se aktiviteti i bandave britanike do të përhapet në Shqipëri, për shkak të një amnistie mbi pasurinë e fshehur që po shqyrtohet nga qeveria në Tiranë.

Ekzistojnë shqetësime të mëdha se një amnisti fiskale mund të shfrytëzohet nga kriminelët për të pastruar paratë e pista, duke përfshirë edhe nga Mbretëria e Bashkuar,”-tha King-Smith.

Qeveria britanike tani po përpiqet ta zgjidhë problemin duke i ofruar Shqipërisë deri në 8.9 milionë paund për të zhvilluar rajonin rreth Hasit dhe qytetit të Kukësit me shpresën që njerëzit të mos largohen. Britania gjithashtu mund të ofrojë para për një digë të re dhe ndërtimin e një burgu. Në Dobrune, Alush Myzyraj, një shofer autobusi shkolle është i shqetësuar se mund të jetë vonë.

“Një herë kam çuar 40 fëmijë në shkollë. Tani po dërgoj tetë, kështu që sapo e lashë punën sepse nuk ia vlen. Të gjithë janë në Britaninë e Madhe, rroftë Britania e Madhe.”

Nxënësit tani po përballen me një shëtitje 90-minutëshe nëpër një rrugë të paasfaltuar për të shkuar në shkollë këtë dimër, tha kryebashkiaku.

“Kur të fillojë bora, do të ketë një tjetër arsye që ata të largohen gjithashtu.”

Ndërsa Britania e Madhe rrit numrin e riatdhesimeve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, një trafikant i dyshuar droge, të cilit tashmë i është ndaluar hyrja në Britani, po bën bujë në politikën shqiptare.

Fation Dauti, i cili drejtonte një Bentley, iu sekuestrua rezidenca në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019 pasi Agjencia Kombëtare e Krimit siguroi prova se ai ishte një lojtar kyç në biznesin e kokainës dhe kanabisit në Britani, i lidhur me trafikun e njerëzve dhe  i akuzar për dhunë.

Megjithatë, ai nuk është akuzuar dhe avokati i tij, Hektor Lahi, tha për The Times se Dauti ka deklaruar gjithmonë se është i pafajshëm dhe po kërkon të drejtat e tij. Lahi tha se Dauti, 37 vjeç, po kundërshtonte ndalimin e Mbretërisë së Bashkuar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut me një vendim të mundshëm që pritet të meret brenda tre javësh.

Dhjetorin e kaluar, në Tiranë, Dauti u filmua përballë një turme mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në video, ai shihet duke shkelmuar derën e një sallë takimesh në selinë e partisë së Berishës gjatë përleshjes mes fraksioneve rivale të partisë.

Në atë kohë, Partia Demokratike u nda në dy grupe rivale, njëra e udhëhequr nga Berisha, dhe kundërshtarët e tij që kishin mbyllur derën e sallës së mbledhjeve për të mos lejuar që mbështetësit e tij të mblidheshin atje.

“Dauti nuk e përfaqëson partinë në asnjë mënyrë. Ai ishte atje si aktivist”, tha një zëdhënës i partisë.

Vetë Berishës i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA për dyshimet se ai është i përfshirë në korrupsion, pretendime që ai i mohon. Ai ka raportuar se Britania e Madhe e ka akuzuar atë për “marrëdhënie me grupet e krimit të organizuar dhe kriminelët që paraqesin rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe Mbretërinë e Bashkuar” dhe se ai ishte i gatshëm t’i përdorte këto lidhje” për të çuar përpara ambiciet e tij politike. 

tom kington shqiptaret ne britani xhemal mulaj

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën