LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shteti ma vrau djalin"/ Thirrja e nënës që po ndeshet me një tjetër padrejtësi: Dua të shes shtëpinë, autori jeton në këtë pallat!

Kjo situatë ngre pyetje serioze mbi fleksibilitetin e sistemit ligjor për të trajtuar raste të veçanta me ndjeshmëri dhe drejtësi.

29 Maj 2025, 20:59 Nga r.ll
"Shteti ma vrau djalin"/ Thirrja e nënës që po ndeshet
namira koka

DURRËS- Në mes të dhimbjes dhe traumës së humbjes, një nënë e moshuar gjendet sot përballë një tjetër padrejtësie: ajo nuk mund të largohet nga shtëpia ku iu vra djali, sepse përfitues ligjor i banesës është nipi 5-vjeçar.

Për të shitur shtëpinë, duhet të hapë një proces gjyqësor, por gjyqtarja që shqyrton çështjen shprehet se “nuk është e sigurt nëse kjo është në të mirë të fëmijës”. Si mund të quhet e mirë për një fëmijë që rritet në hijen e një tragjedie, në të njëjtin vend ku gjaku i të atit u derdh mbi pragun e shtëpisë? A nuk është më e dëmshme për rritjen e tij kujtimi i përditshëm i dhunës, sesa një shtëpi tjetër më larg, por me paqe?

Denoncuesja për mikrofonin e News24 thekson: “Njeriu që mi ka marrë jetën djalit jeton këtu poshtë pallatit. Është e pamundur të jetoj në këtë pallat, u detyrova të vë në shitje shtëpinë. Kam gjetur blerësin e shtëpisë dhe njëkohësisht edhe shtëpinë tjetër ku do të shkoj larg kësaj zone. U detyrova i nxora dokumentet në mënyrë të rregullt.

Aty mësova që duhet të kalonte në përfitim ligjor, përfiton nipi, pasi djali më ka lënë një nip trashëgimtar dhe duhet të kaloj nëpërmjet një procesi gjyqësor”.

Psikologia Bekteshi kërkon nga ana e institucioneve që të jenë më bashkëpunuese duke marrë parasysh rrethanat e çështjes: “Një fëmijë 5-vjeçar nuk duhet të qëndrojë në tilla rrethana në të njëjtën zonë. Një fëmijë që ka humbur një familjar në rrethana të tilla ka nevojë për një ambient të ri larg kujtimeve traumatike. Ka nevojë për stabilitet emocional ka nevojë për këshillim psikologjik për të parë nëse ka pasoja psikologjike afatgjate”.

Por edhe pse ndoqi gjithë rrugën ligjore, dosja priste në sirtarin e gjyqtarit.

Denoncuesja tha se: “Djalin e la 3 vjeç tani bënë 5 une kam aplikuar në qershor 2024 në gjykatën e durrësit 3 muaj flinin dokumentat i ra një gjyqtari quhej Rexhep Kaloshi e kishte lëmë dosjen të flinte aty.”

Sipas Kodit të Familjes të Shqipërisë, pasuria e një të mituri administrohet nga prindërit ose kujdestarët, por çdo veprim që tejkalon administrimin e thjeshtë, siç është shitja e pasurisë së paluajtshme, kërkon autorizim nga gjykata dhe duhet të jetë në interesin e të miturit. Në këtë rast, gjyqtarja ka shprehur pasiguri nëse shitja është në të mirë të fëmijës, duke e lënë nënën të bllokuar në një vend që i kujton çdo ditë humbjen e djalit.

Ndër të tjerash, zonja Namire shprehet se: “Manjola ma ka shtyrë gjyqin. Mbi 6 deri në 7 muaj, pse ma shtyn gjyqin kërkova ehde sekretaren nuk më del më 20 janar 2025 është bërë gjyqi i fundit është rrëzuar pa asnjë farë. Ajo s’ka bërë fare gjyq sa mbeti i befasuar edhe avokati dhe sa tha pse e rrëzove çështjen se nuk ka asnjë palë kundërshtare thjesht do të shesë shtëpinë se i kanë vrarë djalin… “nuk e di unë që është për të mirën e djalit”, përgjigje pa kuptim”.

Kjo situatë ngre pyetje serioze mbi fleksibilitetin e sistemit ligjor për të trajtuar raste të veçanta me ndjeshmëri dhe drejtësi.

Avokatja Persili për Vetting sqaron se: “Personalisht mendoj se ka shkelje ligjore pasi po i mohon të drejtën e trashëgimisë një fëmije të mitur aq më pak në kushtete që ndodhi që babai i tij ka ndëruar jetë nga një ngjarje tragjike e cila ndikon nga ana psikike morale që ka një ndikim goxha të rëndë për fëmijën e mitur”.

Nusja e Naimire Kokës, Ilda Parroi për emisionin Vetting ka sqaruar që është dakord që banesa të shitet dhe pjesa t’i kalojë djalit të saj, nipit të të moshuarës.

Ilda Parroi nusja e denoncuese sqaron se “është dakord me këtë shitje”. “Unë jam dakord për shitjen e shtëpisë, pjesës së çunit”.

Nënë e viktimës sqaron se: “Këtu nuk rri dot unë, jo më nipi. Nipi po bën dokumentat në Itali, ia ka aprovu drejtësia italiane për vrasjen e babës që i është vrarë këtu, ndërsa ne nuk e zgjidhim dot … Kjo është çështje civile për shitjen e pronës sime, më pëngon mua gjyqtare Beluli, më pengon mua pa asnjë arsye e shkaku”.

Ka qënë pikërisht nusja e Ilda që ka nisur procedurën ligjore si kujdestare e vetme e djalit 5 vjeç, pas vrasjes tragjike të bashkëshortit të saj. Për kërkesën “lëshim autorizim për fëmijën e mitur për tjetërsimin e pasurisë së paluajshme, të llojit apartament”.

Sipas nënës së viktimës: “Ne prisnim të merrnim vendimin, të kalonte në rrugë ligjore dhe unë të bëja veprimet për shitjen e shtëpisë. Thjeshtë këtë kërkoj, kujt ia thua, të gjithë habiten”./ Vetting, BalkanWeb

namira koka vrasje ne durres

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës