LIVE UPDATES
Aktualitet

Shuhet mjeku i spitalit të Traumës, kolegët e pikëlluar: Sot humbi bota dhe fitoi Parajsa o mik i çmuar

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho nuk i ka kursyer fjalët e ndjera për kolegun e tij.

6 Gusht 2022, 22:32 Nga F.M
Shuhet mjeku i spitalit të Traumës, kolegët e pikëlluar: Sot
Luan Nikollari

TIRANË- Luan Nikollari, mjeku i spitalit të Traumës ka ndërruar jetë sot. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga rrjetet sociale që janë mbushur me fjalë prekëse, dedikim për mjekun tashmë të ndjerë.

Ju bëjmë me dije se babi jone Luan Nikollari ndërroi jetë. Jemi te “Shtëpia e Pritjes Univers”, te rruga Bardhyl”, thuhet në njoftimin e familjes.

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho nuk i ka kursyer fjalët e ndjera për kolegun e tij.

“I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të doktor Luanit, të cilin sa herë e takoja e quaja “kolonel”. Punuam vitë të tëra së bashku ku koloneli ishte shembull i profesionalizmit dhe korrektesës. Mbi të gjitha, një njeri i përsosur! Pusho në paqe, kolonel! Qofsh gjithmonë i kujtuar nga miqtë e shumtë bluzëbardhë dhe me uniformë! Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit dhe nga të tjerë mjek e miq të Nikollarit, ndërkohë që ndarja e tij nga jeta ka qenë e papritur, pasi nuk raportohet që të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë,”- shkruan ai.

“Cfare dhimbje.Mik i shkelqyer, fisnik dhe zemerbardhe. U prehte ne paqe Luani i mire,”- shkruan Patrit Vasili.

“Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!”- shkruan Tritan Kalo.

“Nje humbje e vertete. Ngushellimet me te sinqerta!”- vijon Tritan Shehu.

Mjekja Lida Shosha i ka bërë gjithashtu një dedikim prekës mjekut të ndjerë.

“Një mik si ty, nuk ishte një çiflig, Luan Nikollari.Një mik si ty, ishte bekim nga Perëndia. Lida- do ma zgjidhësh nënën e një mikut tim? Lida- po kët motrën tjetër të mikut tim…akoma më buçet në veshë ,zëri yt miqësor i para pak ditëve. Të konsideroja mik për kokë.

Një mik si Ty, sot i humbi kësaj bote. Po çishte kjo gjëmë. Po si mundet të ikësh Ti, Luan Nikollari, kjo botë nuk mund të kete aromë , pa te qeshurën tënde, humorin tënd elegant, fisnikërinë tënde, bujarinë,urtësinë, mençurinë ,të gjitha bashkë të gërshetuara në një qenie humane nga më të përsosurat e kësaj dynjaje, si mundet xhanëm, të ikësh ashtu me një qetësi olimpike, Ti ,kolegu dhe miku jonë ikonë, Ti, bashkshorti ideal, Ti babai më i mirë që mund të ëndërroj një fëmij. Ti, miku i kohërave të vështira, Ti, shpatulla ku u mbështetëm në sfidat e rënda të jetës. Dhe për ironi , fati deshi së fundmi të takoja më shpesh, e ashtu spontanisht para dy-tre javësh ,shkrepëm kët foto së bashku, para se të futesha në sallë për nënën e mikut tënd…

Ma dogje shpirtin, sot do vajtoj me lot të nxehtë, humbjen e një miku. Mos ik, rri dhe pak, jo për ne, rri për vajzat, që të kishin dritën e syrit. Sot jam zemëruar me Zotin, të mori për vete, të ndau nga “Jeta” që aq shumë e doje.Ngushëllimet më të ndjera, vajzave, te afërme, miqve, kolegëve, të njohurve. May God keeps you in his arms forever. Rest in peace, my precious friend , Luan Nikollari.Sot humbi bota, fitoi parajsa,”- përfundon Shosha.

Nikollari ka qenë Shef i Shërbimit te Statistikës Spitali Universitar i Traumës që nga vitit 2013. Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Institutit të Kërkimeve Mjekësore Ushtarake (IKMU) ne Spitalin Ushtarak Qendror Universitar (SUQU)-Tiranë. Nga vitit 2000-2006 ka qenë Drejtor i Drejtorisë se Shëndetësisë Ministria e Mbrojtjes; 1999-2000 Spitali Ushtarak Qendror Universitar (SUQU), Shefi i Departamentit te Epidemiologjisë; 1993-1998 Shefi i Shërbimit te Mjekësisë Parandaluese dhe përgatitjes Shëndetësore, Drejtoria e Shëndetësisë Ministria e Mbrojtjes si dhe 1983-1993 Shefi i Shëndetësie se Br135 K. Shefi i Shëndetësisë se Divizionit Delvine.

luan nikollari vdes luan nikollari

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen