Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Roja i tha policisë se pas insistimit ai e hapi traun, por që sidoqoftë ka njoftuar administratorin.
TIRANË- Një mekanik në Tiranë përfundoi në burg pasi vodhi një automjet luksoz të cilin e hapi pa asnjë vështirësi dhe doli nga parkimi nëntokësor sikur të ishte pronari i Audit A8.
“I dyshuari që këmbëngul se është sipërmarrës dhe dhënës makinash me qira u kap në afërsi të rrethrrotullimit të Thumanës”,- tregoi rastin për gazetën “Si” një burim i sigurtë nga policia.
Vjedhja e automjetit, pronë e një qytetari që jeton jashtë Shqipërisë, u denoncua në kohë rekord nga një punonjës që punon roje parking në rrugën “Don Bosko”. Ai i dëshmoi Policisë se ditën e ngjarjes pa të hyjnë në parking dy persona që e ndezën automjetin krejt normalisht.
“E ndezën me pult dhe me këtë makinë u afruan për të dalë. Brenda në makinë kishte kartë që hap traun, por karta ishte e skaduar dhe trau nuk u hap. Personi që drejtonte makinën tha që ishin miqtë e pronarit të Audit. Më thanë që po shkonin në spital pasi pronari ishtë shumë sëmurë dhe ishte duke vdekur. Për ta hapur traun më ofruan 10 mijë lekë që nuk i pranova. Shoferi insistoi që ishin njerëzit e Andit dhe që ai ishte në spital.”
Roja i tha policisë se pas insistimit ai e hapi traun, por që sidoqoftë ka njoftuar administratorin.
"Aty erdhi nëna e pronarit të makinës që e sqarova se çfarë kishte ndodhur por ajo tha që djali nuk ishte në spital, por jashtë shtetit".
Familjarët kanë konfirmuar se çelësat e makinës gjendeshin në shtëpi dhe se automjetin nuk e përdorte askush. Policia tregon se nga kqyrja e kamerave të sigurisë vërejti që shoferi mban në fytyrë një kapele të zezë dhe një maskë anticovid. Për policinë nuk ka qenë e vështirë që pas këtij hetimi të shpejtë të kuptojë që bëhej fjalë për një vjedhje dhe që hajduitët kishin një kopje të çelsit. Nga shpallja në kërkim e targave, shërbimet policore nuk janë vonuar shumë për të identifikuar një të ngjashme në rrugën nacionale. Si shofer u identifikua shtetasi D.D, që akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda. Por i riu këmbëngul se është mekanik dhe se ja kërkoi një mik të shkonte për ta marrë për ta parë nëse kishte apo jo probleme
“Nuk e dija se ku ishte makina, por shkova së bashku me E…me të cilin ecëm në këmbë nga Gjykata Administrative. Ai më dha çelësat, ecëm në rrugë kryesore dhe kishim çadër pasi binte shi. E.. më dha celësin me pult dhe me këtë çelës hapa makinën Audi A8. Ndeza makinën dhe dola por traun nuk u hap dhe diskutuam pak me rojen që na pyeti a e njihnim Andin. I thamë që ishte në spital dhe po vdiste."
I dyshuari i tregon policisë se E…më pas zbriti në afërsi të një vendi ku kishte lënë makinën Golf dhe i kërkoi të takoheshin në Laç. Megjithatë udhëtimi I tij për të cilin policia po heton nëse ky mjet do të përdorej për ndonjë krim u ndërpre nga një postbllok I rendit.
Burimeti thanë gazetës “Si” se në banesën e mekanikut u gjetën tetë çelësa të ndryshëm markash të ndryshme automjetesh si Citroen, Fiat, Audi, Mercedez dhe një tjetër me mbishkimin HF 555 si dhe tre të tjerë me pult. Në vijim të hetimeve policia ka marrë në pyetje edhe një administrator që jep makina me qira. Ai është personi që iu dha me qira golfin dy të rinjve për t’u afruar pranë zonës që ku kishin piketuar vjedhjen.
Ai pranon se dha me qira mjetin Golf mbasi ka si biznes dhënien me qira të makinave. Por policia nuk jep më tej detaje se cilat janë pistat e dyshuara dhe se përse mund të përdorej makina luksoze e grabitur në Tiranë në një mënyrë të sofisitikuar, që sidoqoftë u zbulua dhe u sinjalizua në kohë nga një roje parking./GazetaSi
Foto ilustruese SHKODËR- Qarku i Shkodrës vijon të jetë nën pushtetin e ujit, por vihet re tërheqja e lartë e tij. N&eum...
Angelo Massafra TIRANË- Arqipeshkvi Angelo Massafra në këtë Vigjilje Krishtlindjesh ka uruar vetëm paqe. Në urimin e pë...
Foto ilustruese KAPSHTICË- Në këto ditë festash është rritur dhe fluksi i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar ...
Foto ilustruese TIRANË- Teksa po afrohen festat e fundvitit, Policia e Shtetit ka marrë masa. Në njoftimin e sotëm është rapo...
Arma e sekuestruar LEZHË- Dy persona të identifikuar si Besmir Rama dhe Xhovani Ivanaj kanë rënë në prangat e Policis&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes SARANDË- Një 8-vjeçare është në gjendje të rëndë pasi është aksidentuar...
Foto ilustruese Udhëtimet jashtë vendit për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri janë kthyer gati gati në një tradit&...
Foto ilustruese DURRËS- Dy persona janë kapur në flagrancë teksa po vidhnin në një servis automjetesh në Durrës. N&...
Saimir dhe Majlinda Sula BARCELONA- Prokuroria e Tiranës (Shqipëri) i ka kërkuar ambasadës spanjolle në vend q&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Dy djem të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kishin nisur të ...