17 Gusht 2024, 13:34
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË-Ministria e Mbrojtes ka dalë më nje njoftim në lidhje me situatën e zjarreve në 24 orët e fundit. Mësohet se janë regjistruar 44 vatra nga të cilat 34 janë shuar dhe 10 të tjera janë aktive.
Sipas ministrisë së Mbrojtes vatrat aktive aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë. Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë. Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë.
Situata e zjarreve në vend
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri në zona të ndryshme të vendit, nga të cilat 34 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 10 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje. Gjatë ditës së sotme, strukturat Operacionale në nivel vendor dhe qendror, mbështetur edhe me ndërhyrje nga ajri nga ekipi rumun janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit.
Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara. Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë. Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë.
Vlerësojmë punën e bërë deri tani nga bashkitë e prekura nga zjarret dhe u kërkojmë të angazhohen maksimalisht, të informojnë publikun dhe komunitetin e rrezikuar, të sigurojnë funksionimin e sistemit të monitorimit, të paralajmërimit të hershëm, të njoftimit dhe të alarmit në territorin e tyre si dhe të informojnë në kohë Prefektin e Qarkut dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile lidhur me situatat e zjarreve.
I ftojmë gjithashtu të bashkëpunojnë me bashkitë fqinje, duke angazhuar kapacitetet në përballimin e zjarreve. U kërkojmë autoriteteve lokale, në zbatim të ligjit, të mbajnë në gatishmëri strukturat e sistemit të mbrojtjes civile si dhe të aktivizojnë kapacitetet e subjekteve publike e private për përballimin dhe lehtësimin e situatës nga zjarret. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile do të vijojnë pa ndërprerje ndjekjen e situatës dhe angazhimin e të gjitha kapaciteteve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sipas rastit.
ministria e mbrojtjes
Aktualitet
17 Gusht 2024, 13:00
N.F
Foto ilustruese
KORÇË-Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Korçe. Mësohe...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 12:45
N.F
Vajza dhe djali i 61-vjeçares
KORÇË- Tre ditë më parë nje 61-vjeçare humbi jetën në spitalin e Kor&...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 12:12
N.F
Gazmir Preçi
TIRANË- GJKKO ditën e sotme ka marrë vendimin për të lënë në burg shefin e anti-drogës n&e...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 11:43
N.F
Momenti i vjedhjes
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 11:29
N.F
Foto ilustruese
MALLAKASTËR- Situata në vatrën e zjarrit ne fshatin Mushonj – Bardhaj- Cerril paraqitet me e qetë ditën e so...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 11:14
N.F
Lezhe
LEZHË- Nje 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se arrestimi i tij...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 10:58
N.F
Foto ilustruese
ÇOROVODË- Nesër nis Pelegrinazhi i madh i Bektashinjve në malin e Tomorrit i cili do të zgjasë për nj&...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 10:30
N.F
Ekstradimi
TIRANË- Një 33-vjeçar është esktraduar ditën e sotme nga Gjermania. Mësohet se Akil Qeleposhi ësh...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 10:22
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Dy persona janë vënë në pranga pasi dhunuan dhe i morën paratë një emigranti. Sipas njofti...
Aktualitet
17 Gusht 2024, 10:11
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Kalivaç-Pogradec. Mësohet ...