LIVE UPDATES
Aktualitet

Skema e mashtrimeve ne call-centera/ VOA: Goditet grupi shqiptar, mashtronte italianët

Disa prej viktimave në fakt kanë parë se si investimet e tyre janë trefishuar në vetëm pak ditë, duke i parë fitimet e tyre nëpërmjet disa platformave në rrjet të krijuara enkas nga grupi kriminal për ta bërë akoma më të besueshëm investimin”, deklaroi prokurori shqiptar Ened Nakuçi.

27 Tetor 2022, 07:39 Nga DOSJA
Skema e mashtrimeve ne call-centera/ VOA: Goditet grupi shqiptar, mashtronte
Prokurorët

TIRANË- Në Shqipëri, një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe autoriteteve italiane, ka çuar në goditjen e një organizate shqiptare e cila kryente në Tiranë aktivitetin e shitjeve përmes telefonatave, duke mashtruar qytetarë të vendeve të ndryshme europiane, kryesisht në Itali. Duke i joshur me premtime për rikthim të shpejtë të investimeve, kjo organizatë sipas të dhënave të deritanishme, ka mundur të përfitojë miliona euro. Të paktën dy prej drejtuesve të këtij aktiviteti janë arrestuar ndërsa një i tretë, është në kërkim

Aktivitetit i grupit të shqiptarëve, me qendër në Tiranë, dyshohet të ketë nisur së paku që prej vitit 2019. Ndërsa një denoncim i një qytetari italian në zonën e Pordenones, në veri të Italisë, vuri në lëvizje autoritetet e këtij vendi duke zbuluar “një skemë mashtrimi mjaft komplekse sipas së cilës, viktimat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, ku bindeshin nga mashtruesit për të investuar fillimisht shifra të vogla, të cilat transformoheshin në fitime jashtëzakonisht të mëdha.

Disa prej viktimave në fakt kanë parë se si investimet e tyre janë trefishuar në vetëm pak ditë, duke i parë fitimet e tyre nëpërmjet disa platformave në rrjet të krijuara enkas nga grupi kriminal për ta bërë akoma më të besueshëm investimin”, deklaroi prokurori shqiptar Ened Nakuçi.

Janë disa qindra qytetarë italianë që kanë mbetur viktima të skemës së ngritura nga organizata e cila kishte rregjistruar aktivitetin e saj si call center. "Nga hetimet e para, italianët e mashtruar janë 212, me një vlerë të konsiderueshme të humbur. Pas kontrolleve të realizuar dje, mendojmë se personat e dëmtuar mund të arrijnë deri në 1200”, bëri të ditur Drejtuesi i Prokurorisë së Pordenones, Raffaele Tito

Propozimi fillestar kishte të bënte me investimin në blerjen e aksioneve në Amazon për 250 euro me një fitim që realizohej brenda një jave. Më pas ata i shtynin klientët që të investonin në kriptovalutën Bitcoin, përmes llogarive rrjedhëse në disa prej vendeve të Bashkimit europian, në mënyrë që të humbisnin gjurmët.

Nga hetimet e deritanishme është vërtetuar një përfitim prej të paktën 3 milion eurosh, por që sipas prokurorëve, mund të përfaqësojë vetëm majën e ajsbergut. Mundësitë që këto para të mund të gjenden për t’ju rikthyer viktimave janë shumë të pakta.

“Ne nuk mendojmë se do të mund të rekuperojmë ndonjë shumë. Mekanizmi i Bitcoin-it na bën të kuptojmë se do të jetë shumë e vështirë të sekuestrojmë paratë”, tha prokurori italian Tito.

Falë hetimit të ekspertëve italianë, të cilët përgjuan mbi 42 mijë telefonata mes operatorëve të Call center-ave dhe qytetarëve të ndryshëm në Itali, u arrit të zbulohej vendndodhja e grupit në Tiranë, dhe të identifikoheshin ata që sipas prokurorisë, mund të konsiderohen si personazhet kyç të këtij aktivitetit, në rolet e administratorit dhe konsulentëve më të besuar. Gilbert Pushani dhe Elisa Caci, u arrestuan ndërsa Valbona Abedinaj është shpallur në kërkim.

Sipas prokurorisë kohët e fundit, grupi po ristrukturohej dhe zgjerohej, duke ndryshuar dhe vendndodhjen e veprimtarisë kriminale "gjë e cila u konstatua dhe gjatë operacionit policor të përbashkët".

Marrë nga VOA

operacioni dream earnings

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen