Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas Rutte, sulmi në veri të Kosovës, vë në dukje se stabiliteti në rajon është i brishtë.
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje të hënën që përgjegjësit e sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës muajin e kaluar, të sillen para drejtësisë.
Sipas Rutte, sulmi në veri të Kosovës, vë në dukje se stabiliteti në rajon është i brishtë.
“Sulmi në kanalin ujor në veri të Kosovës, më 29 nëntor, nënvizon se sa i brishtë është stabiliteti në Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte gjatë një konference shtypi me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, në Bruksel.
Shpërthimi i 29 nëntorit në kanalin e ujit në Varragë të Zubin Potokut - prej nga furnizohen me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit - u shkaktua nga rreth 20 kilogramë eksplozivë, sipas autoriteteve kosovare, të cilat e cilësuan atë si më të rëndin në infrastrukturën kritike të vendit që nga lufta e viteve 1998/99.
Autoritetet kosovare janë duke e hetuar shpërthimin, për të cilin e akuzojnë Serbinë.
Serbia i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se edhe vetë ajo po e heton këtë sulm.
Rutte e tha se “tani është thelbësore që të nxirren faktet” rreth sulmit dhe përgjegjësve të mundshëm.
Ai theksoi se dëshiron ta falënderojë komandantin e KFOR-it për “dislokim të shpejtë” të trupave për të mbrojtur infrastrukturën kyçe të Kosovës.
“Mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë që KFOR-i të përmbush mandatin e tij të OKB-së”, theksoi Rutte.
KFOR, i cili ka rreth 4.700 ushtarë, është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha ende nuk ka prova se kush mund ta ketë kryer sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit, por shtoi se “ne mendojmë se do të gjenden prova”.
Hovenier e përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se Qeveria amerikane “nuk është në gjendje të thotë se kush është përgjegjës”.
Ekspertët ligjorë dhe të sigurisë thonë se përcaktimi i saktë i përgjegjësisë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit është kritik, duke shtuar se përfshirja ndërkombëtare, sidomos e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, do ta rriste besueshmërinë e hetimeve, por do të ndihmonte edhe në uljen e tensioneve.
Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër, tha për Radion Evropa e Lirë se mbështet idenë e një hetimi të tillë, në mënyrë që “situata të mos përshkallëzohet në diçka shumë më serioze”.
“Mënyra më e mirë për të dalë nga kjo rrugë pa krye, është që të bëhet një vlerësim i pavarur, faktik dhe objektiv i asaj që ka ndodhur”, tha Ellis për Exposenë.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Derisa furnizimi i KEK-ut me ujë për ftohjen e termoelektranave të saj nuk u ndikua, shpërthimi shkaktoi reduktime të përkohshme të ujit në disa pjesë të vendit./ REL
foto ilustruese ITALI- Një bandë e trafikut të drogës është goditur nga autoritetet italiane. Mediat vendase bëjn&e...
makina LUSHNJË- Një automjet tip "Renault" është djegur pasditen e kësaj të hënë në rrugën rurale Fier-Sh...
Foto ilustruese PEQIN- Altin Kodra i dënuar me 22 vite heqje lirie, është vendosur në Regjim të Posaçëm (41-bis) ...
foto ilustruese KOSOVË- Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 34 qendra masazhi dhe klube nate, si dhe i kanë arrestuar...
foto ilustruese VLORË- Policia e Vlorës ka zbardhur detaje nga aksioni policor kundër grupit që shpërndante lëndë narkot...
gjykata e Vlores VLORË- Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 2 nga 4 të arrestuatirt me origjinë nga Ukraina dhe Bjellorusia...
Foto nga klasa DURRËS- 17-vjeçarja Noela Caka nxënëse e gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, ka n...
foto ilustruese SHKODËR- Një person është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi ka kanosur dhe goditur me grusht...
Donika Mema Bardhi DURRËS- Lidhur me rastin e vdekjes së një 17-vjeçareje, nxënëse e gjimnazit “Leonik Tom...
Foto ilustruese TIRANË- Sekretariati i Vjenës i Komunitetit të Energjisë i ka vlerësuar me 47 për qind treguesin që lidh...