9 Maj 2024, 14:01
Nga r.ll
droga
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka kërkuar arrest me burg për 46-vjeçarin, i cili u ndalua në Qafë Thanë teksa tentoi të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut 53.3 kg kanabis.
Elton Grabocka e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë sediljes së makinës me të cilën po udhëtonte, ndërsa u zbulua kur automjeti kaloi në skaner. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit në pjesën ku vendosen këmbët poshtë sediljes së parë nga ana e shoferit, u gjet një vend i përshtatur, brenda së cilit ishin futur 11 pako me kanabis të mbështjella me qese plastmasi.
Në vijim të kontrollit të këtij automjeti, poshtë sediljes së parë nga ana e pasagjerit u konstatua gjithashtu një depozitë, brenda së cilës u gjetën 10 pako të tjera. Më tej, kontrolli vijoi në pjesën e pasme, ku poshtë sediljes u gjetën edhe 30 pako të tjera.
NJOFTIMI:
Gjatë hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë dhe në bashkëpunimin me Policinë Gjyqësore, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i narkotikëve’ mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 22 i Kodit Penal.
Në kuadër të planit të përbashkët të masave “Për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikimit të armëve dhe municionit”, midis Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, duke u nisur dhe nga informacioni paraprak i datës 06.05.2024 se sistemi i skanimit të mjeteve ishte në proces remonti, në datë 06.05.2024, rreth orës 11:50 në Pikën e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, një automjeti tip “Vokswagen”, me drejtues shtetasin E.G u përzgjodh nga policia për kontroll në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën ku vendosen këmbët, poshtë sediljes së parë, nga ana e drejtuesit të automjetit u gjet e përshtatur një depozitë/vend, brenda së cilës ndodheshin 11 pako të mbështjella me qese plastmasi, brenda së cilave gjendej një sasi bime e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Në vijim të kontrollit të këtij automjeti, poshtë sediljes së parë nga ana e pasagjerit u konstatua gjithashtu një depozitë, brenda së cilës u gjetën 10 pako të tjera. Më tej, kontrolli vijoi në pjesën e pasme, ku poshtë sediljes u gjetën edhe 30 pako të tjera.
Në total, në automjetin e drejtuar nga shtetasi E.G. u gjetën 51 pako me mbështjellje plastike të tejdukshme, të cilat kishin në brendësinë e tyre material bimor në gjendje të thatë, me erë dhe karakteristika të ngjashme me ato të bimës narkotike të llojit Cannabis Sativa me një peshë totale 53.332 kilogram.
Për sa më sipër, ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara në nenet 228 e 229 të Kodit të Procedurës Penale që ndaj personit nën hetim E.G. të caktohet një masë sigurimi personal me karakter shtrëngues.
elton grabocka prokuroria e korçës
Aktualitet
9 Maj 2024, 13:45
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht katër të tjerë në Korçë për vepra t&...
Aktualitet
9 Maj 2024, 13:34
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht shtatë të tjerë në Elbasan për vepra të ndryshme...
Aktualitet
9 Maj 2024, 13:17
r.ll
florian gjergji
TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka kaluar për gjykim në mungesë dosjen në ngarkim të supermashtruesit ...
Aktualitet
9 Maj 2024, 13:24
S.B
foto ilustruese
FIER- Procedohen tre persona në gjendje të lirë në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se tr...
Aktualitet
9 Maj 2024, 13:15
S.B
Elia dhe Leka
TIRANË- Princ Leka dhe Elia Zaharia tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Mësohet se 3 arsyet e forta që &c...
Aktualitet
9 Maj 2024, 13:06
r.ll
SPAK
TIRANË- Gazetari dhe analisti i njohur nga Kosova, Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokuror...
Aktualitet
9 Maj 2024, 12:45
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten...
Aktualitet
9 Maj 2024, 11:44
M.B
KNFSH
TIRANA- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë i ka dërguar një letër të hapur institucioneve më t&...
Aktualitet
9 Maj 2024, 11:16
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e sotme minatorët janë mbledhur para Kuvendit ndërsa po protesojnë për miratimin e stat...
Aktualitet
9 Maj 2024, 11:21
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për shkak të informalitetit të lartë në tregun e punës dhe nivelit të lartë të emigrac...