12 Shtator 2022, 14:23
Nga DOSJA
Rinas
TIRANË- Ndërsa autoritetet thonë se sistemi TIMS është kthyer në pikat kufitare, një verifikim i Top Channel zbulon se në fakt sistemi nuk është kthyer. Komisariatet nuk mund të ofrojnë shërbime, ndërsa në pikat kufitare, duke nisur nga Rinasi, policët vetëm fotografojnë pasaportat. Gazetarja Dorjana Bezati tha se pas interesimit në komisariate, në drejtori vendore, po ashtu edhe në pika të ndryshme të kalimit kufitar në vend, ka rezultuar se pavarësisht nga sa njoftohet sistemi TIMS nuk është vënë në funksionim.
Bezati tha në një raportim për Top Channel se në komisariate efektivëve, iu është dhënë një urdhër i brendshëm për të mos i ndezur kompjuterët dhe për të mos i lidhur ato me internet. Gjithë veprimtaria e policisë do të jetë vetëm me shkrim, shkresa me dorë dhe asnjë shkrim me kompjuter. Një fenomen i tillë ka sjellë anomali në punën e policisë, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me persona të shpallur në kërkim, ku policia e ka thuajse të pamundur të identifikojë nëse një person është në kërkim. E njëjta problematikë shfaqet edhe për verifikimin e pasaportave.
Një tjetër anomali që prek direkt qytetarët është edhe pagesa e gjobave të ndryshme të vendosura nga policia, pasi prej të premtes hedhja e tyre online ka qenë e pamundur. Në mungesë të TIMS, policia i është rikthyer verifikimit të listave shkresore për shtetasit në kërkim, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, por në ditët e një fluksi të lartë hyrje daljesh në kufi, gjithçka vështirësohet. Kujtojmë, se një ditë më parë, një i kërkuar i policia u arrestuar në tentativë për të lënë vendin.
Marrë nga TopChannel
irani sulmon shqiperine
Aktualitet
12 Shtator 2022, 12:55
F.M
POGRADEC- Sulmohet godina e UKT-së në Pogradec. Nga informacionet paraprake, raportohet se persona ende të paidentifikuar kanë thyer dyert...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 12:37
F.M
Rudina Hajdari
TIRANË- Rudina Hajdari, vajza e ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdarit ishte e pranishme në jhomazhet e mbajtura në ...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 12:25
A.B
Henri Cili
TIRANË-Akuza ndaj analistit Henri Çili i cili u arrestua në 28 shkurt të 2020 është pushuar. Çili akuzohe...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 12:21
d.a.
harta
BRUKSEL- Tom Moylan, këshilltar për komunikim në Komisionin Europian ka publikuar një grafik ku janë hedhur rezultatetet e n...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 12:20
d.a.
droge ne itali
ITALI- Një garazh ku ruheshin mbi 100 kilogramë drogë, përfshirë hashash, marihuanë dhe kokainë &eum...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 11:59
A.B
Perime
Çmimet e artikujve themelore të shportës që përfaqësojnë artikujt bazë ushqimore në një familje ...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 11:41
A.B
Etleda Ciftja
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) ka kërkuar 1 vit burg për a...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 10:58
A.B
Mbledhja
TIRANË-Gjykata Kushtetuese është tashmë me 8 anëtarë. Ditën e sotme, u zhvillua mbledhja e Posaçme e gjy...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 10:54
A.B
Ballist Morina
DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur lirimin e Ismail Morinës, i njohur si Ballist Morina. Gjyqtarja...
Aktualitet
12 Shtator 2022, 10:28
d.a.
policia italiane
ITALI- Gjashtë vjet burg është dënimi i shqiptuar ndaj 36-vjeçarit shqiptar L.M ditët e fundit nga gjykata...