LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafiku i kokainës në thasët me pleh/ Cili ishte roli i kolumbianit dhe rruga që ndoqi? Nga vizita në shtëpinë e zyrtarit të PS tek 'zhdukja'

Personat kyç në këtë histori, e cila duket e përsëritur shpesh në vitet e fundit në Shqipëri, janë Viktor Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku, si pritës të mallit, dhe porositësi i kësaj ngarkese, Nikolin Gjolena.

30 Nëntor 2022, 22:56 Nga DOSJA
Trafiku i kokainës në thasët me pleh/ Cili ishte roli i
Droga

TIRANË- Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit. Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Këto janë vetëm një pjesë e përgjimeve që vërtetojnë trafikun më të fundit të 430 kg kokainë në drejtim të Shqipërisë. Ku deri më SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me agjensitë partnere ligjzbatuese kanë arrestuar 10 persona.

Ku siç thamë edhe sipër personat kyç në këtë histori, e cila duket e përsëritur shpesh në vitet e fundit në Shqipëri, janë Viktor Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku, si pritës të mallit, dhe porositësi i kësaj ngarkese, Nikolin Gjolena.

Ku gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetet, Tiranë, Lushnje dhe Fier, policia mundi të sekuestrojë ndër të tjera, 3 armë zjarri kallashnikov, 3 armë zjarri pistoletë, 5 automjete.

Si edhe: 20 paleta me rreth 24 ton ‘pleh artificial’, brenda të cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se përmban një sasi prej 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë, vlera e saj kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Operacion që nxorri edhe njëherë në pah, ashtu si në rastin e pritësit të mallit, Viktor Çervanakun, përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Por po kështu edhe inkrimimin e administratës shtetërore, postet e të cilës drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Ashtu si në rastin e Viktor Çervanakut që mbante së fundmi detyrën e drejtorit të një drejtorie pranë OST. Ndërkohë që më herët ishte i njohur për rekordet e tij kriminale në trafikun e klandestinëve dhe lëndëve narkotike.

Por që duket se kjo e shkuar nuk e pengoi të vazhdonte karrierën e tij. Statura e një pseudopatrioti, që ndërsa hiqej si një mbrojtës i zellshëm i kryeministrit Rama dhe punës së tij, duke sharë e mallkuar në rrjetin e tij social me gjuhë vulgare këdo që mendonte ndryshe nga partia në pushtet ku aderonte, në krahun tjetër, në ombrellën e të paprekshmit, që i kishte krijuar vetes, si njeri i pushtetit, Çervanaku shfrytëzonte postin për të vazhduar punën e tij në trafikun e drogës.

Punë e cila nëse do të finalizohej me sukses, do ti siguronte miliona euro fitim atij dhe njerëzve me të cilët bashkëpunonte. Ndërkohë që kjo histori na tregoi njëkohësisht edhe lidhjet e fuqishme që tashmë krimi shqiptar ka krijuar me kartelet në Kolumbi. Ku gjatë bisedave doli qartë edhe prania e tyre në Shqipëri. Ku tashmë në kërkim nga policia është edhe një shtetas kolumbian, i identifikuar si Samir Rodriguez.

I cili, pasi kishte hyrë në Shqipëri, lëvizte me një automjet të marrë me qira nga Klajdi Kodra, automjet që drejtohej nga Redion Meshi. Ndërsa në makinën në pronësi të Julian Malaj që drejtohej nga ky i fundit, udhëtonte si pasagjer Bledar Matoshi. Kolumbiani Rodriguez që rezulton se ka qenë në Greqi, dhe më datë 13 korrik 2022 ka udhëtuar drejt Malit të Zi. Aty ku dyshohet se ka shoqëruar ngarkesën nga vendi i origjinës deri në destinacionin final. Ndërsa thuhet se ka qenë i pranishëm edhe në vilën e Viktor Çervanakut, në fshatin Frakull e Madhe në Fier, aty ku edhe u sekuestrua sasia rekord e kokainës.

Marrë nga BW

laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen