8 Mars 2023, 13:29
Nga A.B
GJKKO
TIRANË- Seanca paraprake për tragjedinë e Gërdecit në GJKKO është shtyrë më 23 Mars. Në seancën e sotme nuk ishin prezent prokurorët e çështjes e as vetë ish-ministri Fatmir Mediu. Ai zgjodhi që të ishte i përfqësuar nga avokati i tij.
Gjyqtarja, Irena Gjoka caktoi datën 23 mars për të marrë një vendim nëse do të kalojë çështjen për gjykim. Avokatët kërkojnë pushimin e çështjes. Në rast se çështja nuk pushohet, avokatët do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
Por pse akuzohet Fatmir Mediu? SPAK kërkoi rigjykimin e Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.
Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj./Dosja.al
fatmir mediu
Aktualitet
8 Mars 2023, 12:59
A.B
Foto ilustruese
FIER- Plagosje brenda faimiljes. Pas një debati, 33-vjeçarja me inicialet A.A, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e ...
Aktualitet
8 Mars 2023, 12:50
I.A
Foto Ilustruese
GJIROKASTËR- Dy raste të të mosdeklarimit të të hollave në kufi janë sekuestruar sot në G...
Aktualitet
8 Mars 2023, 12:23
A.B
Lavazhi
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Rus” të këti...
Aktualitet
8 Mars 2023, 12:08
A.B
Thika
SHKODËR- Artan Bobnaj është personi i cili mbeti i plagosur ditën e sotme me thikë. Ky person, u qëllua me thikë b...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:55
A.B
Grate
TIRANË- Këto janë pamjet nga protesta e sotme e organizuar nga Lëvizja demokratike e gruas. Me pankarta në duar dhe me lule,...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:25
I.A
Shqiptaret
ANGLI- Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria që drejtohen në brigjet britanike është rritur në mënyrë...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:24
A.B
Policia
SHKODËR- Plagosje me thikë në lagjen 'Rus', në hyrje të tregut. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se ...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:08
I.A
Momenti i arrestimit
ELBASAN- Tre persona janë arrestuar në Elbasan për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona jan&e...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:11
f.g
Fatmir Mediu
TIRANE- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Aktualitet
8 Mars 2023, 11:03
A.B
Albana Vokshi
TIRANË- Festën e '8 Marsit', Lidhja Demokratike e Gruas, zhvilloi një marshim në bulevardin “Dëshmorë...