26 Shtator 2022, 17:48
Nga k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Dy operacione janë zhvilluar sa i përket kalimit të paligjshëm jahstë kufirit të emigrantëve në Gjirokastër. Teksa po transportonin 6 emigrantë kundrejt fitimit, janë arrestuar Genc Hilla dhe Lekas Jaku, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Emri i tij nuk është bërë me dije por vetëm inicialet, E.R. 42-vjeçari po transportonte 7 emigrantë, por menjëherë sapo pa Policinë, braktisi mjetin.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Gjirokastër/Goditen brenda disa orësh, 2 raste të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohen 2 operacione policore, të koduara “Road Guard 39” dhe “Road Guard 40”. Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër. Sekuestrohen 3 automjete, 3 aparate celulare dhe një shumë parash. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe DVKM Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore disamujore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Road Guard 39” dhe “Road Guard 40”, si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. H., 45 vjeç dhe L. J., 49 vjeç, banues në Krujë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. R., 42 vjeç banues në Sarandë.
Arrestimi i shtetasve G. H. dhe L. J. u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, duke transportuar me automjetet përkatëse tip “Ford”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Shpallja në kërkim e shtetasit E. R., 42 vjeç, banues në Sarandë, u bë pasi sapo ka vënë re shërbimet e Policisë që ishin në ndjekje të tij, është larguar me shpejtësi dhe në hyrje të qytetit të Tepelenës ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 3 aparate celulare dhe një shumë parash. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit E. R., si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
genc hilla lekas jaku operacioni “road guard 39” operacioni “road guard 40\"
Aktualitet
26 Shtator 2022, 17:39
k.m.
Foto ilustruese
Më 2 gusht në muzg, Bledar Zeneli dhe babai i tij ishin duke kryer faljen e namazit të akshamit, kur një grup polic&eum...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 16:57
e.k
Enkelejda Hoxha
TIRANË- Është mbajtur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanc...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 16:54
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
FRANCË- Dy shqiptarë të moshës 25 dhe 30 vjeç identiteti i të cilëve nuk është i ...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 16:52
k.m.
Ervis Martinaj
TIRANË- Më 6 tetor të vitit që lamë pas, Prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një kallëzim penal për...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 16:40
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Moti do të përkeqësohet nga mbrëmja e së hënës, pasi një stuhi e motit t&eum...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 15:38
k.m.
Shqiptari
GREQI- Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Greqi, ku 20-vjeçari shqiptar rrahu foshnjen e tij, v...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 16:07
e.k
Pika kufitare e Kakavijës
GJIROKASTËR- Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ësht&eum...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 15:47
e.k
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
TIRANË- Procesi i vetingut i nisur pas miratimit të Reformës në Drejtësi ka lën...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 15:38
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Qeveria ka miratuar fondin e dytë për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) për të sigu...
Aktualitet
26 Shtator 2022, 15:33
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- "Sulmet kibernetike të kryera drejt 2 infrastukturave të vecanta, pronë të qeverise shqiptare, të p&e...