14 Qershor 2022, 11:38
Nga k.m.
Pamje nga operacioni
SHKODËR- Një 24-vjeçar me iniciale L. A., banues në Shkodër është arrestuar në Gjirokastër pasi po transportonte 26 emigrantë të paligjshëm. I riu po i transportonte emigrantët me një automjet tip furgon, nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Gjatë operacionit policor i koduar “ROAD GUARD 24” në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj u sekuestruan automjetei, dy aparate celulare dhe një shumë e konsiderueshme parash.
Njoftimi i policisë/ DVP Gjirokastër:
Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "ROAD GUARD 24". Transportonte 26 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 24-vjeçari. Sekuestrohen 1 automjet, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Road Guard 24", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi L. A., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë operacionit, në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin L. A., duke transportuar me një automjet tip furgon, 26 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 2 aparate celulare dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve".
operacioni road guard 24 gjirokaster
Aktualitet
14 Qershor 2022, 11:20
A.B
Rinas
TIRANË- Pakoja postare me 3991 karta SIM angleze që erdhi në Rinas në emër të shtetasit M.H, ka mbë...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 11:03
k.m.
Pjerin Xhuvani
ELBASAN- Kur ka kaluar më shumë se një vit nga vrasja e Pjerin Xhuvanit, hetuesit janë kthyer sërish në vendin...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 10:42
A.B
Togat e zeza
LUSHNJE- Dhoma e avokatisë në Lushnje ka bojkotuar seancat gjyqësore. Në protestën e sotme, ata kanë varur n&eum...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 10:42
k.m.
Agim Kajmaku
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për pushimin e ç...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 10:25
A.B
Avokatet
SARANDË- Avokatët nw Sarandë iu janw bashkuar bojkotit tw seancave gjyqwsore. Në draftin e miratuar nga KLGJ Gjykata e Sarand&...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:57
A.B
Avokati ne Gjirokaster
GJIROKASTËR- Bojkotit të seancave gjyqësore iu janë bashkuar edhe avokatët e Gjirokastrës dhe Për...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 10:06
k.m.
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka tërhequr dokumentet e sterilizimit dhe ...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:51
k.m
Mask Haxhia
TIRANË- Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maks Haxhia ka folur për bojkotin e ...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:49
A.B
Arben Lena
TIRANË- Ditën e sotme ka nisur greva tre ditëshe e Dhomës së Avokatisë. Arben Lena, kryetari i dhomës s&...
Aktualitet
14 Qershor 2022, 09:24
A.B
GJIROKASTËR- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kundërshtuar efektivët. Forcat blu bëjnë të...