LIVE UPDATES
Aktualitet

Trend i ri por i rrezikshëm! Si janë kthyer monipatinat në burim aksidentesh

Por këta përdorues rruge nuk janë kthyer në problem vetëm për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, por edhe për policinë rrugore.

19 Tetor 2022, 21:52 Nga DOSJA
Trend i ri por i rrezikshëm! Si janë kthyer monipatinat në burim
Monopatinat në rrugë

TIRANË- Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transportit në vendin tonë. Për të shmangur trafikun, por edhe çmimi i lartë i karburantit, ka bërë që shumë qytetarë të lëvizin me monopatina elektronike. Por, kohët e fundit këto monopatina janë bërë shkak për aksidente, pasi shumica e përdoruesve të tyre janë të mitur apo persona që nuk kanë leje drejtimi, pra persona që nuk e njohin kodin rrugor dhe sinjalistikën.

Fiks Fare kreu një vëzhgim në rrugët e Tiranës, ku evidentohen rastet kur drejtuesit e monopatinave kalojnë me semafor të kuq, ecin me shpejtësi në trotuare, bulevarde, kundravajtje, u presin rrugën drejtuesve të automjeteve që kanë përparësi me semafor jeshil, nuk ecin në korsitë e biçikletave e motoçikletave.

Por, vetë qytetarët si e shohin këtë problematikë? Këmbësorët shprehen se është një problematikë e përditshme dhe kërkojnë të merren masa për parandalimin e tyre. Ndërsa dikush me profesion infermier në Itali, tregon se numri i personave që i drejtohen urgjencës me dëmtime nga monopatinat, sa vjen edhe rritet. Por këta përdorues rruge nuk janë kthyer në problem vetëm për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, por edhe për policinë rrugore.

“Fiksi” mori në intervistë shefin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës Gerhard Baka, gjatë një patrullimi. Ai shpjegoi se drejtuesit e monopatinave nuk respektojnë sinjalistikat. Dalin nga korsitë, shkelin semaforin e si pasojë janë burim aksidentesh. “Këta drejtues duhet të jenë të kujdesshëm, pasi janë një burim i rrezikshëm aksidenti. Policia, edhe pse nuk ka akses në gobvënie, bën thirrje që secili prej tyre duhet të ruaj veten dhe jetën e të tjerëve”, shprehet shefi qarkullimit rrugor.

Ai tregon se hasen më shumë raste që monopatinat qarkullojnë dhe në rrugë interurbane, autostrada që janë të ndaluara edhe për çiklomotorrët.

Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete elektrike, e për pasojë për policinë rrugore nuk ka bazë ligjore për të vendosur masa administrative apo penale dhe mjaftohet vetëm me këshillime. “Fiks Fare” u interesua edhe pranë Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për të pyetur nëse kanë bërë një klasifikim për këto mjete.

Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve në DPRRTSH pohoi se me ndryshimet e fundit në kodin rrugor, saktësisht neni 344 i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 353, i ndryshuar së fundi në vitin 2021, këto mjete klasifikohen bashkë me mjetet me pedal. Ky klasifikim i njëjtë edhe për patinat elektrike, përbën bazën ligjore në lidhje me qarkullimin dhe normat e sjelljes që duhet të evidentojnë këto mjete. Këtu i shtohen edhe disa karakteristika, siç janë përdorimi i kaskës mbrojtëse, të zbatojnë të gjitha rregullat e parakalimit, sjelljen nëpër kryqëzime, sinjalizimin me dorë apo me krahë.

Pyetjes se policia rrugore nuk ka një rregullore të mirëpërcaktuar që mund t’i japë mundësinë ligjore për shkelësit e monopatinave, Progni pohoi se në fuqi është rregullorja që është në lidhje me qarkullimin e mjeteve me pedale edhe për patinat elektrike. Pyetjes së “Fiksit” se a mund të përdoren nga minorenët monopatinat, drejtori Progni tha se aktualisht nuk është e përcaktuar dhe se mund t’i përdorin të gjitha moshat, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që janë edhe për mjetet e tjera. Pra, edhe një minoren i pa pajisur me leje drejtimi të asnjë lloj mjeti, mund të shëtisë rrugëve me monopatina, por duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor që nuk i njeh.

monopatinat ne tirane

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë